Abonimi në përmbajtje digjitale: Kush u paguan abonimin portaleve dhe si vendoset për këtë

01.10.2021. / 07:55

 

Nuk duam as reklama as clickbait.

Duam përmbajtje cilësore, raportim të shpejtë e të saktë, përmbajtje real-time dhe gazetari të njëmendtë.

Dhe, natyrisht, i duam të gjitha falas.

Kështu deri diku mund të tingëllojnë dëshirat e shumicës së lexuesve që konsumojnë përmbajtjet e portaleve vendore.

Prodhimi i përmbajtjes nuk është i lirë dhe kërkon mjaft shumë resurse. Andaj, përmbajtja cilësore, e vërtetuar dhe e hulumtuar nuk mund të ofrohet falas.

Nëse përmbajtjen e paguajnë lexuesit, atë nuk do ta bëjnë sponsorët, prandaj nuk ka reklama.

Nëse do ta paguajnë sponsorët, lexuesit do të kursejnë, prandaj do të informohen edhe për produktet më të mira në treg.

Abonimi është marrja e vendimit.

Kush e paguan abonimin në përmbajtje digjitale

Që në vitin 2017, american Press Institute ka realizuar një studim duke përdorë intervista individuale e të gjera me 15 persona të përzgjedhur me kujdes nga mbarë vendi. Të intervistuarit përbënin ekstreme të sjelljes së abonuese në lajme. Aty u përfshinë:

  • ata që kurrë nuk kishin paguar për lajme

  • ata që u vetëpërshkruan si "të varur" që shpenzojnë mbi 100 dollarë në muaj për lajme dhe publikime të posaçme.

Pjesëmarrësit e studimit u përkisnin racave, grupmoshave dhe afiniteteve të ndryshme politike, ndërsa vinin nga zonat rurale, periferike dhe urbane.

Sipas rezultateve të hulumtimit, ekzistojnë tri grupe njerëzit (tri arkitipe):

  1. Ata që janë përcaktuar për mbështetjen qytetare – me abonim pasqyrojnë qëndrimet dhe vlerat individuale. Ata që paguajnë abonime mbi mesataren.

  2. Kursimtarët paguajnë kryesisht për vlerën praktike – ata janë shumë selektivë se cilat media meritojnë abonim.

  3. Të angazhuarit e tepërt nuk i paguajnë askujt – shikojnë lajmet dhe informatat si mallin që me lehtësi mund të merret falas. Nëse "ky portal" është i mbyllur, "ai portal" do të jetë i hapur.

Dallimi mes këtyre tri arkitipeve tregon se nuk ekziston një strategji të ardhurash apo një rrjedhë e vetme që mund të aplikohet te krejt publiku i një mediumi.

Lea Korsgaard, kryeredaktore në Zetland thotë: "Gatishmëria për të paguar lajme nuk ekziston, por gatishmëria për të paguar për prakticitet, për të paguar lajmet që i kanë shpjeguar njerëzit që më pëlqejnë mua dhe me të cilët ndiej afërsi dhe përkatësi ekziston".

Lexuesit vendosin të abonohen në bazë të perceptimit të vlerave që një medium u ofron.

Nëse përmbajtja e portalit nuk ofron asgjë më shumë se deklarata të institucioneve dhe organizatave me një numër lajmesh agjencish, perceptimi i vlerave është me siguri i ulët. Nëse shumica e portaleve e ofron të njëjtën gjë, pse ta paguajmë njërin prej tyre?!

Cilat janë arsyet për abonim

Janë tri arsye për të cilat njerëzit paguajnë abonimin në media:

1.      sepse publikimi është i shkëlqyer në mbulimin e temave thelbësore,

2.      sepse miqtë dhe familjarët abonohen në atë medium,

3.      për shkak të zbritjes së çmimit të abonimit.

aš0oi

Shablloni që aplikohet në abonimet në industrinë e argëtimit bartet edhe në abonimet në lajme. Ky model ofron të njëjtën përmbajtje falas, vetëm se me abonim përmbajtja nuk është e ngarkuar me reklama të ndryshme (shpesh të tmerrshme). Duke u nisur nga përpjekjet që nuk kanë pasur fort sukses, ky model nuk është aq i mirë për t'i shtyrë lexuesit të paguajnë.

Arsyetimi "këtë mund ta marr falas" është arsyeja pse njerëzit nuk abonohen në përmbajtje digjitale informative.

Pagesën e abonimit e kanë realizuar me sukses disa media në hapësirat tona. Njëri prej tyre është portali Teatar.hr i cili publikut të vet i ofron tema hulumtuese dhe storie ekskluzive. Duke u nisur nga numri i madh i përmbajtjeve që nuk janë në dispozicion pa pagesë, u dëshmua se Teatar.hr ka zgjedhur model të mirë afarist për mbijetesë në tregun medial.

Drejtori i operacioneve digjitale në Hanza Media, Stipe Grubišić, thotë: "vlera më e madhe e modelit të abonimit është pikërisht investimi i të hyrave shtesë në prodhimin e përmbajtjeve të specializuara, të cilat nuk janë të leverdishme në aspektin e reklamave, e të cilat mungojnë (...) në treg".

Ky shembull nga praktika mund të ilustrojë rezultatet e hulumtimit se publiku vendos të abonohet vetëm për shkak të mbulimit të mirë të temave thelbësore.  Përmbajtja specifike, e hulumtuar dhe e shkruar mirë është ajo që publiku kërkon dhe çmon te mediat, ndërsa praktika e disa portaleve tregon se kjo është e mundur.

Përfundimi

Abonimet në përmbajtjet e mediave online tashmë po hyjnë në treg dhe të rralla janë mediat në Ballkan të cilat kanë arritur të realizojnë këtë model afarist të mediave. Është e qartë përse përmbajtjet duhen paguar – prodhimi i përmbajtjes kushton, ndërsa publiku kërkon gjithnjë e më shumë dhe ankohet vazhdimisht për shkak të shumë reklamave nëpër portale.

Mediat kanë arsyet e tyre për futjen e abonimit dhe këtë e kanë cekur qartë.

Por, edhe publiku i ka arsyet e veta për të mos paguar abonimin.

Disqus në blogun e vet ka realizuar hulumtimin "Pse njerëzit paguajnë për lajmet". Nga 1215 lexues, 70% nuk u paguajnë  abonimin portaleve të lajmeve.

Këto janë arsyet më të shpeshta pse lexuesit nuk paguajnë për lajmet e internetit:

  • E njëjta përmbajtje mund të gjendet falas tjetërkund në internet.

  • Nuk ekziston ndonjë publikim që më pëlqen apo që i besoj mjaftueshëm për të paguar për qasjen në përmbajtjen e tij.

  • Abonimet janë shumë të shtrenjta.

Secila nga këto arsye në sfond përmban mungesën e besimit në media për të paguar përmbajtjen e tyre si dhe mungesën e vlerave për të cilat duhet paguar. 

Ocijenite kvalitet članka