Etika e realitetit virtual në gazetari

06.08.2021. / 07:54
Share
ew
BBC News
ew

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë (SPJ), e cila ka publikuar Kodin Etik të cilit i përmbahen gazetarët, nuk jep ndonjë udhëzim specifik për raportim në realitetin virtual. "Kjo është e vështirë sepse brenda SPJ-së kemi kundërshtime ndaj krijimit të standardeve të ndryshme për media të ndryshme", thotë Andrew Seaman, kryetar i bordit etik të SPJ-së. "Standardet që ju aplikoni për shtypin, online dhe transmetime të ndryshme duhet të jenë të njëjta pavarësisht mediumit.

Nga ana tjetër, kemi dilema me të cilat gazetarët/et janë përballur deri më sot.

XR, VR, AR, MR janë teknologji që kanë potencial të madh, ato njihen për përjetimin e pasuruar që lidh botën virtuale dhe atë reale. Nganjëherë është e lehtë të përzihen sepse krejt ato janë gjysma e botës reale, ekzistojnë dallime shumë të mëdha.

Vlen të theksohet se teknologjitë e reja vijnë nga vende të ndryshme dhe mëtojnë të bëjnë gjëra të ndryshme, por mund të përdorin teknologji të ngjashme dhe qasje të ngjashme. Andaj, është e kuptueshme përse dilemat etike, të cilat po i përmendim në këtë tekst, janë të ngjashme.

A kanë gazetarët përgjegjësi për perceptimin e publikut

Sipas Jennifer Talaricos, psikologe në fakultetin Lafayette që studion shumë mangësi të kujtesës sonë, rreziku potencial përmblidhet në atë që njihet si gabimi në ndjekjen e burimeve.

Talarico thotë se kujtesa burimore është mënyra jonë për t'u kujtuar si e kemi mësuar atë gjë. "Kjo mund të jetë shumë e përgjithshme – a e kam lexuar këtë, a më ka treguar kjo diçka?" thotë Talarico. "A e kam marrë vitaminën apo vetëm më ka shkuar mendja? A ka ndodhur kjo vërtet apo ka qenë ëndërr?"

Ndjekja e burimeve është aftësia jonë për t'u kujtuar nëse kemi përjetuar një përvojë apo e kemi përshtatur si përvojën tonë nga rrëfimi të cilin na e ka treguar dikush.

"Mund të konsiderohet se, sa më i ngjashëm të jetë konteksti narrativ me kontekstin e përvojës aq më shumë gjasa ka që dikush të bëjë gabimin në ndjekjen e burimeve", thotë Talarico.

Ku është këtu përgjegjësia e gazetarëve nëse nuk dijmë se si do ta perceptojë publiku storien e realizuar në realitetin virtual?

Kur storia tregohet përmes objektivit narrativ, krijuesit e përmbajtjes mund të trajtojnë këto dy çështje për të vlerësuar nëse ekzieton mundësia për të dëmtuar publikun me krijimin e kësaj storieje:

  • A e edukojnë përvojat e këtilla publikun siç nuk e bëjnë mediat e tjera?

Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është mohore, mendoni për pyetjen e radhës:

  • A është bërë krijimi i kësaj përvoje vetëm për të dëshmuar një teknologji?

Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është pohore, atëherë për këtë storie mbase nuk keni nevojë të përdorni RV-në në plan të parë.

Sikurse te gazetaria me dronë për të cilën tashmë kemi shkruar, justifikimi për të fluturuar dronin, për të përdorur teknologjitë dhe burimet në dispozicion duhet të ekzistojë dhe të jetë objektiv. Përgjegjësinë e kanë krijuesit e storieve për ta justifikuar veprimin e tyre.

Të krijohen parimet e reja etike apo të përshtatet realiteti virtual

Mbase ekziston justifikim për të refuzuar përshtatjen e parimeve etike me çdo teknologji të re në gazetari. Problemi lind kur kemi një numër të madh çështjesh të hapura të cilat ndikojnë shumë në punën e çdo krijuesi të stories, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për gazetarët, por edhe për redaktorët, kameramanët, fotografët, montazherët...

Teknologjia e orientuar drejt një numri të madh njerëzish ndikon në jetët e publikut, andaj edhe kërkesat për t'iu përshtatur parimeve etike është e justifikueshme.

Disa nga pyetjet që mund të ndihmojnë me rastin e marrjes së vendimit kur storia krijohet në realitetin virtual janë:

  1. Si aplikohen parimet e raportimit të ndershëm dhe të saktë kur vendosja e kamerës nuk shfaq vetëm ngjarjen, por përdor perceptimin njerëzor për ta futur publikun drejtpërdrejt në skenë?

  2. Si rritet zgjedhja e përpunimeve në kontekste të tilla?

  3. Si të xhirohet me 360 shkallë pa xhiruar njëkohësisht gazetarin dhe pajisjet e tij në atë kuadër, dhe a janë të ndershme përpjekjet për ta larguar atë?

  4. Në ç'mënyrë përjetimi i stories në realitetin virtual ndikon në mënyrën se si shikuesit i kujtojnë storiet dhe reagojnë karshi tyre?

Për t'ua lehtësuar gazetarëve marrjen e vendimeve të vështira etike janë përkufizuar tri strategji të cilat do të ndihmojnë për krijimin e besueshëm të bazës së stories:

1. Jepini qëllim stories të cilën do ta tregoni.

Me përcaktimin e qëllimit para krijimit të stories, gazetarët/et mund t'i shmangen rënies në grackë të krijimit të storieve në RV vetëm për hir të përdorimit të teknologjisë.

Pas vendosjes së qëllimeve është më e lehtë të eliminohen sfidat etike të cilat mund të shfaqen në fazën e produksionit apo të postproduksionit.

2. Gazetari/ja duhet të tregojë mundësitë e veta redaktuese dhe kurrë nuk do të duhej të pandehte saktësinë.

Për të fituar besimin e publikut, gazetarët/et mund të kenë dobi nga shpjegimi se si është prodhuar një storie e caktuar dhe ç'kufizime ekzistojnë në atë storie.

Një shembull që përmendet shpesh për praktikën e këtillë është bashkëpunimi mes The Washington Postit dhe Empathetic Medias të cilët përdorën realitetin virtual për të krijuar përleshjen fatale mes Grayit dhe policisë në Baltimore.

Përveç stories në realitetin virtual, Empathetic Media publikoi edhe shtojcën e stories për të shpjeguar se storia në RV bazohet në përmbajtjen: të cilën e kanë krijuar përdoruesit në vendin e krimit, dëshmitë e dëshmitarëve dhe dokumentet gjyqësore. Ky parim aplikohet më së shumti në storiet që përdorin 3D skenimin dhe/ose grafikën kompjuterike.

Gazetarët mund të kenë dobi duke treguar qartë kur fotografitë ndryshohen apo përmirësohen përmes CGI-së (Computer-generated imagery) dhe se si këto përshtatje mbështeten në parimet e saktësisë dhe tregimit të së vërtetës.

Kjo praktikë i kontribon gjithnjë e më shumë pohimit se në gazetari transparenca është objektiviteti i ri.

3. Realizmi i shtuar rrit gjasat për shkaktimin e stresit dhe dëmit post-traumatik. 

Në një të ardhme të afërt mund të bëhet normale që me botën virtuale të kemi marrëdhënie të njëjta me ata që aktualisht i kemi me pajisjet tona mobile.

Por, në RV rreziqet që t'i shkaktohet dëm individit janë më të mëdha sepse pjesëmarrësit kanë mundësinë të personalizojnë përvojat e tyre përmes lëvizjeve dhe prekjeve. Vetëm pse gazetarët/et kanë mundësi të lidhin përvojat e këtilla nuk do të thotë se duhet të rrezikojnë të bëjnë dëm potencial.

Llojet e tjera të çështjeve etike

Stephen Ward gazetarinë etike e ka përkufizuar si "përdorimi i përgjegjshëm i lirisë së publikimit; studimi dhe aplikimi i normave duhet të udhëhiqet nga gazetaria përgjegjëse, publike". Çështjet etike, veçanërisht të fotoreporterëve, shpesh janë përqendruar në përdorimin e materialeve të dhunshme, mizore dhe pornografike.

Por, ekzistojnë edhe llojet e tjera të çështjeve etike, siç është çështja e autenticitetit, vërtetësisë, verifikimit dhe privatësisë. Këto janë gjithashtu brenga të arsyetueshme në gazetari.

 

Ocijenite kvalitet članka