Asociacionet e gazetarëve, të drejtat e gazetarëve dhe etika

25.03.2019. / 19:35
Share
Saša Leković
Saša Leković
Saša Leković

Sasa Lekovic, ish kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kroacisë, shpjegon domethënien e asociacionit të gazetarëve në përgjithësi. Ai në veçanti thekson rolin e asociacioneve për mbrojtjen e gazetarëve të cilët janë cak i sulmeve çdoherë e më të shpeshta viteve të fundit, si verbale ashtu edhe fizike. Çdo asociacion i gazetarëve duhet të ketë strukturë laramane, pra përveç gazetarëve, nevojiten edhe juristë, si dhe disa profesionistë të tjerë për të luftuar në mënyrë të duhur për mbrojtjen dhe të drejtat e gazetarëve. Asociacionet janë gjithashtu të domosdoshme edhe për t’u kujdesur për pariemt etike të gazetarisë. Vetërregullimi i cili është mjaft i dobët në mbarë rajonin, është i domosdoshëm. Askund në rajon thuajse nuk ekziston ndonjë trup i fuqishëm vetërregullues i cili do të monitoronte e do të kontrollonte. Bashkëbiseduesi ynë tërheq vërejtjen se, megjithëse çdo shtet në rajon ka specifika të veta, në përgjithësi dallimet e mëdha nuk ekzistojnë, as në Kroaci e cila ka hyrë në Bashkimin Evropian, kështë që të gjithë kemi problemin e njëjtë.

Ocijenite kvalitet članka