Ftesë për Webinar 2.0: Siguria digjitale e gazetarëve dhe mbrojtja gjatë punës nga shtëpia

17.11.2020. / 09:59
Share
Poziv na Webinar 2.0: Digitalna sigurnost novinara/ki i zaštita tokom rada od kuće
Poziv na Webinar 2.0: Digitalna sigurnost novinara/ki i zaštita tokom rada od kuće
Poziv na Webinar 2.0: Digitalna sigurnost novinara/ki i zaštita tokom rada od kuće

Këtë javë po vazhdojmë me webinare për sigurinë digjitale të gazetarëve. Këtë të enjte me fillim në orën 15:00 po vazhdojmë me eksperten e IT-së nga USAID BMAP, Marija Herceg, e cila do të flas më hollësisht për kujdesin që duhet t'i japim sigurisë digjitale të gazetarëve, si dhe për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për mbrojtje më të mirë.

Në webinarin e parë, për katërdhjetë minuta Marija ka shpalosur forma të ndryshme të sulmeve digjitale, nga ransomware, phishing e deri te metodat më komplekse të sulmeve. Në këtë link mund të shikoni tërë webinarin.

Në webinarin e dytë, Marija do t'ju shpalosë më hollësisht metodologjinë SAFETAG, do të flasë për politikat e sigurisë brenda redaksive dhe procesin e mbrojtjes gjatë punës nga shtëpia.

Regjistrohuni në webinar duke plotësuar këtë formular që të mund të merrni pjesë drejtpërdrejt në bisedë. Gjuha e webinarit do të jetë BHSCG, dhe do të ketë përkthim simultan në shqip dhe maqedonisht. Webinarin gjithashtu do të mund ta ndiqni në kanalin Youtube dhe Facebook të Balkansmedia.org, por për shkak të kufizimit të transmetimit direkt nuk do të mund të keni përkthim, andaj ju sugjerojmë të kyçeni përmes linkut në Zoom nëse keni nevojë për përkthim. Nëse nuk arrini të merrni pjesë në bisedë në këtë datë, pas webinarit videoja do të jetë në dispozicon në tri gjuhë.

Ocijenite kvalitet članka