SEO për media: 4 mënyra për ta optimizuar uebfaqen

19.06.2020. / 09:11

Search engine optimisation apo optimizimi për makina kërkimi është e rëndësishme për të gjithë ata që publikojnë përmbajtje sepse me të avancohet pa pagesë pozicioni i përmbajtjes në makina kërkimi

Krahas presionit ditor ndaj redaksive dhe të gjithë gazetarëve që të punojnë me kohë dhe të jenë më të shpejtë se të gjithë, ndryshimet e algoritmeve të Google-it e bëjnë këtë presion edhe më të madh.

Si punon makina Google dhe mediat për lexuesit e lajmeve?

Kur lexuesi e shkruan shprehjen e dëshiruar në makinë, rezultatet nxjerrin përmbajtjet më relevante, e mediumi e ka për detyrë që përmbajtjen e vet ta bëjë të qasshme. Duhet ditur se përmbajtja duhet të jetë relevante për lexuesit, por edhe për algoritmin i cili e pozicionon atë përmbajtje në makinë.

Algoritmi nuk është njeri. Nuk e kupton përmbajtjen si njerëzit, prandaj nevojitet SEO, që përmbajtjen ta bëjë të kuptueshme për "merimangat".

Si duket SEO për mediat boshnjake

Në makinë kam shkruar një nga nocionet për të cilat muajve të fundit ka interesim të madh të publikut sepse ndikon në të gjitha aspektet e jetës së qytetarit në këtë vend – korona në BeH.

Parametrat që ndikojnë në kërkim:

  • Lokacioni im – unë jam në BeH (Google gjithmonë i jep përparësi lokales)
  • Historiku i kërkimeve të mia – më duhet të theksoj se unë kryesisht lexoj portale të mediave në BeH, nëse lexoj ndonjë portal nga Kroacia, ato nuk janë këto që po i shihni në fotografi.

Nga rezultatet e kërkimit në Google, vetëm njëri është nga portalet boshnjake, derisa pozicionet e tjera i kanë zënë mediat nga Kroacia. Më interesantja është se disa tekste janë huazuar nga mediat boshnjake. 

Foto: Google prt scr 16. 6. 2020.
Foto: Google prt scr 16. 6. 2020.

S'ka dyshim se përmbajtjet që i ka ofruar Google janë relevante për mua sepse bëhet fjalë për lajme lokale.

Pse Google nuk më ka ofruar lajmet e burimit të parë të informacionit, në këtë rast mediat vendore? 
Ngase portalet vendore nuk investojnë në SEO apo nuk investojnë sa duhet në SEO dhe prandaj nuk janë të dukshëm në makina kërkimi.

Si të optimizoni portalin e lajmeve

Portalet shpesh kanë sasi të madhe përmbajtjesh.

Shpeshherë aq shumë saqë faqja nuk mund të menaxhojë me optimizime individuale. Disa nga mediat më të mëdha botërore çdo ditë botojnë me qindra përmbajtje të ndryshme. Mediat lokale kanë më pak publikime, por edhe redaksi më të vogla. Andaj presioni ndaj gazetarëve është shumë i madh.

Foto: The Atlantic
Foto: The Atlantic

Optimizimi i portaleve të lajmeve për makina kërkimi mu për shkak të numrit të publikimeve dhe për shkak të rritjes së vazhdueshme të mediave është detyrë e vështirë. 

Për ta optimizuar uebfaqen e mediave nevojitet:

Arkitektura e saktë e informacionit të uebfaqes

Sipas fjalëve të Peter Moreville-it, Arkitektura e informacionit është arkitektura e të kuptuarit. "U ndihmon përdoruesve të kuptojnë se ku gjenden, çka kanë gjetur, çka mund të presin dhe çka ndodh".

Për mediat që mbulojnë një numër të madh temash me sasi të madhe përmbajtjesh, "shpjegimi" preciz lexuesve dhe algoritmit të Google-it se ku gjenden dhe çka mund të gjendet aty paraqet themelin e optimizimit të uebfaqes së mediave.

Arkitektura e mirë e informacionit i ndihmon Google-it:

  • të kuptojë strukturën e uebfaqes
  • të kuptojë se cilat janë temat që i mbuloni me përmbajtjen tuaj
  • të zbulojë dhe të indeksojë përmbajtjen.

Arkitekturën e informacionit të faqes e krijojmë në kategori, nënkategori dhe shënjime (tags). Me rastin e krijimit të kategorive dhe nënkategorive duhet ditur se si lexuesi i mediumit tuaj kërkon informacione dhe përmbajtje. 

Pikënisja nuk duhet të jetë lloji i përmbajtjes që e publikon mediumi. Këtu bazoheni në logjikën e atyre për të cilët krijoni përmbajtjen, e jo në logjikën e punës suaj.

Për të ilustruar arkitekturën e informacionit të mediave që mund të shpjegojë rezultatet e kërkimit që i përmenda më parë shikoni fotot në vijim. 

Foto_ prt scr 24sata.hr
Foto_ prt scr 24sata.hr

Kategoritë dhe nënkategoritë krijohen sipas logjikës së lexuesit kur ai kërkon një lloj të caktuar informacionesh. Meqë gjithçka është e qartë dhe precize, këto aspekte Google i ka shpërblyer me pozicion të lartë në makinën e kërkimit.

Ndryshe nga portali 24sata.hr, Oslobodjenje.ba ka përdorur logjikë krejt tjetër. Andaj, as kategoria të cilën e kemi kërkuar (korona në BeH) nuk është në mesin e rezultateve të kërkimit. Në aspektin e lokacionit përmbajtja është vendosur saktë (sipas kantoneve), por lexuesve kjo nuk u sjell dobi sepse përmbajtja nuk kërkohet sipas emrit të kantonit, por sipas ngjarjes e cila na intereson. 

Foto: prt sct Oslobodjenje.ba
Foto: prt sct Oslobodjenje.ba

Përveç kategorive dhe tagëve, struktura e linkimit të brendshëm është një tjetër teknikë e cila mund ta përmirësojë përjetimin e përdoruesve, ta zvogëlojë shkallën e largimit nga uebfaqja dhe t'i lidhë përmbajtjet brenda uebfaqes. 

Shpejtësia e hapjes së uebfaqes

Shpejtësia e hapjes së uebfaqes është një nga faktorët kryesorë të rangimit, e këtë e ka konfirmuar edhe Google.

Pavarësisht se a bëhet fjalë për versionin desktop apo atë celular, shpejtësia e hapjes së faqes është aspekti rreth të cilit duhet të punoni çdo ditë. 

Përveç numrit të madh të teksteve dhe multimedias që publikohen, uebfaqja mund të ngadalësohet edhe për shkak të:

  • numrit të madh të reklamave
  • numrit të madh të pixel-ëve që shtohen për retargeting
  • hosting-ut të keq
  • numrit të madh të datotekave në uebfaqe
  • mediave të instaluara (embedded media)
  • fotografive dhe videove tejet të mëdha

Ta përshpejtosh uebfaqen do të thotë të gjesh zgjidhjet më të mira të mundshme për përdorimin optimal të të gjitha elementeve të nevojshme për funksionimin e mediumit, por jo edhe në dëm të shpejtësisë së hapjes së faqes.

Si të kontrolloni shpejtësinë e uebfaqes?

Ekzistojnë disa vegla të besueshme dhe pa pagesë për kontrollimin e shpejtësisë së hapjes së uebfaqes. 

PageSpeed Insights – analizon faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në shpejtësinë e faqes për desktop dhe celular.

Web Page Test - me ndihmën e kësaj vegle mund të zgjedhni vendin nga i cili dëshironi ta hapni uebfaqen. Kështu mund ta optimizoni shpejtësinë e faqes për pajisje apo lokacione të ndryshme.

GT metrix – përveç analizës, vegla ofron edhe rezultate në grafikonë me rekomandime të shkurta se çka mund të përmirësohet.

d 
Versioni celular i uebfaqes (mobile first)

Gjithnjë e më shumë njerëz në internet hyjnë me telefona celularë, dhe kjo statistikë është në rritje e sipër. 

dsa

Mu për shkak të këtyre trendeve, në vitin 2016 Google ka sjellë indeksimin mobile-first. Ky ndryshim i mënyrës së indeksimit do të thotë se së pari indeksohet versioni celular e pastaj ai për desktop. 

Për mediat, kjo do të thotë se faqja duhet të jetë e përgjigjshme, gjegjësisht se përmbajtja duhet t'u përshtatet pajisjeve dhe ekraneve të ndryshme dhe të ofrojë cilësi të multimedias.

Shpejtësia e indeksimit

Indeksimi është një nga faktorët kryesorë të SEO-së. Për çdo medium, shpejtësia e indeksimit ka rëndësi sepse nëse lajmi indeksohet pas dy dite interesim me siguri nuk do të ketë më. Rezultati në Google mund të shfaqet, por "lajmet bajate" nuk lexohen.

Te shpejtësia e indeksimit ndikojnë disa faktorë SEO:

  • shpejtësia e uebfaqes
  • cilësia e hosting-ut
  • XML sitemap
  • gabimet në uebfaqe

Si ta "bindni" Google-in të kontrollojë dhe të indeksojë më shpejtë portalet e mediave?

  1. Largoni gabimet nga uebfaqja
  2. Rifreskoni XML sitemap-in kur publikoni tekst të ri
  3. Mos krijoni hartë të re XML për çdo lajm të ri

Nëse Googlebot me çdo crawl dhe me çdo indeksim gjen përmbajtje të re në uebfaqen tuaj, ai do të vijë më shpesh. 

Rëndësia e SEO-së për media në BeH

SEO apo optimizimi për makina të kërkimit nuk është (vetëm) vendim i gazetarit që punën e vet ta bëjë sipas rregullave të optimizimit. 

SEO është vendim afarist i menaxhmentit dhe i udhëheqësisë.

Nëse si biznes nuk keni siguruar që produkti (informacioni) juaj t'i tërheqë lexuesit tuaj, për këtë do të kujdesen medait nga rajoni. Këtë e kemi parë në fillim të tekstit.

Problem mund të jetë vetëm fakti se krijimin e përmbajtjes e keni paguar ju. 
 

Ocijenite kvalitet članka