Çka i pengon redaksitë të merren me data gazetarinë

25.11.2020. / 11:27

Dje në organizatën European Journalism Centre nisi samiti treditor online për ndikimin e lajmeve në vitin 2020, me fokus te data gazetaria.
Qëllimi i samitit është të analizohet se si të dhënat mund të shfrytëzohen për ta kthyer besimin e lexuesve.
"Gazetaria e bazuar në fakte në kombinim me shkathtësitë e shkëlqyera të rrëfimit dhe e mbështetur me të dhëna kurrë nuk ka qenë më e kërkuar. Edhe pse data gazetaria nuk është diçka e re, ajo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa sot në epokën e dezinformatave. Por, COVID-19 ka cënuar besueshmërinë në media derisa në të njëjtën kohë organizatat mediale po shënojnë rënien e besimit të publikut të tyre në pesë vitet e fundit. Orientimi drejt data gazetarisë është hapi vendimtar në nisjen e këtyre trendeve" – thuhet në përshkrimin e samitit.
Në këto ligjërata treditore do të bëhet fjalë se si gazetarët/et mund të kombinojnë analizat e të dhënave me raportimin tradicional, se si data gazetaria mund t'u kundërvihet dezinformatave, se si gazetarët/et dhe redaksitë mund të lobojnë për qasje më të mirë ndaj të dhënave.
Gjatë ditës së parë, pjesëmarrës të ndryshëm paraqitën disa prej storieve më të suksesshme të cilat kishin përdorë data gazetarinë, me fokus të madh te pandemia aktuale.
Eva Constantaras, këshilltare për data gazetari, e cila ndër tjerash punon edhe për Internews, në paraqitjen e saj për dekolonizimin e data gazetarisë dhe strategjive për përfshirje, tregoi se sa sfiduese është të përdoret data gazetaria në kohën e rritjes së hatashme të dezinformatave dhe kufizimit të qasjen në të dhënat. Koronavirusi ka nxjerrë në pah sfidat e përbashkëta me të cilat përballen redaksitë dhe publiku. Ajo që mund të shihet në mbarë botën është se gjithnjë e më shumë njerëz duan lajme cilësore, se askush nuk dëshiron të paguajë për këto lajme, se ende ekziston kriza e besimit në media, dhe se ende ekziston përpjekja për përfshirjen e publikut të ri.
Ajo që përmendi Constantaras është se e gëzon informata se lajmet lokale vërtet janë të rëndësishme për njerëz, dhe se ky është një fakt tejet i rëndësishëm për data gazetarinë. Duke u nisur nga kjo, data gazetaria pasurohet kur mund të përdoren të dhënat lokale, storiet dhe gazetarët/et lokalë për të treguar storie lokale të cilat do të lexohen / shikohen.

Interes u lokalne vijesti je porastao

Pyetja e rëndësishme që ajo shtron në paraqitjen e saj është se çka i pengon mediat të përfshijnë data gazetarinë në punën e tyre.

Praznine u vještinama

Para së gjithash, ajo thotë se ekzistojnë shumë boshllëqe në të dhënat, pastaj mungesa e shkathtësive të gazetarëve/eve për data gazetarinë.  Shumë gazetarë/e janë të interesuar/a për data gazetarinë, por nuk dijnë se si të prodhojnë storie të bazuara në të dhëna. Dhe fakti i treti, por tejet i rëndësishëm, për të cilin flitet shumë pak, është se redaksitë nuk janë të interesuara të botojnë storie të bazuara në data gazetarinë, e që mbase ndodh për shkak se nuk kanë strategji gjithëpërfshirëse digjitale, se nuk e kuptojnë data gazetarinë, prandaj as nuk duan të investojnë kapacite në diçka që nuk kuptojnë dhe që e konsiderojnë të ngadalshme e të shtrenjtë. Përveç këtyre tri arsyeve, ekziston edhe një perspektivë shumë e rëndësishme e kuptimit të publikut dhe cilat janë ato informata që u nevojiten atyre.
Rëndësia e lajmeve lokale është vërtet e madhe, madje edhe kur ekzistojnë pengesa të ndryshme për grumbullimin e lehtë të të dhënave. Përmes shembullit të një tregimi nga Kenia, të realizuar në kuadër të punës me data gazetarinë në Internews, ajo tregoi se si mund të sigurohen të dhëna në shtetet që nuk kanë databaza unike, as burime të qarta informatash, si të hulumtohen ato dhe cilat pyetje të parashtrohen.
Duke pasur parasysh këto sfida, programi USAID BMAP përmes ofrimit të kapaciteteve dhe edukimit të partnerëve të tyre kyç i kontribon zvogëlimit të këtyre pengesave.
Në faqen tonë shpesh raportojmë për rëndësinë e data gazetarisë, ndërsa në tutorialin të cilin e ka përgatitur Imer Muhović, mund të mësoni në hollësi se si t'i përdorni të dhënat, si t'i kuptoni ato dhe si t'i shpalosni në mënyrë vizuale.

 

 

Ocijenite kvalitet članka