Media Innovation Lab: Inovacionet etike, aplikacionet dhe vizualizimi i të dhënave!

02.12.2020. / 07:44

Gjatë ditës së parë të Media Innovation Labit pjesëmarrësit/et kishin mundësinë të përcjellin ligjëratat që kishin për qëllim t'u ofrojnë perspektiva të reja dhe inovative rreth temës së MIL-it, e të cilat mund t'u sjellin dobi gjatë zhvillimit të ideve të tyre.

Danica Ilić, ish-gazetare e BBC World Service dhe Radio B92, eksperte për media digjitale dhe sociale, foli për mënyrat inovative të krijimit të besimit në media. Përmes paraqitjes së tyre ajo shtjelloi faktin se duhet të ekzistojë të kuptuarit e standardeve etike para se të zbatohen në praktikë.

Inovacionet si të tilla duhet të shërbejnë si vegël e cila do të ndihmojë në ndërtimin e peisazhit etik medial.  Duke folur për inovacionet dhe standardet etike, ajo përmendi disa zgjidhje inovative nga media botërore, të cilat gjatë pandemisë ofruan pikërisht këtë – inovacionin duke respektuar standardet etike, siç ishte New York Times i cili përdorte vizualizim të të dhënave në raportimin rreth pandemisë.

Krejt prezentimin mund ta shihni këtu:

Gorjan Jovanovski, aktivist mjedisor nga Maqedonia, ndërmarrës dhe inxhinier softuerik i cili punon për vetëdijësimin rreth ndotjes së ajrit përmes teknologjisë ka mnbajtur një ligjëratë ku ka folur rreth idesë se kushdo që ka vizion mund të sjellë ndonjë ndryshim.

"Nga projektet e parandalimit të përhapjes së lajmeve të rreme e deri te lufta kundër ndotjes së ajrit në Ballkan, unë kam kuptuar se qysh është e mundur që një person, apo madje një grup i vogël, të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e të menduarit të mijëra njerëzve përmes teknologjisë" – thotë ai.

Ligjëratën e tij mund ta shihni këtu:

Feđa Kulenović, ekspert për informacione dhe komunikim, ka mbajtur ligjëratën për rëndësinë e dizajnit universal në shpalosjen e përmbajtjes mediale. Si shembull të USAID BMAP COVID-19 Design Book, ai ka treguar se si mund të duket një dizajn i unifikuar për paraqitjen e pandemisë.

Krejt ligjëratën mund ta shihni këtu:

Dhe për fund të ditës së parë, para se ekipet të shkonin në "dhomat" e tyre me mentorët për zhvillimin e ideve, Imer Muhović, inxhinier i bioinformatikës, i cili shkathtësitë e veta parapëlqen t'i aplikojë në analizimin e të dhënave zgjedhore, lajmeve të rreme dhe vizualizim të të dhënave publike, ka mbajtur ligjëratën me temën e vizualizimit të të dhënave. Përmes shembujve të vizualizimit të të dhënave që lidhen me pandeminë, ai foli për mënyrën e shfrytëzimit të të dhënave.

Shikoni edhe ligjëratën e tij këtu:

Ocjenite kvalitet članka