BMAP Media Innovation Lab i USAID-it sjell më shumë përmbajtje në vazhdim

02.11.2019. / 14:15

Në kuadër të ditës së dytë të BMAP Media Innovation Lab të USAID-it, që këtë vit mbahet në Shkup pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset kanë prezantuar idetë e veta inovative, të cilat kanë mundësi ti zhvillojnë gjatë tri ditëve të ardhshme.  

Sesionet e paradites ishin të rezervuara për punë në grup me mentorët dhe mentoret që janë ekspertë dhe eksperte në fusha të ndryshme – programim, dizajn grafik, markting digjital, media sociale dhe analizë të të dhënave. Qëllimi i punës me mentorët dhe mentoret ishte zhvillimi i ideve themelore dhe arritja e zgjidhjeve kreative për idetë që pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset i zhvillojnë në fushën e formateve të reja digjitale.

Në Media Innovation Lab, të dytin me radhë, po marrn pjesë gjashtë ekipe, të cilat vijnë nga Serbia (SisterAnalyst, Bo, BIRN Serbia), Mali i Zi (portali Analitika), Kosova (InfoGlobi News Agency) dhe Maqedonia e Veriut (IDEA South East Europe, platforma VidiVaka).

Më të mirët në mesin e tyre do të kenë rastin që të përfitojnë përkrahje financiare për zhvillimin e mëtejmë të ideve.

Gjatë pjesës tjetër të ditës u diskutua për dy tema shumë të rëndësishme, që mund tiu ndihmojnë shumë pjesëmarësve dhe pjesëmarrëseve që idetë e tyre të arrijnë tek publiku i ndryshëm.

Ljubica Popovska nga Radio Evropa e Lirë – Shërbimi në Maqedininë e Veriut ka folur për atë se si të targetohen të rinjtë, pra publiku i ri, në mënyrë që ata të shfrytëzojnë përmbajtje mediale. Në këtë kontekst u diskutua për përdorimin e rrjeteve sociale në promovimin e përmbajtjes, si dhe përshtatjen e përmbajtjes mediale nëpërmjet përdorimit të formateve të ndryshme digjitale.

Valjon Ibraimi nga agjencia e marketingut New Moment nga Maqedonia e Veriut foli për rëndësinë e përmbajtjes mediale dhe marketingut digjital. Ai prezantoi shembuj praktikë nga kjo fushë.

Imer Muhović nëpërmjet prezantimit të tij inspirues përshkroi rrugën e projektit për analizimin e të dhënave që nga fillimi deri në fund. I frustruar nga mungesa e përdorimit të të dhënave në Bosnjë dhe Hercegovinë, ai kishte dizajnuar, zhvilluar dhe publikuar analizën e të dhënave, që më vonë e kishte shfrytëzuar si model për mbulimin e zgjedhjeve të vitit 2018. Nëpërmjet prezantimit të tij ai ndau me të pranishmit përvojën dhe leksionet e mësuara gjatë projektit. Një ndër leksionet më të rëndësishme ishte që të kihet kujdes që të dhënat të jenë të sistemuara në atë mënyrë, që të jenë lehtë të përdorshme.

Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset vazhdojnë punën në zhvillimin e ideve të veta, me të cilat do të përpiqen që ta bindin jurinë se e kanë idenë më të mirë për formatet e reja digjitale.

Të gjitha prezantimet së shpejti do të jenë të qasshme në format video, në Balkansmedia.org

Ocjenite kvalitet članka