Përfundon edicioni i tretë i Media Innovation Lab: Data gazetaria, aplikacionet dhe përfshirja e publikut

04.12.2020. / 18:17

Në katër ditë që lamë pas, pjesëmarrësit/et e USAID BMAP Media Innovation Labit të sivjetëm patën rastin të zhvillojnë idetë e tyre me një ekip vërtet të shkëlqyer mentorësh/esh të cilët ofruan njohuritë e tyre shumëvjeçare nga fusha e gazetarisë, marketingut digjital, psikologjisë, data gazetarisë, mediave digjitale dhe sociale, dhe veçanarisht nga fusha e aktivizmit shoqëror. Këtë e dëshmon edhe fakti se pikërisht gjatë kohës së mbajtjes së MIL-it, mentori Goran Jovanovski u shpërblye me çmimin Inovatori i ri evropian 2020 në kategorinë nën 30 vjeç në festivalin European Young Innovators për aplikacionin AirCare – Air Quality App. Goran Jovanovski është inovator i ri, i cili në të njëzetat e hershme krijoi aplikacionin i cili mat ndotjen e ajrit, të cilin e shfrytëzuan gjysmë milion njerëz në mbarë botën, dhe e cila u hapi rrugë shumë projekteve e aplikacioneve të dobishme shoqërore. E përgëzojmë Goranin për këtë çmim dhe i urojmë shumë projekte të tjera të suksesshme në të ardhmen. Po kështu është me rëndësi të theksojmë se MIL-i i sivjetëm ishte shkëmbim i madh njohurish mes pjesëmarrësve/eve në këtë proces emocionues, por edhe të vështirë.

Tri idetë më të mira të MIL 2020

Pjesëmarrësit/et e Media Innovation Labit të sivjetëm punuan intensivisht për të bërë ndryshimet dhe plotësimet e projekteve të tyre, duke u përpjekur të përfshijnë të gjitha aspektet e nevojshme që projektet e tyre të jenë inovative dhe që të pasqyrojnë plotësisht temën e sivjetme të Labit – raportimin etik gjatë pandemisë.

Të gjashtë projektet që ishin pjesë e garës bënë punë të shkëlqyer në zhvillimin e ideve të tyre, derisa juria pesëanëtarëshe e USAID BMAP Media Innovation Labit të sivjetëm vendosi që mbështetje të marrin tri projektet në vijim:

PrtSc final presentation: Action for Democratic Society
PrtSc final presentation: Action for Democratic Society

Action for Democratic Society nga Kosova dëshiron të krijojë një vegël për vërtetimin e fakteve dhe vërtetësinë e artikujve që flasin për Covid-19. Përmes këtij elementi në faqe ata planifikojnë të përzgjodhin në mënyrë rastësore 5 artikuj në ditë që do t'u vihen në dispozicion lexuesve për vlerësim.

Publiku do të ketë rastin që me këtë vegël të mësojë për standardet etike në gazetari, dhe të marrë pjesë aktivisht në vlerësimin e artikujve në pajtim me ato standarde. Çdo pjesëmarrës/e do të ketë profil personal, dhe kështu do të ndërtojë njohuritë e veta dhe shkathtësi të vlerësimit të artikujve, dhe në procesin e rangimit të tyre do të kenë mundësinë të vlerësojnë artikujt të nivelit më të lartë të standardeve etike.

Grupi i tyre i synuar janë përdoruesit e përgjithshëm / mediat, por planifikojnë që aplikacionin e tyre ta integrojnë brenda grupeve specifike siç janë studentët dhe profesorët e gazetarisë.

PrtSc final presentation: Ermin Soco
PrtSc final presentation: Ermin Soco

Ermin Sočo nga Bosnja dhe Hercegovina së bashku me ekipin e tij dëshiron të krijojë një platofmë online për vizualizim të avancuar të të dhënave, duke përdorë data gazetarinë.

Me qëllim të raportimit sa më të mirë etik, plani i tyre është që me një metodologji të duhur, me burime të informatave dhe kredibilitet përdoruesit të fundit t'i ofrojnë një shërbim i cili qartë dhe thjesht do t'i shpalosë vizualisht të dhënat që lidhen me pandeminë.

PrtSc final presentation: Covidmembrance
PrtSc final presentation: Covidmembrance

Covidmembrance Project nga Maqedonia e Veriut së bashku me ekipin e vet dëshiron të zhvillojë një projekt multimedial të cilin e kanë quajtur "Covidmembrance" e i cili do të përbëhej nga pesë filma të shkurtë dokumentarë. Storiet të cilat do t'i mbulonte projekti do të preknin aspekte të ndryshme të shkaktuar nga ndryshimet socio-ekonomike, kulturore e psikologjike të cilat i solli Covid-19.

Platforma e tyre do të jetë interaktive dhe do të përmbajë kategori të ndryshme përmes së cilave publiku do të ketë mundësinë të përfshihet në këtë projekt.

Së shpejti do të keni mundësinë të lexoni më shumë rreth këtyre ideve.

Ocjenite kvalitet članka