AdavisS: Servis për media me data vizualizimet e krijuara

25.05.2021. / 10:17

Pandemia na ka dëshmuar se të dhënat janë faktor tejet i rëndësishëm për raportim medial. Posedimi i njohurive dhe shkathtësive për të kuptuar e për të analizuar më mirë të dhënat, si dhe për t'i vizualizuar ato është tejet i rëndësishëm dhe i nevojshëm në sferën e data gazetarisë.

Grupimi i informatave ndodh vazhdimisht, derisa me zhvillimin teknologjik dhe paraqitjen e internetit të dhënat janë rritur tej mase. Gazetarët/et përballen me shumë informata të cilat duhet t'i përpunojnë e t'i interpretojnë me shumë kujdes, dhe për këtë u nevojiten shkathtësi dhe vegla të posaçme për t'i shfrytëzuar sa më lehtë ato të dhëna. Fuqia e data gazetarisë është e madhe, sepse statistikat e të dhënave ofrojnë numër të madh rrëfimesh të patreguara.

Idetë inovative në fushën e data gazetarisë

Para gjysmë viti u mbajt edicioni i tretë i USAID BMAP Media Innovation Lab ku garuan gjashtë ekipe me ide inovative e kreative me fokus te pandemia. Njëra nga idetë fituese kishte të bënte me krijimin e një platforme online me vizualizimin e avancuaar të të dhënave duke shfrytëzuar data gazetarinë.

Nga ideja fillesare e derit e realizimi kaluan disa muaj dhe sot në tërë shkëlqimin e tij mund ta përdorni këtë servis në raportimin tuaj të përditshëm.

Servisi quhet AdavisS, dhe ka për qëllim t'i ndihmojë raportimit profesional përmes të dhënave në rajonin tonë. Siç tregojnë në përshkrim, servisi ofron inovacionin teknik i cili do të rrisë të kuptuarit e të dhënave të shpalosura.

"Duam të rrisim shkallën kur flasim për raportimin profesional dhe me këtë rast mediave duam t'u japim një vegël për raportim etik. Ne tregojmë të dhëna të sakta, ofrojmë përmbajtje inovative dhe përdorim skenare nga jeta të cilat do t'ju nxisin të shtroni pyetje" – thuhet në përshkrimin e këtij servisi.

Servisi ofron infografika, grafikonë dhe vizualizime të tjera të llojllojshme të cilat janë krijuar që gazetarët/et t'i shfrytëzojnë me lehtësi dhe t'i inkuadrojnë brenda artikujve të tyre.

Çka është AdavisS dhe si mund ta shfrytëzojnë mediat

Biseduam me njërin nga krijuesit e këtij servisi, Ermin Sočo, i cili na tregoi më shumë lidhur me pamjen e servisit dhe mënyrat se si këtë servis mund ta shfrytëzojnë gazetarët/et në mediat e tyre.

Balkansmedia: Para gjysmë viti pas përfundimit të Media Innovation Labit, platforma juaj inovative për vizualizim të avancuar AdavisS është online në masë të madhe. A mund të kthehemi pak prapa dhe të na tregoni se si keni ardhur deri te ideja për krijimin e një platforme të këtillë – nga lindi nevoja?

Ermin Sočo: Vetë ideja lindi para Media Innovation Labit pas një bisede relaksuese dhe joobligative miqësore – se si do të ishte interesante të krijohej një lloj servisi për vizualizimin e të dhënave. Thjesht të gjithë ishim pak të nervozuar me përpunimin e dobët të të dhënave dhe shpjegimet e komplikuara statistikore në atë periudhë të pandemisë.

Balkansmedia: Si funksionon platofma juaj, çka ofron ajo dhe si i mundësohet qasja komunitetit të gjerë, sidomos mediave të cilave u dedikohet fillimisht?

Ermin Sočo: AdavisS aktualisht si njëfarë blog servisi ofron vizualizime periodike duke shtjelluar pikësëpari pandeminë Covid-19. Mediat online mund të shkarkojnë falas vizualizimet dhe në bazë të tyre të krijojnë storiet e tyre apo t'i përdorin si shtojcë të teksteve të tyre. Vizualizimet thjesht mund të embedohen në përmbajtjen e portalit me disa mënyra të ofruara. 

Balkansmedia: Cilat janë kriteret që ju i ndiqni kur zgjedhni temat të cilat do t'i paraqitni vizuazlisht dhe t'u ofroni përdoruesve?

Ermin Sočo: Screeningu i mediave tash është kriteri i vetëm, aktualiteti i temave që shtjellohen nga mediat, natyrisht ende së pari lidhet me pandeminë, ndërsa në të ardhmen do të prekim temat si mbrojtja e mjedisit, ekonomia, etj... Mediat gjithashtu mund të paraqiten me idetë për vizualizim, dhe do të ishim tejet të kënaqur nëse kjo formë e komunikimit përmirësohet në të ardhmen.

Balkansmedia: Si vini deri te të dhënat, si i verifikoni ato (fact-checking) dhe si duket procesi i punës së vizualizimit të atyre të dhënave?

Ermin Sočo: Aktualisht kryesisht përdorim të dhënat zyrtare në dispozicon të cilat pastaj i vizualizojmë që të jenë të thjeshta për t'u kuptuar nga publiku i gjerë. Qëllimi parësor i yni është të kuptuarit e të dhënave e pastaj estetika e vizualizimit.

Balkansmedia: Në ç'mënyrë mund t'i qasen mediat përmbajtjes suaj, a është ajo falas, gjegjësisht cilat janë kushtet e shfrytëzimit të përmbajtjes suaj, dhe si mund t'ju kontaktojnë përdoruesit e ardhshëm?

Ermin Sočo: Krejt çka duhet të bëjë përdoruesi është të regjistrohet falas në adaviss.com. Në rast të pyetjeve apo ideve rreth vizualizimit apo bashkëpunimit mund të na drejtohen në adaviss@adaviss.com. Gjithsesi do të kemi kënaqësinë t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve potenciale.

Balkansmedia: Edhe pse rishtazi e keni nisur platofmën, a ka media që tashmë përdorin vizualizimet tuaja, dhe a keni ndonjë mesazh për mediat kur bëhet fjalë për kontaktimin dhe shfrytëzimin e vizualizimeve tuaja?

Ermin Sočo: Disa nga portalet boshnjake tashmë janë përdorues standardë të përmbajtjes sonë. Për të tjerët që nuk janë pjesë e jona mbase është më mirë të shohin një nga shembujt vijues. Vizualizimi paraqet përqindjen e personave me imunitetin aktual të Covid-19 në Evropë.

 

Ju rekomandojmë të regjistroheni në këtë servis dhe të shihni se cilat të dhëna kemi përpunuar dhe vizualizuar deri më sot. Besojmë se si media do të gjeni diçka që do t'ju sjellë dobi për temat me të cilat punoni dhe që disa nga këto vizualizime të mund t'i shfrytëzoni për të plotësuar storiet tuaja.

 

Ocjenite kvalitet članka