SEO për gazetarët

30.03.2020. / 10:20

A keni provuar ndonjëherë që në bazë të disa fjalëve të shkruara në makinën e kërkimit të gjeni përmbajtje të caktuar, e pikërisht ajo përmbajtje që njëherë keni gjetur tani nuk gjendet në makinën e kërkimit?

Nuk i keni shkruar fjalët gabimisht.

Problemi është te fjalët kyçe që ju i përdorni, problemi është se faqja të cilën provoni ta gjeni nuk është e optimizuar për makinat e kërkimit.

Çka është SEO?

Search engine optimisation apo optimizimi i makinës së kërkimit është proces me të cilin avancohet pozicionin organik (i papaguar) i përmbajtjes në një makinë të kërkimit. Sa më e lartë të jetë pozita, aq më shumë njerëz do ta shohin.

seo1

Optimizimi bëhet për shumë makina: Bing, Yahoo, Yandex, Google. Në vendet tona shumica përdor makinën Google, andaj në këtë tekst do të flasim për optimizimin e makinës Google.

Pse është i rëndësishëm SEO?

SEO është i rëndësishëm sepse tri rezultatet e para organike shënojnë rreth 70% qarkullim. 

SEO për gazetarët është i rëndësishëm sepse:

  • është edhe një mënyrë përmes së cilës lexuesit vijnë deri te përmbajtja juaj
  • krijoni autoritet të medias suaj sepse shfaqeni në mesin e rezultateve për tema relevante të cilat i kërkojnë lexuesit
  • tekstit ia zgjat jetëgjatësinë sepse edhe pas disa vitesh lexuesit përmes makinës së kërkimit mund ta gjejnë tekstit derisa media nuk ka nevojë të bëjë investime shtesë.

Për lexuesit është i rëndësishëm sepse:

  • thjesht dhe shpejt mund të vijnë deri te përmbajtja cilësore kur ajo u nevojitet.

Cilat janë kriteret për pozicionim në Google?

Përgjegjen e kësaj pyetjeje nuk e din askush në tërësi.

Çdo vit ndodhin 500 deri në 600 ndryshime të algoritmit të Google-it. Për pozicionim të përmbajtjes në makinë, Google merr parasysh rreth 200 parametra. E kjo do të thotë se çdo tekst i juaj i publikuar në media online kalon nëpër 200 filtra të Google-it derisa të shfaqet në një pozitë të caktuar. Se në cilën pozitë do të jetë teksti varet nga cilësia e tekstit, nga ajo nëse uebfaqja e medias është e optimizuar për makinat kërkimore, pastaj varet nga konkurenca juaj. 

Njëri prej kritereve të rëndësishme të cilin e ka konfirmuar edhe makina Google është relevanca e përmbajtjes për lexuesit. Nëse uebfaqja përmban fjalë të njëjta kyçe si pyetja me të cilën bëhet kërkimi, ky është sinjali kryesor se informacionet janë relevante. Nëse ato fjalë kyçe shfaqen në uebfaqe, në tituj apo brenda tekstit, gjasat janë edhe më të mëdha se informacionet janë relevante.

Përmbajtja përkatëse është gjithashtu e dobishme për lexuesin. Nëse lexuesi me ndihmën e fjalëve kyçe arrin deri te përmbajtja juaj dhe nuk largohet nga aty, kjo do të thotë:

  • se përmbajtja u përgjigjet pyetjeve themelore të cilat i interesojnë lexuesit
  • se përmbajtja është interesante
  • se përmbajtja sjell vlera apo zgjidhje të problemeve të cilat i kërkon lexuesi.

Përveç rëndësisë dhe dobisë, përmbajtja cilësore dhe e dobishme është e lehtë për t'u gjetur. Çfarë dobie ka teksti i përsosur nëse askush nuk ka dëgjuar për të. 

Në praktikë, kjo duket kështu:

Kur në Google shkruani shprehjen "virusi në word", rezultatet duken kështu siç shihet në foton në vijim. 

seo2
 
Po shohim se rezultati i dytë i kërkimit është teksti: "Nga erdhi virusi në Word dhe si të kontrolloni nëse dokumentet janë të infektuara me virus" i cili së fundmi është publikuar në Balkanmedia.org. 

Kur klikoni në këtë link, do të shihni përse ky tekst tash e disa ditë shfaqet në pozitën e dytë.
Për t'ju ndihmuar, po ju përmendim disa elemente: 

  1. Titulli i tekstit përmban fjalen themelore kyçe
    seo3
  2. Teksti ka fotografinë ballore e cila tërheq vëmendjen e lexuesit
  3. Nëntitujt e tekstit gjithashtu përmbajnë fjalën themelore kyçe
  4. Teksti përmban disa nëntituj dhe pika, dhe kështu është më i lehtë për t'u skenuar
    seo4
  5. Teksti jep përgjigje të cilat i kërkon lexuesi.
    seo5

Si të optimizoni uebfaqen për makinat e kërkimit?

Ekzistojnë dy mënyra për të optimizuar uebfaqen tuaj për makinat e kërkimit: on-page SEO dhe off-page SEO.

On-page SEO do të thotë se gazetari i din rregullat themelore të optimizimit dhe i aplikon ato në çdo seksion të përmbajtjes në uebfaqe. Fjalët kyçe, ALT tag, title tag, linkët e brendshëm dhe të jashtëm, përshkrimet e fotografive... Çdo element që publikohet është përmbajtje (jo vetëm teksti), derisa optimizimi është i nevojshëm që Google "të shohë" se për çka bëhet fjalë.  

On-page SEO në masë të madhe varet nga shkathtësitë e gazetarëve për të optimizuar çdo tekst i cili botohet.

Off-page SEO do të thotë se uebfaqet e tjera e lidhin uebfaqen tuaj në përmbajtjen e tyre. Këtë lloj të optimizimit nuk mund ta kontrolloni, por nëse keni përmbajtje cilësore dhe interesante, keni edhe mundësi për off-page SEO. Optimizimi off-page është sinjal për makinën Google se përmbajtja juaj është cilësore, e dobishme dhe falë kësaj do të pozicionohet më mirë në makinën e kërkimit.

Mediat online, redaktorët dhe gazetarët çdo ditë përpiqen të tërheqin sa më shumë lexues në portalet e tyre. Nga ana tjetër, lexuesit kërkojnë informacione të reja dhe të besueshme. Ura mes përmbajtjes dhe lexuesit është SEO.

Optimizimi për makinat e kërkimit mund të sjellë rezultate afatgjata dhe të shkëlqyera, por kjo merr kohë. Andaj, SEO është investim afatgjatë. Nëse bëni gjithçka siç duhet, e megjithatë nuk keni rezultate, mos u dëshpëroni. Rezultatet do të vijnë. E rëndësishme është që rezultatet SEO zgjasin me muaj, e madje edhe me vite me kusht që të mos bëni ndryshime të mëdha e të dallueshme (ridizajni, ndryshimet e CMS-së) në uebfaqe.

Ocijenite kvalitet članka