

Nga viti në vit, Media Innovation Lab u ofron mundësi gazetarëve dhe profesionistëve të tjerë të medias të japin zgjidhje të reja për sfidat e përbashkëta, por edhe të dëgjojnë përmbajtje kreative dhe inovative për profesionistët e medias, dizajnerët dhe të gjithë njerëzit që duan të jenë të informuar për mediat e reja, dhe sfidat dhe ndryshimet që ato sjellin.
Media Innovation Lab këtë vit do të mbahet online nga 1 deri më 4 dhjetor, dhe gjatë katër ditëve të punës në pesë projekte të zgjedhura do të keni mundësinë të zhvilloni intensivisht idenë tuaj për projekte inovative nën drejtimin e mentorëve të shquar rajonalë.
Përmes Media Innovation Lab, tre idetë më të mira do të mund të marrin mbështetje financiare deri në 5000 dollarë për zhvillimin e mëtejshëm të idesë suaj.
Të gjitha dokumentet, materialet dhe seancat do të jenë në anglisht, e cila do të jetë gjuha e punës e Media Innovation Lab.
Tema e sivjetme e Media Innovation Lab është raportimi etik gjatë pandemisë, dhe të gjitha projektet e paraqitura duhet të mbështeten në këtë temë.
Afati i fundit për dorëzimin e ideve është 9 tetor, ndërsa këtu mund të lexoni më shumë rreth thirrjes.
Më poshtë po ju sjellim informata rreth projekteve të vitit të kaluar, të cilat mund të jenë frymëzim i mirë për idetë tuaja.
Në Media Innovation Lab të vitit të kaluar një nga idetë fituese ishte ideja e Shkollës së Hapur të Beogradit nga Serbia. Ata morën mbështetje për zhvillimin e një podkasti rajonal "Fusion Futures" në anglisht nën moton "Light them up" i cili u mundëson përdoruesve në krejt Ballkanin të krijojnë përmbajtje së bashku me ekipin e podkastit.
Shikoni videon, frymëzohuni dhe patjetër regjistrohuni në Media Innovation Lab të këtij viti.