

Nga viti në vit, Media Innovation Lab u ofron mundësi gazetarëve dhe profesionistëve të tjerë të medias të japin zgjidhje të reja për sfidat e përbashkëta, por edhe të dëgjojnë përmbajtje kreative dhe inovative për profesionistët e medias, dizajnerët dhe të gjithë njerëzit që duan të jenë të informuar për mediat e reja, dhe sfidat dhe ndryshimet që ato sjellin.
Media Innovation Lab këtë vit do të mbahet online nga 1 deri më 4 dhjetor, dhe gjatë katër ditëve të punës në pesë projekte të zgjedhura do të keni mundësinë të zhvilloni intensivisht idenë tuaj për projekte inovative nën drejtimin e mentorëve të shquar rajonalë.
Përmes Media Innovation Lab, tre idetë më të mira do të mund të marrin mbështetje financiare deri në 5000 dollarë për zhvillimin e mëtejshëm të idesë suaj.
Të gjithë dokumentet, materialet dhe seancat do të jenë në anglisht, e cila do të jetë gjuha e punës e Media Innovation Lab.
Tema e sivjetme e Media Innovation Lab është raportimi etik gjatë pandemisë, dhe të gjithë projektet e paraqitura duhet të mbështeten në këtë temë.
Afati i fundit për dorëzimin e ideve është 9 tetor, ndërsa këtu mund të lexoni më shumë për thirrjen.
Më poshtë po ju sjellim informata rreth projekteve të vitit të kaluar, të cilat mund të jenë frymëzim i mirë për idetë tuaja.
Ne Media Innovation Lab të vitit të kaluar, një nga idetë fituese ishte ideja e SisterAnalyst nga Serbia me idenë e krijimit të një platforme online që do të përdoret për të zhvilluar dhe paraqitur materiale edukative për të përmirësuar aftësitë mediale për mbledhjen, manipulimin, hulumtimin, vizualizimin dhe raportimin e të dhënave. Qëllimi i tyre kryesor është të tregojnë potencialin e shfrytëzimit të gjuhës R në data gazetari, si dhe shpërndarjen e përvojave të ndryshme që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e kësaj gjuhe përmes blogut dhe audio formateve.
Shikoni videon, frymëzohuni dhe sigurohuni që të regjistroheni në Media Innovation Lab të këtij viti, sepse kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë.