Podcast dhe të dhënat si përmbajtje inovative digjitale

07.11.2019. / 12:09
Share
Media Innovation Lab 2019
Media Innovation Lab 2019
Media Innovation Lab 2019

Laboratori i dytë vjetor i USAID BMAP Media Innovation Lab, me temën "Përmbajtja inovative digjitale" përfundoi të dielen më 3 nëntor, ku USAID BMAP dha mbështetje financiare për zhvillimin dhe avancimin e tri ideve më të mira. Kjo është një ngjarje që u ofron gazetarëve mundësinë për të ofruar zgjidhje të reja për sfidat e zakonshme, por edhe për të dëgjuar përmbajtje kreative dhe inovative për profesionistë të mediave, dizajnerë dhe për të gjithë personat që duan të jenë në rrjedha me mediat e reja, si dhe me sfidat dhe ndryshimet që ato sjellin.

Në edicionin e dytë me radhë të Media Innovation Lab morën pjesë gjithsej gjashtë ekipe që vinin nga Serbia (SisterAnalyst, Shkolla e hapur e Beogradit, BIRN Serbi), Mali i ZI (portali Analitika), Kosova (Agjencia e lajmeve InfoGlobi), dhe nga Maqedonia Veriore (IDEA South East Europe, platforma VidiVaka).

Pjesëmarrësit patën rastin që gjatë katër ditëve bashkë me mentorët e tyre të punojnë për zhvillimin dhe avancimin e ideve të tyre. Pas prezentimeve finale të gjashtë projekteve, juria profesionale pesëanëtarëshe përzgjodhi tri idetë më të mira.

Në edicionin e sivjetmë të Media Innovation Lab të USAID BMAP-it, mbështetje financiare morën këto ide:
SisterAnalyst nga Serbia me idenë e krijimit të një platforme online e cila do të shfrytëzohet për zhvillimin dhe prezentimin e materialeve edukative për avancimin e shkathtësive mediale për mbledhjen, manipulimin, kërkimet, vizualizimin dhe raportimin e të dhënave. Qëllimi i tyre kryesor është të tregojnë potencialin e shfrytëzimit të gjuhës R në data gazetari, si dhe shpërndarjen e përvojave të ndryshme që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e kësaj gjuhe përmes blogut dhe audio formateve.

Shkolla e hapur e Beogradit nga Serbia mori mbështetjen për zhvillimin e  podcast-it rajonal „Fusing Futures“ në gjuhën angleze me titull "„Light them up“ i cili përdoruesve në mbarë Ballkanin do t'u mundësojë të krijojnë përmbajtje bashkë me ekipin e podcast-it. Fokusi i tyre ishte gazetaria e bazuar në zgjidhje. Ideja e tyre është të përfshijnë 1200 pjesëmarrësit e Shkollës së hapur të Beogradit të cilët jetojnë në vende të ndryshme dhe mbulojnë temat e ndryshme, nga biologjia molekulare e deri te shkenca e të dhënave. Qëllimi i tyre është të fillojnë me sezonin e parë prej 8 episodesh për të ofruar zgjidhje të problemeve botërore nga perspektiva ballkanike, përmes aplikimit të gazetarisë të bazuar në zgjidhje. Përveç shpërndarjes së përmbajtjes përmes kanaleve kryesore për shpërndarjen e podcast-ëve, ata planifikojnë të nisin bashkëpunimin edhe me platofmën lokale të podcast-ëve Sounder, me seli në Serbi.

Mbështetje financiare mori edhe ekipi i platformës Vidi Vaka, IDEA South East Europe nga Maqedonia e Veriut, me idenë e prodhimit të një varg episodesh të formatit podcast në Maqedonia e Veriut, duke u bazuar në hulumtimet paraprake të tregut. Ideja e tyre është që në përputhje me rezultatet e hulumtimit të hartëzojnë temat më relevante, dhe pastaj të realizojnë gjashtë emisione podcast në maqeonisht. Njëra prej temave do të jetë edhe biseda për ndryshimet klimatike.

Ocjenite kvalitet članka