NFT në gazetari: A po rritet çmimi i artikujve dhe a është NFT-ja balonë që do të shpërthejë së shpejti

22.10.2021. / 10:49

A ekziston mënyrë që artikulli medial të përjetojë rritje?

Në botën e teknologjisë blockchain – ekziston.

A është reale që një artikull të shitet për gjysmë milion dollarë?

Në botën e teknologjisë blockchain është reale dhe kjo tashmë ka ndodhur.

Për fat të keq, nuk mund të thuhet se kjo do të bëhet praktikë e vazhdueshme sepse për shitjen e përmbajtjeve mediale për shifra të mëdha ekzistojnë rrethana specifike.

Është shitur lajmi i parë dhe kolumna e parë ndonjëherë në histori, ndërsa në të dyja rastet të ardhurat nga shitja e këtij tekstit shkon për qëllime humanitare.

Ka prej gazetarëve të cilët pyesin se përse NFT-së po i atribohet vlerë aq e madhe nëse e dijmë se imazhet digjitale (e përmbajtja e shitur janë imazhet digjitale të artikullit medial) mund të replikohen lehtë dhe asgjë s'e dallon një replikë nga tjetra?

NFT – ç'është dhe ç'lidhje ka me gazetarinë?

NFT (non fungible token) do të thotë se diçka është unike dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Tokeni i cili mund të zëvendësohet është regjistri digjital, gjegjësisht kodi i cili jeton në librin e përbashkët të emrave, blockchaini konfirmon pjesën digjitale si autentike dhe unike.

Fjala është për një objekt virtual, i cili në fakt është datotekë kompjuterike, mund të shitet me certifikatën e vet.

Lidhja e gazetarisë me NFT-në është bërë e fortë atë moment kur kolumna e një gazetari u shit për 560.000 dollarë. Ta bëjmë të qartë që në fillim – kolumna nuk dallonte nga qindra të tjera që botohen përditë, e mund të gjendet edhe sot për të gjithë lexuesit e New York Timesit. Në mënyrë ekskluzive, pronari i kësaj kolumne të drejtat e veta i ka blerë ndershmërisht, me blockchain. Më saktë, me 350 Ethereumë.

Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i portalit Quartz, Zach Seward ka thënë për Goodstory.io: "Kur flasim për bitcoinin i cili tregtohet si valutë, një bitcoin sikurse monedha prej 1 dollari është i njëjtë si çdo bitcoin apo dollar tjetër. Janë plotësisht të këmbyeshëm. Nuk janë unikë. Por, me tokenët e pakëmbyeshëm (NFT) vlen e kundërta. Çdo zheton është unik. Të gjithë mund të kenë rregulla a obligime kontraktuale të ndryshme, por tokeni im i pakëmbyeshëm është i imi sepse unë i kam çelësat e tij dhe mund të vërtetoj se ai më takon mua dhe askujt tjetër, siç NFT-ja është vetëm e juaja. Ky është koncept mjaft i thjeshtësuar, por kur e kuptoni këtë koncept të thjeshtë hapen shumë mundësi interesante".

Si përdoret NFT-ja në media?

Teknologjia NFT në media ende përdoret si diçka eksperimentale. Praktika ende nuk ka treguar mënyrat më të mira të përdorimit të teknologjisë blockchain në media.

Për tani, ekzistojnë shembuj të shitjes së datotekave mediale të cilat janë më shumë pasqyrim i prestigjit sesa i modeleve të mira të biznesit medial.

Portali Quarz në tekstin e tij thotë se në auksion, pronari i galerisë artistike të specializuar për NFT i ka paguar portalit Quarz 1 Ethereum (1800 dollarë) për artikullin e parë i cili shitej si NFT.  Të ardhurat nga shitja iu dha si bursë Lauren Brownit në Shoqatën Ndërkombëtare për Mediat Femërore e cila mbështet gazetarët nga mjedise të papërfaqësuara.

Autorët e tekstit, Samanth Subramanian e David Yanofsky, thanë se ky eksperiment i portalit Quartz ka kushtuar rreth 250 dollarë për realizimin e këtij transaksioni. Këtu hynte "kompensimi" prej 200 dollarë në momentin e klasifikimit, pagesa për "farkimit" e NFT-së në blockchain, si dhe kompensimi prej 50 dollarë për bartjen e pronësisë së tokenit te Zonted.

Edhe një shembull i shitjes së artikullit medial në teknologjinë NFT e krijoi në mënyrë eksperimentale gazetari i New York Timesit, Kevin Roose. Vendosi që kolumnën e tij ta shndërronte në NFT dhe ta fuste në auksion, dhe të gjitha të hyrat do t'i shkonin organizatës bamirësi Neediest Cases Fund të The New York Timesit.

Çmimi fillestar i kolumnës në teknologjinë NFT ishte 0,5 Etheneumë, që është baraz me 800 dollarë. Autori i kolumnës tha se nuk priste të merrte çmim të lartë.

Auksioni u krye me ofertën fituese prej 350 Euthereumë, apo rreth 560.000 dollarë.

Kevin Roose në tekstin e tij pyeti veten: "Pse do të harxhonte dikush çmimin e një Lamborghini superior për imazhet e fjalëve të mia"? Përndryshe, NFT-ja ishte vetëm nënshkrim kriptografik i lidhur me imazhin e kolumnës të cilën gjithkush mund ta lexonte në uebfaqe të The Timesit, edhe pse me disa bonus lehtësi".

Duke u nisur nga praktika e deritanishme, teknologjia NFT nuk solli ndryshime revolucionare për të paguar përmbajtje e as mundësi të reja për monetizim për mediat të cilat tash e një kohë përpëliten me pagesën e përmbajtjes. Në shumë raste, blerja e artikujve lidhet me aktivitetet bamirëse, ndërsa ndihmon edhe fakti se "të parët globalisht" blenë tekst apo kolumnë në këtë formë.

Roose, autori i kolumnës e cila u shit për 560.000 iu falënderua blerësit, @3fmusic, ndërsa ai iu përgjigj me një mesazh privat: "Tash e një kohë ne merremi me art dhe muzikë. Ekipi ynë menaxherial gjithmonë është në bashkëpunim me këshilltarë të arsimuar e me përvojë të cilët besojnë se duhet të rritemi me lëvizjet teknologjike që na ndihmojnë jo vetëm në promovimin e punës sonë por edhe në mbështetjen për artistët dhe në tregun me vepra arti. Andaj, kemi vendosur me krenari të ndajmë mjaft mjete dhe të investojmë në NFT si pionierë të kësaj industrie".

Çfarë janë mundësitë e aplikimit të teknologjisë NFT në gazetari?

Ende nuk mund të themi, në bazë të disa shembujve, se çmimi i punës së gazetarit po rritet përnjëherë. Këto janë përjashtime, e nuk duhet anashkaluar as brendet mediale të cilat qëndrojnë prapa gazetarëve që janë autorët e teksteve të shitura. Do të ishte interesante të shihnim rezultatin e shitjes së NFT-së së ndonjë portali lokal.

Siç thonë skeptikët, kur bëhet fjalë për aplikimin e NFT-së në gazetari, fakti se dikush ka blerë përmbajtje mediale për NFT nuk do të thotë se ka të drejta të posaçme. Kjo vetëm nënkupton se blerësi përdor blochchain.

Themeluesi i Nieman Journalism Lab-it në Harward, Joshua Benton ka krahasuar tregun e NFT-së të pasur me para të gatshme me luftën të cilën organizatat mediale po e zhvillojnë shpesh për të tërhequr e ruajtur abonues:

"Por, pavarësisht absurditetit të kësaj shitjeje, dhe çmimit përfundimtar, kjo na sjell ndërmend: Vlera e lajmit si produkt rrallëherë përputhet me atë që tregu do të paguajë për të. Miqtë tanë të ri, n00bmindi, jarzodi dhe zontedi (emrat e përdoruesve të atyre që kanë blerë NFT) shihet se janë të gatshëm të paguajnë para të mira për imazhin e lajmeve. Por, ç't'u bëjmë ankesave se kanë hasur në abonim prej 10 dollarësh në muaj sepse kanë klikuar ndonjë link në Twitter?"

Ocijenite kvalitet članka