Edicioni i tretë i sapopëfunduar i USAID BMAP Media Innovation Lab, i organizuar në hapësirën online, u dha pjesëmarrësve mundësinë që pas një pune intensive katërditore të zhvillojnë idetë e tyre fillestare me shpresën se do të jenë më të mirët prej më të mirëve.
Media Innovation Lab tash e tri vite ofron përmbajtje kreative e inovative për profesionistë të medias, dizajnerë si dhe të gjithë personat që duan të jenë të informuar lidhur me mediat e reja si dhe lidhur me sfidat dhe ndryshimet që ato sjellin.
Duke qenë se ky vit u karakterizua me pandeminë COVID-19, ashtu edhe tema e MIL-it të sivjetëm u fokusua në raportimin etik gjatë kohës së pandemisë.
Të gjashtë projektet që ishin pjesë e kësaj gare bënë punë të shkëlqyer sa i përket zhvillimit të ideve të tyre, derisa juria pesëanëtarëshe vendosi që për USAID BMAP Media Innovation Labin e sivjetëm mbështetje të marrin Action for Democratic Society nga Kosova, Covidmembrance Project nga Maqedonia e Veriut dhe Ermin Sočo nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ermin Sočo nga Bosnja dhe Hercegovina së bashku me ekipin e tij dëshiron të krijojë një platofmë online për vizualizim të avancuar të të dhënave, duke përdorë data gazetarinë.
Me qëllim të raportimit sa më të mirë etik, plani i tyre është që me një metodologji të duhur, me burime të informatave dhe kredibilitet përdoruesit të fundit t'i ofrojnë një shërbim i cili qartë dhe thjesht do t'i shpalosë vizualisht të dhënat që lidhen me pandeminë.
Në vazhdim shihni shpalosjen finale të idesë së Ermin Sočës nga BeH, dhe lexoni intervistën ku e kemi pyetur se si iu duk MIL-i i sivjetëm, megjithëse ishte mbajtur online, si u zhvillua procesi i përpunimit të idesë, sa i ndihmuan mentorët/et në zhvillimin dhe përmirësimin e idesë fillestare, dhe çka do të thotë raportimi etik për të.
Balkansmedia: Si e keni përjetuar Media Innovation Labin e sivjetëm, sidomos duke qenë se u mbajt në sferën online?
Ermin Sočo: Edhe pse krejt koncepti i Media Innovation Labit që nga fillimi ishte i shkëlqyer në letër, na befasoi gjallëria me të cilën merrte frymë Labi. Patëm njerëz në organizatë të cilët rrezatonin energji pozitive, mentorë që ishin nxitës, konstruktivë, motivues, si dhe ekipe të tjera të cilat nga dita në ditë përparonin, bëheshin gjithnjë e më kreative. Për shkak të krejt asaj energjie, shpesh as që e vërenim se ishin në sferën online.
Balkansmedia: Sa ju është përshtatur kjo formë e punës ku për katër ditë në mënyrë intensive eksplorimi dhe përpunoni idenë tuaj?
Kishim sesione dinamike të cilat kalonin sa hap e mbyll sytë. Në fakt, as që e di se si na kalonte koha.
Balkansmedia: Sa ka ndryshuar ideja juaj nga fillimi i saj? Si ishte dukur në fillim, dhe në fund të MIL-it? Na tregoni më shumë për projektin tuaj.
Erdhëm me idenë e projektit që do të merret me vizualizimin e avancuar të të dhënave statistikore në shërbim të data gazetarisë, por erdhëm edhe me qindra dyshime dhe pyetje. Mentorët ishin ata që me punën e tyre me ne (që ishte më se frymëzuese dhe inovative) formësuan detaje të rëndësishme.
Balkansmedia: Sa dhe në ç'mënyre i ka ndihmuar zhvillimin të idesë suaj ekipi i sivjetëm i mentorëve?
Nga baza e metodologjisë, burimeve të të dhënave, kredibiletit të tyre, e deri te zhvillimi i servisit, dizajni dhe psikologjia e tij, aktivizimi i përdoruesve, standardet etike, cilësia e produktit. Rëndësia e çdo mentori është e pamatshme. Po të kishte qenë diçka më ndryshe, besoj se nuk do të ishim aty ku jemi sa i përket zhvillimit të idesë.
Balkansmedia: Tema e MIL-it të sivjetëm ishte raportimin etik në kohë të pandemisë. Çka është raportimi etik për ju dhe si do të jetë ai pjesë përbërëse e projektit tuaj?
Raportim i pavarur, objektiv dhe i saktë, dhe shpresoj që edhe në të ardhmen pikërisht vegla dhe servisi ynë do të pranohet nga përdoruesit dhe gazetarët si i tillë.