SEO-ja në gazetari: E keqja e domosdoshme nga e cila mbijetojnë mediat apo qasje strategjike karshi nevojave të publikut

05.11.2021. / 09:33

Lexuesit e ri = fitimi i parave. Ky gjithmonë ka qenë realiteti i gazetarisë.

SEO-ja është mënyrë efikase mu për këtë – tërheqjen e publikut.

Kur thuani: "për ne nuk ka rëndësi optimizimi SEO i mediumit", kjo është si të thuani: "për ne nuk ka rëndësi shitja, sepse ne punojmë nga dashuria".

Çka paraqet SEO-ja në gazetari

SEO-ja është një varg strategjish për optimizimin e faqes, me qëllim të përmirësimit të pozicionimit të saj brenda rezultateve organike të makinës së kërkimit. Pavarësisht se a bëhet fjalë për faqen e bankës apo të ndonjë mediumi, qëllimi është gjithnjë i njëjtë: pozicioni sa më i mirë organik i cili do të sjellë më shumë vizita në faqe.

Strategjisë të cilat përdoren në optimizimin SEO gjithashtu janë të njëjta. Nuk mund të vlejë për mediat e të përjashtojë plotësisht industritë e tjera. Është thelbësore të zgjedhet qasja e cila i përshtatet mënyrës suaj të punës dhe qëllimeve që doni të realizoni duke përdorur SEO-në.

Studimet të cilat trajtojnë marrëdhëniet mes SEO-së dhe mediave konfirmojnë se mund të bëhet shumë më tepër për të përmirësuar përputhshmërinë mes rutinave mediale dhe rutinave të SEO-së. Është bërë praktikë e shpeshtë të sillen ekspertë të SEO-së në redaksi, por nevoja për kërkimin e lidhjes optimale mes gazetarisë më të mirë dhe praktikave më të mira SEO ende bën presion dhe përplas këto dy botëra.

SEO-ja në redaksi: pengesë mes gazetarëve dhe nevojave të tregut

Nuk është sekret se ekziston mosdurim i hapur mes gazetarëve dhe redaktorëve "të shkollës së vjetër" dhe specialistëve të SEO-së. Grupi i parë është përjashtues sa i përket aplikimit të AP-së apo stilit Chicago dhe aplikimit të rregullave në shkrimin e lajmeve; grupi tjetër dëshiron pozicione më të larta në makina kërkimi, e kjo kërkon që stili primar i shkrimit të përmbajtjes të jetë stili Google (siç e quajnë me përçmim optimizimin SEO).

Ndërsa gazetaria po e humb dalëngadalë shtypin dhe gati tërësisht po kalon në profesionin i cili bazohet në internet, tërheqja e qarkullimit në faqen e mediumit bëhet më se e domosdoshme. Në një artikull për Online Journalism Review në të cilin që në vitin 2012 diskutohej për optimizimin SEO dhe domethënien e tij për gazetarinë, shkrimtari Robert Niles thoshte:

"SEO-ja do t'ju ndihmojë të tërhiqni lexues të ri në internet.  Stili AP nuk do ta bëjë këtë. Nëse ju duhen lexues të ri për të fituar para, atëherë SEO-ja do t'ju ndihmojë më shumë sesa stili AP. Kaq. Sot ky është vetëm realiteti i publikimit online. Mund të përshtateni dhe të pajtoheni, apo t'i shtrëngoni grushtat dhe të rezistoni".

SEO-ja në gazetari është pengesë sepse disa taktika SEO merren si praktika e vetme e cila aplikohet në media. Njëra prej tyre është ajo e titujve clickbait

Hulumtimi i realizuar në Turqi ka treguar se gazetarët konsiderojnë se praktika e gazetarisë e orientuar në Google është e domosdoshme për të mbijetuar në botën digjitale, përkundër problemeve etike të cilat ajo ka krijuar apo mund të krijojë.

Sipas gjetjeve të këtij hulumtimi, në botën e mediave digjitale klikimet ende janë kushti i parë për marrjen e reklamave. Gazetarët/et të cilët morën pjesë në hulumtimin e aplikimit të optimizimit SEO në mediat turke konsideronin se brengat rreth reklamimit dhe shprehitë e konsumit të lajmeve i shtyjnë mediat të përdorin optimizimin SEO dhe "Google gazetarinë". Një prej gazetarëve i përshkruante lajmet SEO si "e keqe e domosdoshme".

Sipas këtij hulumtimi, "e keqja e domosdoshme" bën edhe përsëritjen e fjalëve kyç në tekstin e lajmit që ai të jetë më i dukshëm në Google. Ajo që edukimi i pamjaftueshëm i gazetarëve ka anashkaluar në këtë pohim është se përdorimi i tepërt i fjalëve kyç ka një emër – keyword staffing, dhe konsiderohet si praktikë negative të cilën Googlei e ndëshkon.

Prapa këtyre pretendimeve nuk fshihen njohuritë për ndikimin e optimizimit SEO në gazetari, por mungesa e tërësishme e qasjes strategjike karshi optimizimit SEO në gazetari dhe mungesa e edukimit të gazetarëve të cilët nga shtypi kanë kaluar në mediat digital-first dhe kanë kuptuar se fjalët kyç po i kufizojnë në shkrim.

A duhet që trendet e kërkimit të përcaktojnë se ç'duhet të shkruajnë gazetarët?

Claudio E. Cabrera, specialist i SEO-së de zëvendësdrejtor që merret me orientimin e qarkullimit cilësor nga makinat e kërkimit në revistën The Times, në një artikull në The New York Times foli për teknologjinë që ai përdor në punë.

"Definitivisht besoj se kërkimi është i rëndësishëm dhe diçka që duhet ta kuptojmë mirë – por kjo nuk është gjithçka.

Veglat digjitale që gazetarët përdorin rregullisht për të gjetur lajme, si Dataminr dhe Google Trends, nuk mund të zëvendësojnë raportimin medial dhe metodat e tjera tradicionale që sjellin storie – ato mund të bëhen tema aktuale ose nxitëse të trafikut si në makinat e kërkimit ashtu edhe në rrjetet sociale.

Por SEO-ja mund të na informojë për atë që njerëzve u intereson më shumë në një kohë të caktuar, si në afat të shkurtë ashtu edhe në atë të gjatë. Pra, nëse ka ndonjë lajm urgjent, ju mund të kuptoni menjëherë se ç'kërkojnë njerëzit në lidhje me të dhe si dëshironi ta fusni atë në mbulimin tuaj.

Statistikat që mund të nxjerrim nga veglat e tilla si Google AdWords dhe SEMrush mund t'u ndihmojnë gazetarëve të vendosin se cilat fusha do të duhej të eksploroheshin më shumë. Në fund, kërkimi duhet të jetë pjesë e procesit gazetaror, por nuk duhet të nisë gjithçka”.

Optimizimi SEO nuk fillon me fjalë kyç, por me qëllimin e publikut i cili me ndihmën e fjalës kyç përpiqet të gjejë informatën që i nevojitet në atë moment.

Se a është optimizimi SEO për median një e keqe e domosdoshme apo zhvillim strategjik i biznesit tregohet më së miri nga çmimi që mediumi është i gatshëm të paguajë. SEO-ja është një investim afatgjatë që nuk mund të sjellë rezultate të shpejta. Nëse kërkoni rabat, e keqja e domosdoshme ka çmim.

Ocijenite kvalitet članka