PORTAT QË TA NXINË... JETËN

19.12.2018. / 15:54
Autor
Share
algorithm mashine
Algoritamska mašina
algorithm mashine

"Lugina e Silikonit nuk e sheh të vërtetën si kërkim apo sprovë, por si sfidë inxhinierike".

F. Foer

Makine algoritme 

Utopia teknologjike e bazuar në ndërveprimin e vazhdueshëm mes të dhënave dhe makinave algoritimike, i ka ndryshuar jetët tona aq shumë, i ka lëvizur kufijtë e privates dhe të publikes, kufijtë e së vërtetës dhe të gënjeshtrës, saqë dinamika e ekzistencës digjitale thuajse nuk lë hapësirë për ta vërejtur helmimin e dukshëm të mjedisit të cilin ne në masë të madhe e kemi pranuar, ani pse e dijmë se vetëm manipulimi aty është i përhershëm. Manipulimi i opinionit publik përmes rrjeteve sociale me anë të softverëve të cilët imitojnë sjelljen njerëzore (rrjetet e botnetëve, profilet e rrejshme, trollët automatikë, rrjetet e ndikimit), bazohen në padukshmërinë e makinës algoritimike. Shkathtësia e frikshme e krijimit të konsenzusit shoqëror të publikut të rrjetëzuar, jo vetëm se bazohet në modelin kibernetik të kutisë së zezë në të cilën është e vendosur shoqëria e programuar, e rrjetëzuar, por se ky "sulm" mbi sferën publike, paradoksalisht, mund të karakterizohet si "sulm" mbi lirinë e shprehjes. Edhe pse duket se kurrë nuk kemi qenë më të lirë se sot për t'i shprehur mendimet tona dhe për t'i shpërndarë ato në mjedise të rrjetëzuara e të decentralizuara, pjesëmarrja kuptimplotë në bisedë është shndërruar në kategori jorelevante, përderisa rëndësi ka qarkullimi. Kapacitetet e algoritmeve komjuterike të cilat përmes mbikëqyrjes online ndërhyjnë (vëzhgojnë, analizojnë e identifikojnë) në jetët e përdoruesve, krijojnë potenciale të fuqisë së re biopolitike përmes kategorizimit të aktiviteteve ditore të jetëve digjitale të cilat zbulojnë prirjet dhe zakonet në bazë të të cilave duket se është e mundur të "hapet" fjalëkalimi i brendshëm i shpirtit kolektiv dhe pastaj të manipulohet me të përmes makinës. Andaj nuk është për t'u habitur se rregulli aktual i të ashtuquajturës shoqëri e të dhënave (datafied society) bazohet në pritjen se e vetmja gjë që nuk bën të ndalet është "rrjedhja" e të dhënave në mënyrë që platformat e profetëve të rrejshëm të ndërprerjes të vazhdojnë të rriten.

Portat algoritmike

Me tkurrjen e botës në të dhëna, portat algoritimike përveç që e kanë përmbysur ekonominë e gazetarisë, edhe vlerat e gjigantëve teknologjikë i kanë imponuar si vlera të sferës (së re) publike. Ajo që dikur përbënte forcën kryesore të demokracisë – përkushtimi ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shkëmbimit të ideve – sot u shndërrua në vendin e pengimit të saj, në pozicionin e saj më i cënueshëm nëse e marrim parasysh përhapjen e lajmeve të rrejshme (demokratizimin e propagandës) dhe dezinformimin në vorbullin e zhurmës së zërave: të gjithë flasin, askush nuk e dëgjon askënd, dhe ç'është më e keqja, botët politikë i amplifikojnë spektrat e dezinfomimit deri në momentin kur mediat mainstream përmes transmetimit të tyre i afirmojnë ato edhe më tutje. Themelet e demokracisë perëndimore u lëkundën në momentin kur u humb besimi në fuqinë dhe domethënien e të folurit publik, e pikërisht shpërfillja e së vërtetës në emër të tregtisë me "shpërthime" informatash, siç thotë F. Pasquale, në "sferën e automatizuar publike",  paraqet njëkohësisht edhe thelbin e disfatës publike. Makinat algoritimike në duart e tekno-gjigantëve të korporatave çdoherë e më shumë janë në gjendje t'i drejtojnë, t'i prodhojnë, t'i supozojnë nevojat tona për informacione, me fjalë të tjera, të manipulojmë me gjendjen tonë komunikuese. Si është e mundur që në rrethana të tilla të flitet për vlerat e informacionit? Si të injorohet fetishi teknologjik dhe i të dhënave si fakt shoqëror,  e në të njëjtën kohë të vazhdohet të besohet në qëllimet e mira të profetëve të tyre të cilët i përsërisin formulat e ekonomisë kreative?

Përforcim algoritmik

Rritja e vetme të cilën e kanë sjellë mediat e reja është rritja e manipulimit. Bollëku teknologjik e shumëfishon sojin e avancuar të debillëve efektivë mendorë, siç kishte thënë dikur Denis de Rougemont, duke theksuar se problemi i vazhdueshëm i civilizimit shkencoro-teknologjik i Perëndimit është refuzimi i përgjithshëm që para çdo shfrytëzimi industrial e tregtar të ndonjë shpikjeje të merren parasysh pasojat e saj, të cilat tash e një kohë pa ngurrim quhen "revolucionare".  Amplifikimi algoritimik i prodhimin dhe i shpërndarjes së fjalës ka shkuar aq larg saqë çdoherë e më shpesh mund të dëgjohen pyetjet si: a kanë botët (agjentët inteligjentë softverikë), si fuqi e re dominuese e diskursit publik, të drejtë ta gëzojnë lirinë e shprehjes, a duhet të mbrohet privatësia e profileve të rrejshme, dhe në fund, si të drejtohen (rregullohen) rrjetet sociale private, të parregulluara, të cilat mbulojnë sferën publike virtuale prej më se dy miliardë qytetarësh të rrjetëzuar? Mbase për këtë arsye shembja e ekosistemit informativ tradicional është më mirë të paraqitet përmes metaforës së kutisë së zezë në të cilën është i vendosur "syri algoritimik" i cili ka qasje gati universale në të dhënat e mëdha për ne, e të cilat grumbullohen pandërprerë. Teoria klasike e rojtarëve të portave (gatekeeping theory), e cila në pesëdhjetë vitet e fundit ofronte kornizë të kënaqshme për analizën e përzgjedhjes dhe të kontrollit të informacioneve publike, tani është e papërshtatshme në kontekstin e kulturën digjitale, të prodhimit të decentralizuar, të organizimit e të shpërndajes së (dez)informatave. Peisazhi i ri kulturor apo gjendja digjitale, siç e përshkruan F. Stalder, karakterizohet me tri forma përmes së cilave vepron praktika kulturore e ditëve tona:

a) referencialiteti  në prodhimin e domethënieve dhe në konstituimin e vetes (shfrytëzimi i resurseve ekzistuese kulturore për prodhim vetanak, riaranzhimi gjegjësisht ripërzierja e tyre, përmes lëvizjes dhe hapjes semantike të referencës);

b). bashkësia në stabilizimin e domethënieve përmes kornizës së përbashkët referente (me ç'rast dinamika e Rrjetit i rikonfiguron konceptet e autonomisë dhe të detyrimit) dhe

c). algoritmësia gjegjësisht automatizmi në procesin e vendimmarrjes që bazohet në nxjerrjen e informacioneve nga shumësia e të dhënave të cilat i prodhojnë makinat.

Kjo cilësi e tretë në tërësi e ndryshon mënyrën përmes së cilës ballafaqohemi me informacione, duke e ndryshuar drejpërdrejt mënyrën e leximit dhe zakonet tona. Pikërisht ky ndryshim prodhon pyetje se a mund dhe në ç'masë mund të flasim edhe më tej për relevancën e konceptimit klasik të gazetarisë.

Algoritmet dhe përdoruesit

Forma mbizotëruese e prodhimit të informacioneve sot definohet nga marrëdhënia ndërmjet shfrytëzuesve dhe algoritmeve, duke qenë se mekanizmat e decentralizuar të përzgjedhjes së informacioneve dhe të formësimit të interesit publik (konstruksione të realitetit social) ngërthehen nga platformat si autoritete qendrore. Bashkëjetesa e marrëdhënieve të rrjetëzuara e komplese të kanaleve dhe rrjedhave informative pikësëpari flet për të kuptuarit e ekologjisë së mediave të reja, e cila individët i shndërron në ata të cilët publikojnë dhe rikontekstualizojnë informacione për publikun e tyre me çka i destabilizojnë pozicionet e rojtarëve tradicionale të portave, mu ashtu siç, në anën tjetër, rojtarët e portave janë algoritmet të cilat i përzgjedhin informacionet dhe i shpërndajnë ato Ajo që rëndom parashikohet është se algoritmat, ashtu si individët, janë të vendosur brenda sistemeve specifike (sociale), gjegjësisht u nënshtrohen forcave specifike të organizatave të cilat i drejtojnë ato. Mbështetja në mekanizma platformash të ruajtjes së portave do të thotë se në bazë të një numri të madh bashkëveprimesh ndërmjet individëve në mikronivel "prodhohet" përzgjedhja e temave të caktuara. Në këtë aspekt, pozicioni i qytetarëve të rrjetit (netizens) për të përzgjedhur e për të publikuar informacione bëhet jorelevante, përveç në rastin kur ajo përmbajtje ripërzgjedhet dhe publikohet nga dikush tjetër. Konstruksioni i realitetit social andaj mbijeton falë rregullave të lojës të cilat i vendosin platformat si nyje të rrjetëzuara të vendosjes dhe optimizimit të të ashtuquajrit publik algoritmik. Ridefinimi algoritmik i asaj se çka dhe si mendojmë, gjegjësisht dijmë, kërkon pra kontekstualizimin e aplikimit të algoritmeve. Me fjalë të tjera, parashtrimi i drejpërdrejtë i pyetjeve, jo vetëm në lidhje me mënyrën e re të monetizimit të komunikimit (përmes formësimit algoritmik të proceseve komunikuese) me pretekstin e dobisë publike,  por edhe me përgjegjësinë që mënyrat e reja të gjenerimit të fitimit të mos i pranojmë si "dobi publike", si për shkak të mostransparencës së aplikimit të tyre (të korporatave), për shkak të mundësisë së (keq)përdorimit (sidomos diskriminimit dhe inxhinerisë sociale), ashtu edhe për shkak të faktit se këto procesi, siç shpjegon F. Foer, gjithsesi shkaktojnë vdekjen e publikes.

Nëse nuk dijmë se si vendosin algoritmet, a mund t'u besojmë atyre? Algoritmet marrin formë sipas karakteristikave të atyre të cilët i shkruajnë (kodifikojnë) ato. Varësisht nga të dhënat të cilat përdoren për "trajnimin" e modelit të të mësuarit mekanik, softverët pasqyrojnë vlerat dhe paragjykimet e krijuesve të tyre (programuesve). Nëse shpenzimet për menaxhimin e identiteteve të rrejshme online zvogëlohen vazhdimisht, derisa avancimi i të mësuarit mekanik premton manipulim edhe më të madh të publikut, ekonomia e botëve (chatbot-ët, gjegjësisht softverët të cilët përdorin inteligjencën artistike për të stimuluar biseda), do ta diktojë edhe më tej tempon e degradimit të besimit në diskursin publik në rrjetin e internetit. Megjithëse funksionaliteti veprues i softverëve në të shumtën e rasteve ende zhvillohet duke u bazuar në supozimet dhe bindjet se teknologjia është neutrale (kurrikulat e edukimit medial shumë rrallë fokusohen në dimensionin ekonomiko-politik të komunikimit të rrjetëzuar), në anën tjetër, vetëdija kritike mbi "averzionin algoritmik" ka lindur duke u bazuar në faktet se prodhuesit e algoritmeve (korporatat dhe qeveritë) kanë fuqi që, me qëllim të marrjes së vendimeve të cilat atyre u shkojnë për shtati, të fusin brenda algoritmeve kategori të qëllimshme diskriminuese dhe anime klasifikuese. Përgjegjësinë për dezinformimin masiv të publikut, duket sheshazi se nuk do ta marrin fuqitë e tregut global mbi altarin e të cilave sakrifikohet demokracia: më pak informim, më shumë reklama. Karakteri i Luginës së Silikonit qëndron në bindjen se jetët tona mund të programohen për të qenë më efikase dhe kështu, siç thotë F. Foer, përmes dizajnimit të arkitekturës e cila na e heq barrën e zgjedhjes, në fund përmbyllet edhe menaxhimi i proceseve të vendimmarrjes. Pakënaqësia të cilën e ndiejmë sot mbase edhe rrjedh nga pafuqia jonë për t'i bërë ballë "thirrjes" së kaçubes në të cilën do të konfirmoheshin interesat tanë këmbëngulës si dhe do të materializoheshin paralajmërimet sipas të cilave mbështetja në kompjuterë, si ndërmjetësues të të kuptuarit të vetes dhe të të tjerëve përreth, në fund rrezikon që edhe inteligjencën njerëzore ta bëjë artificiale.

Dëshironi të dini më shumë?

Datafied society: https://www.oapen.org/download?type=document&docid=624771

Sferë e automatizuar publike : https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=3067552

Felix Stalder ( shtetit dixhital, tre forma ): http://felix.openflows.com/blog/2/video/files/brand_eins_Interview_website.pdf

" Aversionet algoritmike ": https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=2466040

" Armët e shkatërrimit të matematikës ": https://we.riseup.net/assets/.../Weapons+of+Math+Destruction+Cathy+O%27Neil.pdf

Robert McChesney: https://monoskop.org/File:McChesney_Robert_W_Digitalna_iskljucenost_kako_kapitalizam_okrece_internet_protiv_demokracije.pdf

Franklin Foer: https://www.theatlantic.com/ideas/archive/2018/07/the-death-of-the-public-square/564506/

Ocijenite kvalitet članka