Rrjetet sociale bëjnë shumë më tepër se shpërndarjen e rrëfimit – ato janë vetë rrëfimi

22.01.2019. / 17:27
Share
Vargu është shtuar në fund të URL-së.
Vargu është shtuar në fund të URL-së.
Vargu është shtuar në fund të URL-së.

"Rrjetet sociale e kanë ndryshuar gazetarinë." Kjo është fjali e cila vazhdimisht përsëritet kur flitet për gjendjen aktuale të industrisë së mediave. Zakonisht e lidhim efektin e rrjeteve sociale në gazetari me ndikimin e dukshëm në shitje, marketing dhe analitikë digjitale - se si gazetarët bashkëveprojnë me publikun e tyre, si publikimet tërheqin lexues të rinj, etj.

Ndërsa platformat si Twitter-i, Facebook-u e Instagram-i e kanë revolucionalizuar promovimin, shfrytëzimi i tyre në sferën e gazetarisë hulumtuese shpeshherë parashikohet – apo nuk paraqitet në mënyrën e duhur.  Platforma e lartpërmendur, Instagram-i, mund të jetë njëra prej veglave më të dobishme për punën e gazetarit kur përdoret në mënyrën e duhur. Por, vetë ngurtësia e aplikacionit të rrjetëzuar mund të fshehë dobinë e saj të vërtetë.

Koha për një periudhë të gjatë ka qenë mallkim për shfrytëzuesit e Instagram-it, duke qenë se platforma nuk ofron ndonjë mënyrë të thjeshtë kërkimi të asaj që është publikuar në të kaluarën. Stili i "feed"-it të Instagram-it do të thotë pafundësi shfletimi për atë që dëshiron të shikojë përmbajtjen e ditëve të fundit.

Për fat të mirë, ekziston mënyra për t'iu shmangur kësaj vështirësie kur kemi të bëjmë specifikisht me geo tag-ët e Instagram-it apo me identifikuesit e lokacionit që paraaiten bashkë me fotografi të postuara nga autorët e tyre. 

Për ta përcjellur këtë udhëzues, e vetmja gjë që duhet të kuptoni është se fotografitë në Instagram  janë të organizuara sipas kohës së publikimit të tyre. Si rezultat, koha paraqitet në URL-në e feed-it. Andaj, nëse manipulojmë me URL-në do të ndryshojmë edhe përmbajtjen që paraqitet në feed.

URL-së mund t'i qasemi duke shkuar në faqen Instagram.com, në browser, dhe duke u kyçur në llogarinë tuaj. Duhet theksuar se kjo metodë nuk do të funksionojë brenda aplikacionit në telefon celular. Kur kyçeni në llogarinë tuaj, kërkimi mund të përdoret për të kërkuar geotag-ë, hashtag-ë, dhe përdorues. Kur gjindet geotag-u i dëshiruar, duke klikuar në të do të shkoni në feed-in përkatës. Mund të manipulohet kjo URL-në e kësaj faqeje për të manipuluar kështu me rezultatet e shfaqura në këtë faqe.

Megjithëse kjo tingëllon mjaft e thjeshtë, nevojiten disa hapa të cilat duhen ndërmarrë që kjo të bëhet në mënyrë të duhur.

Hapi i parë është të merren dy data – data që na intereson dhe data e epokës së Instagram-it. Data e parë varet nga storia apo fjalia, për qëllime të këtij shembulli data do të jetë 17 shtator 2016. Data paraprake është data e saktë e cila do të përdoret çdoherë: 24 gusht 2011.  (21:07:01.300 GMT).

Pasi t'i kemi identifikuar datat, ato duhet t'i shndërrojmë në formatin UNIX (në milisekonda) – konvertuesin mund ta gjeni në këtë adresë. Preferohet që kur t'i konvertoni vlerat, ta përdorni vlerën “end-of-day” për shkak të uniformitetit, por kjo nuk është e domosdoshme. Ky shembull përdor vlerën “end-of-day”.

Vlerat e reja të konvertuara UNIX duhet të duken kësisoji:

17 Sep. 2016 23:59:59 GMT= 1474156799000 24 Aug. 2011 21:07:01.300 GMT = 1314220021300 (kjo vlerë duhet të ruhet për shfrytëzim në të ardhmen)

Tani kur të dy vlerat janë shndërruar në formatin UNIX, kohën e epokës duhet zbritur nga data që na intereson.

1474156799000–1314220021300 = 159936777700

 Duke përdorur konvertuesin nga kodi deciman në atë binar , konvertoni këtë vlerë në atë binare. Vargu do të duhej të ishte ndërmjet 36 dhe 39 shifrash. Pavarësisht vlerës, shtoni zero në fillim të vargut derisa numri i shenjave të jetë 41. Pas kësaj shtoni numrin e zerove në fund të vargut, që numri i shifrave në fund të jetë 64.

Për këtë shembull vlera e konvertuar është e shprehur me 38 shifra. Për ta arritur deri te numri i lartcekur, tri zero duhen shtuar në fillim të vargut dhe 23 zero të tjera në fund të vargut. Këtu mund të gjeni një numërues të dobishëm të shifrave.

 

Vargu përfundimtar do të duhej të dukej kështu:

0001001010011110011111001100011011110010000000000000000000000000

Kjo vlerë tani duhet të konvertohet përsëri në atë decimale (konvertuesi nga vegëza e mëparshme të cilët e kemi përdorur përmban edhe opsionin e anasjelltë për këtë).

Vlera që del është:

1341646932908441600

Ky numër tash vendoset në Instagram geotag URL për t'i parë rezultatet e 17 shtatorit 2016.  Shembull i geotag-ut për testim do të jetë "Bihac, Bosna i Hercegovina“.

Në fund të URL-së së geotag-uar shtoni:

max_id=(këtu shtoni vlerën e fundit të fituar)

Tani URL-ja përfundimtare do të duhej të dukej kështu:

https://www.instagram.com/explore/locations/220832522/bihac-bosnia-herzegovina/?max_id=1341646932908441600

Kur të rifreskohet faqja në seksionin "Most recent“, do të shfaqen vetëm ato fotografi deri nue datën e cila na intereson (koha e paraqitjes mund të jetë pak më parë ose më vonë varësisht nga zona jonë kohore).

Megjithëse ka shumë gjasa që tërësia e kërkimit nuk do të bazohet në kërkimin historik të Instagram-it, kjo metodë mund të japë kontekstin dhe informatat kyçe të cilat përndryshe do të kishin qenë të fshehura.

Kërkimi "Lady Lara“

Slika: Erik Prince (Photo: Miller Center CC-BY-2.0)
Slika: Erik Prince (Photo: Miller Center CC-BY-2.0)

Në prill 2017 Washington Post botoi një storie e cila fliste për takimin e supozuar ndërmjet Erik Prince-it, themeluesit të kompanisë ushtarake Blackwater, dhe rusit asokohe të paidentifikuar, të afërt me presidentin Vladimir Putin". Takimi thuhej se u zhvillua atë ditë apo rreth datës 11   janar 2018. në ishujt Sejshele dhe besohet se e kishte arranzhuar princi i Abu Dabit, sheik Muhamed bin Zayed al-Nahyan (MBZ) e me qëllim të krijimit të kanaleve të tërthorta të komunikimit ndërmjet Kremlinit dhe administratës së Trump-it.

Slika: Alexander Mashkevich
Slika: Alexander Mashkevich

Storia e gazetës Washington Post përmbante shumë informacione për takimin dhe personat që kishim marrë pjesë aty. Mbase ajo që u spikat më së shumti ishte se gazetarët zbuluan se MBZ-ja ishte pronar i hotelit Four Seassons në Sejshele.

Në kohën e publikimit të kësaj storieje në vitin 2017 mbeti e paqartë se kush ishte "rusi". Sot dihet se princi ishte takuar me Kiril Dimitrev-in, drejtorin e fondit rus të patundshmërive derisa ishte në Sejshele. Gjithashtu u zbulua se miliarderi kazakistanas, Aleksandar Mashkevich, ishte në ishull në kohën e zhvillimit të takimit në fjalë.

Pyetja që parashtrohet është: cilat informata mund t'i konfirmojmë duke përdorur metodën e lartpërmendur?

Për këtë shembull pjesët e tjera kyçe vijnë nga storia të cilën e ka botuar gazeta Washington Post më 11 janar 2017, me titull Hoteli Four Seasons në Sejshele.

Hapi i parë në këtë proces është të gjendet geotag-u për Four Seasons. Kërkimi i shpejtë zbulon se me geotag është i shenjuar "Four Seasons Seychelles“. Feed-i përmban shumë postime, që do të thotë se edhe shfletimi brenda disa ditëve do të ishte proces i gjatë me shumë kërkim.

 

Hapi i radhës është konvertimi i datës që na intereson, 11 shtator 2017 në formatin UNIX. Vlera do të duhej të ishte 1484179199000.

Epokën tani duhet ta zbresim nga kjo vlerë.

1484179199000-1314220021300 = 169959177700

 

Tani rezultatin duhet konvertuar përsëri nga ai decimal në atë binar. Rezultati është:

10011110010010010110110011110111100100

 

Siç është bërë edhe më parë, tri zero i janë shtuar fillimit të vargut derisa të kemi 41 shifra, dhe 23 zerot shtesë në fund të vargut që në fund të kemi 64 shifra. Vargu tani do të jetë:

0001001111001001001011011001111011110010000000000000000000000000

 

Në fund, vlera duhet përsëri të konvertohet në formatin decimal:

1425720917727641600

 

Në URL duket kështu:

max_id=1425720917727641600

 

URL-ja e plotë do të duhej të dukej kështu:

https://www.instagram.com/explore/locations/4491795/four-seasons-resorts-seychelles/?max_id=1425720917727641600

Kur të rifreskohet faqja dhe rezultatet fillojnë të funksionojnë, bëhet e qartë se shumë pamje të këtij vendpushimi kanë diçka të përbashkët: jahtin. Jahti 91-metërsh i Mashkevichev-it, i quajtur Lady Lara, më 11 janar 2017  ishte ankoruar direkt në bregun buzë hotelit Four Seasons.

Rezultatet e fundit para shtimit të vargut në fund të URL-së. Shikoni anijen në fund të fotografisë qendrore

Kjo nuk mjafton që të thuhet me plot bindje se Mashkevich-i u takua me princin, apo se ka qenë në jaht, por fillimi – parashtron pyetje të reja. Ndoshta hapi i radhës do të ishte identifikimi i të punësuarve apo të anëtarëve të ekuipazhit të jahtit për t'i intervistuar apo për të parë nëse fluturakja e tij kishte fluturuar rreth ishujve Sejshele këto ditë. Mundësinë për kërkime të mëtutjeshme janë të pakufishme.

Lady Lara, Maskhevicheva 91 metarska jahta a Ibici 2016. godine (Photo: JanManu CC-BY-SA 3.0)
Lady Lara, jahti 91-metërsh i Maskhevich-it në Ibica, 2016. (Photo: JanManu CC-BY-SA 3.0)

Njohuritë e përdorimit të platformave si Instagram-i, si vegla promovuese bëhen kyçe për procesin hulumtues dhe do të vazhdojnë të luajnë rol qendror në kërkimin e përgjegjësisë prej atyre që mbajnë pushtetin. Gazetaria hulumtuese shpesh mund të fokusohet veçanarisht në dokumentim dhe në kanale të tjera "zyrtare", por gazetarët duhet ta kuptojnë më mirë botën e burimeve të hapura në dispozicion – shpresoj që ky mësim të ketë qenë hapi i parë në këtë drejtim. 

Ocijenite kvalitet članka