Ka nisur edicioni i dytë i Media Innovation Lab: Dita për frymëzim

01.11.2019. / 14:00
Share
Innovation Lab networking with participants
Media Innovation Lab Inspiration
Innovation Lab networking with participants

Konferenca e dytë vjetore e USAID BMAP Media Innovation Lab, e cila ofron përmbajtje kreative dhe inovative për profesionistë të mediave, dizajnerë dhe për të gjithë personat që duan të jenë në rrjedha me mediat e reja, si dhe me sfidat dhe ndryshimet që ato sjellin, ka nisur dje në Shkup.
Tema e sivjetme e Media Innovation Lab është Inovacioni i përmbajtjes në formatin digjital. Pjesëmarrësit ddo të kenë mundësinë që në katër ditët në vijim të punojnë bashkërisht për zhvillimin e ideve të tyre.  Ky është rast unik që në një vend të merret informacionet më të reja për mediat e reja, si dhe për zhvillimin dhe adaptimin e përmbajtjes për publikun në sferën online. Përmes prezentimeve frymëzuese, si dhe punës me mentorë për zhvillimin e ideve të tyre, pjesëmarrësit më të mirë në fund të Media Innovation Lab do të marrin mbështetje financiare për zhvillimin dhe avancimin e projekteve të tyre.

Gjatë ditës së sotme janë paraqitur katër tema shumë të rëndësishme për krijimin e përmbajtjes në formatin digjital.

INOVACIONI i PËRMBAJTJES NË FORMATIN DIGJITAL

Ligjëratën e parë e ka mbajtur Mite Kuzevski, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Debate dhe Arsim IDEA Southeast Europe dhe themelues i VidiVaka.  Ai në fakt i ka futur pjesëmarrësit në temën e inovacionit të përmbajtjes në formatin digjital. Gjatë ligjëratës së tij ai është ndalur te fakti se në ditët tona nuk mjafton të prodhohet vetëm një formë e përmbajtjes – vetëm video, audio, apo vetëm tekst, por publiku sot dëshiron më shumë nga e njëjta temë.  Gjithashtu, mediat e reja mund të akomodojnë formate të ndryshme, dhe ky fakt është thelbësor për krijimin e përmbajtjes në sferën online. Nuk mund ta vëmë formatin e njëjtë në platforma të ndryshme, ngase nuk do të jetë interesant për publikun që i shfrytëzon ato platforma. Është shumë me rëndësi se ç'format përdorim për një platformë sociale të caktuar, ngase prej kësaj varet edhe përfshirja e shfrytëzuesve.

Një pjesë të madhe të ligjëratës së tij ia kushtoi prodhimit të përmbajtes video, si dhe faktit se gazetarët duhet t'u përshtaten sfidave të mediave të reja. Ka theksuar se nuk prish punë nëse bëhen gabime, por nga ato gabime çdo profesionist i mediave duhet të mësojë diçka dhe kështu ta avancojë përmbajtjen e vet. Rregullat e krijimit të përmbajtjes mediale që nga gazetaria klasike e deri më sot janë ndryshuar shumë, por është shumë me rëndësi të theksohet se ato po ndryshojnë edhe sot e kësaj dite. Ai përmendi shembullin e videove të shkurta në Facebook të cilat ishin të popullarizuara në fillim, por tani dalëngadalë po vijnë në shprehje dhe po kërkohen formatet më të gjata. Përmes projektit VidiVaka, i cili deri vonë nuk kishte as uebfaqe por e gjithë përmbajtja plasohej në rrjete sociale, pjesëmarrësve iu prezentua mënyra se si ata krijojnë përmbajtje multimediale. Përmes analizës së videos, ai ka folur për thyerjen e rregullave të ndryshme të gazetarisë, dhe për krijimin e rregullave të reja. Por, ai theksoi se përkundër rëndësisë së krijimit të pjesës vizuale, ende është shumë me rëndësi t'i përmbahemi etikës dhe storiet t'i prezentojmë në mënyrë humane. Duke qenë se bëhet fjalë për një media jofitimprurëse, ai tërhoqi vëmendjen te tri llojet e promovimit të videove. I pari, gjithsesi, është pagesa e reklamave në rrjete sociale. E dyta është krijimi i një buletini (newsletter) dhe dërgimi i tij te të gjitha mediat, me shpresë se dikush prej tyre do ta përcjellë përmbajtjen e tyre. Mënyra e tretë e promovimit është krijimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm me mediat e tjera, dhe kësisoji përfshirja më e madhe e publikut.  Ai ka vënë në pah se është e domosdoshme të përcillet zhvillimi i platformave online, dhe në këtë mënyrë të përshtatet përmbajtja me publikun që i shfrytëzon ato platforma.

INFOGRAFIKA SI INOVACION

Pas këtij prezentimi, Feđa Kulenović nga Internews shkurtimisht ka folur për rëndësinë e përdorimit të infografikave për plasimin e storieve. Ai theksoi se ekzistojnë softuere të thjeshtë e pa pagesë të cilët mund të shkarkohen nga interneti, e përmes të cilëve gazetarët mund të krijojnë infografika. Shumë me rëndësi në kontekstin e krijimit të infografikave është të tregohet e gjithë storie, duke u bazuar në mesazhet kyçe dhe rregullin pesë sekonda me të cilat do ta tërhiqni vëmendjen e publikut që të kalojë nëpër krejt infografikën.

FORMATI AUDIO NË MJEDISIN DIGJITAL

Pjesa e pasditës ishte rezervuar për temën podcast-ët audio dhe video. Përmes prezantimit interesant, Daniel Evrosimoski nga radio MOF-i foli për formatet e ndryshme të podcast-ëve audio dhe video si e tashmja por edhe e armdhja e gazetarisë. Telefonat e mençur, të cilët sot i ka secili, janë bërë pajisja kryesore nga e cila njerëzit marrin informacione, dhe në këtë aspekt dëgjimi dhe përcjellja e podcast-ëve audio dhe video po bëhet çdo herë e më e popullarizuar. Radio MOF, pikërisht duke shfrytëzuar këtë formë inovative të krijimit të përmbajtjes digjitale ka arritur deri te publiku i ri, dhe përmes podcast-ëve audio dhe video trajton tema të ndryshme. Sfidat me të cilat ballafaqohen janë pikërisht përshtatja e përmbajtjes me formatet e ndryshme nëpër rrjete sociale. Përmes analizës së përmbajtjes që ata prodhojnë, pjesëmarrësve të Media Innovation Lab u ka treguar se si bëhet përgatitja, krijimi dhe përshtatja e përmbajtjes për të gjitha platformat digjitale.

PROMOVIMI NË RRJET

Ligjëratën e fundit në ditën e parë e mbajti Darjan Radenković nga Brainster me temën Reklamimi i përmbajtjes përmes Facebook-ut dhe Google-it. Megjithëse me shikim të parë duket si diçka që bëhet me disa klilime, ekzistojnë shumë të dhënat të cilat duhen përcjellë në mënyrë që me reklamimin e përmbajtjes sonë ta qëllojmë publikun. Facebook dhe Google gjenerojnë sasi të madhe informacionesh nga të gjithë shfrytëzuesit, që ata të dijnë se ç'reklama t'u ofrojnë. Duke folur për reklamat, ai përmendi edhe karakteristikat revolucionare për reklamimin e përmbajtjes. Aty hyn targetimi i hollësishëm i mundësive, analiza e hollësishme, fleksibiliteti i buxhetit dhe remarketingu. Shumica e këtyre karakteristikave mund të gjenden brenda opsioneve kur krijoni reklama. Duke folur për reklamat në Facebook, ai theksoi se është shumë e rëndësishme të mos shkohet direkt përmes artikullit për boost, sepse nuk ofron shumë informacione dhe mundësi për përzgjedhjen e publikut. Është më mirë që boost-i të bëhet duke hyrë në faqen tuaj të Facebook-ut, dhe pastaj duke shkuar te seksioni për reklamim. Në këtë seksion do të keni shumë më shumë analiza dhe mundësi për të arritur sa më mirë deri te publiku juaj i dëshiruar. Përveç kësaj mundësie, është shumë me rëndësi të keni llogarinë e lidhur me Google Analytics, dhe të dini t'i analizoni dhe t'i përdorni të dhënat në dispozicion të cilat i ofron Google Analytics. Ligjëratën e tij e përmbylli me faktin se pikërisht nga analitika mund të kuptoni shumë gjëra për publikun tuaj, sepse analitika nuk gënjen, por ju jep fakte.

Së shpejti do të keni mundësi të lexoni e të shihni më shumë në lidhje me këto prezentime.

 

Ocjenite kvalitet članka