A ka ardhur koha që lajmet tekstuale t'i ofrohen publikut në audio format

09.04.2021. / 08:51

Audio artikujt mbase nuk ofrojnë përvojën më të mirë të dëgjimit, por ato ofrojnë atë që është mirë për dëgjuesit.

Audio artikujt përmbajnë një zë (shumë lexues janë ankuar se tingëllon 'metalik'), pa tinguj të jashtëm, pa sfond muzikor dhe xhingla.  Me përshtypjen që lënë, këta artikuj nuk ofrojnë shumë, por u shërbejnë njerëzve që janë të zënë për të lexuar ndërsa dëshirojnë të dini se çka po ndodh atë ditë.

Sjellja e audio versionit të përmbajtjes e cila tash e sa kohë publikohet si tekst solli ndryshime të mëdha në pasqyrën mediale në mbarë botën. Para së gjithash, mediat në këtë mënyrë u kanë mundësuar lexuesve konsum më të lehtë të përmbatjes në lëvizje, në trafik dhe kur përfundimisht largohen nga ekrani.

Siç deklaronin lexuesit në hulumtime, audio lajmet janë bërë pjesë e rutinës ditore derisa i kryejnë punët e planifikuara.

Interesi për audio artikuj ekziston

Në pranverën e vitit 2016, revista digjiale daneze Zetland nisi rubrikën e lajmeve ditore. Këtë projekt e financoi me fushatën crowdfunding me ç'rast ekipi i Zetlandit pyeti publikun se çka duan nga publikimet Një kërkesë përsëritej me ngulm: audio.

Problemi ishte se Zetland nuk grumbulloi mjete për projektin e nisjes së audio lajmeve. "Të gjithë ne vijmë me përvojën e prodhimit të përmbajtjeve tekstuale", tha bashkëthemeluesi Hakon Mosbech. "Kemi menduar se teksti do të ishte medium ideal për transmetimin e asaj që donim të bënim", e kjo është të ofronin përditë ca lajme dhe analiza.

sds

 

Pas disa muaj kërkesash këmbëngulëse të lexuesve, Zetland vendosi të krijonte versionin më të thjeshtë. Reporterët lexonin storiet para mikrofonit. Audio artikulli i parë u publikua në vjeshtën e vitit 2016. "Përshtypja e përdoruesve definitivisht ishte e sikletshme", thotë Mosbech për audio pajisjen e instaluar në uebfaqe.

Por njerëzit dëgjonin.

Nga viti 2017, audio artikujt u bënë praktikë e zakonshme e revistës Zetland, ndërsa reporterët incizonin audiot e çdo lajmi të prodhuar.

Audio u shndërrua në vlerën e domosdoshme të shtuar të të gjitha mediave botërore të cilat kanë pozitë serioze në treg dhe synim për të monetizuar përmbajtjen që prodhojnë. Trendi i abonimit të përmbajtjes digjitale nënkupton t'i ofrosh publikut përvojën e shkëlqyer dhe mundësinë që përmbajtjen ta konsumojnë atëherë dhe ashtu siç atyre u përshtatet, por jo ashtu siç mediumi konsideron se është e leverdishme dhe e mundur.

Një nga shembujt e shkëlqyer të audio përmbatjes madje edhe për ata që nuk janë abonues ofron mediumi Le Monde Diplomatique. Në hyrjen e tekstit ofrohet opsioni i dëgjimit me shënimin e kohëzgjatjes së audios. Nuk keni nevojë të largoheni nga faqja, platforma apo të shkarkoni aplikacionin – kjo është e rëndësishme në epokën e ngopjes me informata.

2

Podkast apo audio

Kur flasim për audio artikujt nuk mendojmë për formën e shkruar për t'u thënë, por nuk mendojmë as për podkast për çka tashmë kemi shkruar në Balkansmedia.org.

Nuk mund të themi ose audio ose podkast ngase bëhet fjalë për përmbajtje krejt të ndryshme, të cilat krijohen në mënyra dhe me qëllime të ndryshme. Nuk duhet harruar se edhe pajisjet për realizimin e tyre dallojnë. Për incizimin e një audio artikulli mjafton mikrofoni dhe aplikacioni që do të incizojë zërin. Nuk ka elemente muzikore, nuk ka montazh të mesazheve të sponsorëve, nuk ka hyrje, vetëm informata që ekziston në formë tekstuale në faqen e mediumit.

Përveç mundësisë së incizimit të audio artikullit, sot ekziston një numër i madh softuerësh të cilët tekstin automatikisht e shndërrojnë në audio. Dikur lexuesit ankoheshin se këto zëra tingëllojnë 'metalikë', dhe se theksohej besimi që tekstin e lexonte roboti. Situata me zhvillimin e zërit çdo ditë është më e mirë, dhe në shumë softuerë mund të zgjedhet zëri mashkullor apo femëror dhe theksi. Problemi i vetëm që ende ekziston është numri i kufizuar i zgjidhjeve që ofrojnë opsionin e leximit në gjuhët ballkanike.

Ndryshe nga audio lajmet, podkasti është lloj i veçantë i përmbatjes që i pëlqen publikut për shkak të mënyrës së relaksuar të qasjes ndaj temave dhe bisedave me mysafirë. Qasja e relaksuar krijon afërsi të publikut me media dhe individë që marrin pjesë në podkast.

Përse publikut t'i ofrojmë audio artikuj

Koha është para.

Sa më shumë kohë që lexuesit kalojnë në uebfaqe dhe sa më shumë përmbajtje që konsumojnë shifrat e analitikave janë më të mira për tërheqjen e reklamuesve.

Nga ana tjetër, mediat që duan t'i ofrojnë publikut përshtypje sa më të mirë, ndjekin mënyrën se si publiku konsumon përmbajtje. Sipas hulumtimit The Spoken Word Audio të cilin e realizuan NPR dhe Edison Research, 45% të të anketuarve thoshin se dëgjonin audio përmbajtje më shumë se para pesë vitesh.

Sipas gjetjeve të hulumtimit, vendin e parë të përmbatjes më të dëgjuar e zënë lajmet me 62%, dhe muzika me 50%.

3

 

Arsyet për rritjen e shpejtë të popullaritetit të audio lajmeve janë: multitasking, më lehtë të dëgjohet se tue lexohet, mund tue lexoni kurdoherë dhe keni më shumë kohë për të dëgjuar se për të lexuar...

 4

Në garën e tregut për publik dhe vëmendje, nuk duhet shpërfillur as ajo pjesë e publikut që ka nevojë për zgjidhje të tjera për t'iu qasur përmbajtjes në internet. Personat e verbër dhe me shikim të dobësuar tekstet i "lexojnë" me ndihmën e softuerëve të cilët përmbajtjen tekstuale e kthejnë në audio. Ofrimi i mënyrës së thjeshtë për konsumin e lajmeve do të ishte një hap drejt mediave më përfshirëse dhe më të qasshme.

Qëllimi është të përmirësohet përshtypja e përdoruesve

Instituti Reuters ka publikuar një raport për konsumin e lajmeve dhe ka zbuluar se përdoruesit e altoparlantave të mençura pothuajse njëzëri kanë shprehur dëshirën të kalojnë më pak kohë përpara ekraneve.

"Të anketuarit ndjehen të ngopur me teknologji dhe informata. Shumë prej tyre tërë ditën në punë e kalojnë para ekraneve apo duke shikuar në telefonin e tyre. Disave u pengon mënyra se si intervistaverneti mund të pengojë dhe të humbë kohë me kërkime pa ndonjë qëllim. Atraktiviteti i pajisjeve zanore është se ato veprojnë ndryshe. Ato ofrojnë informata të fokusuara kur u kërkohet, derisa mungesa e ekranit do të thotë më pak pengesa".

Të përmirësosh përvojën e përdoruesit do të thotë ta bësh përmbajtjen mediale më të lehtë për konsum.

Lexuesit (së paku ata që kanë marrë pjesë në hulumtim), zërin e shohin si mjet të domosdoshëm për bashkëveprim më të thjeshtë dhe qasje në përmbajtje në mënyrë më të natyrshme. Andaj është i rëndësishëm konvertimi i tekstit në të folurit.

Çka e pengon mediumin të investojë në audio

Audio artikujt zgjasin qëndrimin e vizitorëve në uebfaqe. Nëse në vend të një klikimi dhe leximi të një lajmi mund të siguroni më shumë klikime dhe numër më të madh tue "artikujve të dëgjuar" vetëm falë incizimit të audio përmbajtjes "lakuriqe", ia vlen të investohet edhe në një formë të përmbajtjes të cilën mediat ia ofrojnë publikut.

Nëse gjithçka është kaq e thjeshtë, ç'është ajo që e pengon mediumin të investojë në audio lajme?

Sipas hulumtimit të Institutit Reuters, ekzistojnë katë pengesa të mëdha:

  1. Mungesa e resurseve për inovacione.

  2. Mungesa e mënyrës së qartë të monetizimit.

  3. Problemi i gjetjes së lajmeve – shumë audio përmbajtje gjenden në platforma të tjera, dhe jo në uebfaqet e mediave. Mënyra e matjes së konsumit dhe monetizimit të krijimit të përmbatjes është një nga problemet themelore.

  4. Mungesa e të dhënave të cilat do të çonin drejt zhvillimit të mëtejmë.

Ocijenite kvalitet članka