Instagram live në media

16.06.2021. / 11:16
Share
Instagram Live
Instagram Live
Instagram Live

Me izolimin e njerëzve në shtëpitë e tyre, pandemia rriti përdorimin e internetit, i cili për shumicën e njerëzve ishte e vetmja rrugëdalje në botën përreth tyre.
Nga ana tjetër, mediat kishin detyrë të madhe se si të qëndronin të angazhuara me audiencën, dhe se si në në një vorbull informatash të jenë ato përmbajtjen e të cilave audienca do të konsumojë.
Një nga mënyrat që filluan të përdoren më shpesh në mediat botërore ishte videoja live në rrjetet sociale, sidomos Instagram live.
Instagram live përmes pandemisë bëri të mundur mbajtjen e një kontakti të drejtpërdrejtë me audiencën dhe kontriboi në lehtësimin e lidhjes me komunitetin në mënyrë autentike.
Sipas hulumtimeve, 80% e publikut preferon të shikojë livestream sesa të lexojë një postim në blog, ndërsa 82% preferojnë të shikojnë livestream sesa të shohin ndonjë postim në rrjetet sociale.
Përmes kësaj forme të xhirimit të drejtpërdrejtë të videove, ju mund të merrni komente dhe pyetje nga audienca në kohë reale. Kjo është një vegël shumë e rëndësishme për krijimin e një lidhjeje të fortë midis mediumit tuaj dhe audiencës.
Sot do të përmendim disa çështje të rëndësishme që duhet t'i mbuloni që të keni rezultat sa më të suksesshëm duke përdorur këtë formë në gazetari.

Para se të nisni videon live

Para se të vendosni të paraqiteni drejtpërdrejt, sigurohuni të keni lidhje të fortë interneti që transmetimi të jetë sa më cilësor.
Testojeni Instagram Live në llogari provuese për t'u siguruar që jeni njohur me funksionalitetin dhe të gjitha parametrat.
Informoni paraprakisht audiencën tuaj se do të paraqiteni drejtpërdrejt në një kohë të caktuar dhe me një temë specifike. Pasi t’i njoftoni për temën, mund të postoni storien në profilin tuaj në Instagram me numërim nga mbrapa për të promovuar lajmërimin tuaj drejtpërdrejt. Publiku mund të klikojë te numërimi nga mbrapa dhe të marrë njoftim kur mbaron numërimi, e ky do të jetë kujtues i mirë për t'ju ndjekur.
The Cut vuri në dukje se lajmërimi i liveit mund të dyfishojë shikueshmërinë në krahasim me lajmërimin e numërimit në Story.
Në Instagram Story mund të bëni pyetje që të mund të angazhoni paraprakisht audiencën për të qenë pjesë e temës për të cilën do të flisni.
Praktika më e mirë që mund të ndiqni kur përgatiteni është të mbani në mend se audienca në Instagram është pak më e relaksuar se që është rasti me disa formate të tjera. Duke ndjekur këtë logjikë, vendosni bashkëbiseduesin tuaj në ndonjë ambient më të relaksuar.

Si të filloni xhirimin

Për të nisur Instagram live, klikoni te plusi në këndin e sipërm të djathtë ose rrëshqitni djathtas nga kudo në Feed për të hapur kamerën.
Kur klikoni tek ikona plus ose rrëshqitni djathtas, kamera do të hapet dhe do të keni opsionet Post, Story, Reels dhe Live në fund të ekranit, andaj lëvizni te Live.
Para se të paraqiteni live, shtypni ikonën e timonit në këndin e sipërm të majtë për të hapur parametrat dhe zgjidhni kë dëshironi ta shohë Instagram Live juaj, kush mund të përgjigjet, ku ruhet dhe si mund të shpërndahet. Numri i shikuesve shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit. Kur i vendosni të gjitha këto karakteristika, atëherë jeni gati. Shtypni butonin Live (drejtpërdrejt).
Në fillim të xhirimit, prisni disa çaste që audienca të klikojë te videoja live. Mund të filloni ngadalë ta përshëndetni audiencën derisa ata shfaqen.
Për t'u siguruar  të mos keni komente të papërshtatshme në Instagramin Livein tuaj, mund të fshihni komente fyese dhe të filtroni komente që përmbajnë fjalë të caktuara. Hapni parametrat e Instagramit, lëvizni poshtë te Privatësia, zgjidhni Komentet dhe më pas aktivizoni opsionin "Fshih komentet fyese" nga Off në On. Për të filtruar komentet që kontaktojnë fjalë ose shprehje specifike, ndërroni filtrin manual nga Off në On dhe vendosni fjalët ose frazat që dëshironi të filtroni.

Kur të keni mbaruar, shtypni End në të djathtë, pastaj konfirmoni. Nga aty mund të shtypni ikonën e ruajtjes në këndin e sipërm të majtë për ta ruajtur atë në fotoaparatin tuaj ose për ta shpërndarë në Storiet tuaja. Livei juaj do të mbetet në Instagram Stories 24 orë. Pas ruajtjes së videos në pajisjen tuaj celulare, këtë përmbajtje mund ta ripërdorni dhe ta shpërndani në Instagram Stories, feed dhe IGTV.

Sačuvajte snimak

Stili selfie i emisionit në 60 minuta

Shumica e emisioneve live xhirohet në stilin selfie. E sot ekzistojnë edhe mundësitë për të shtuar filtra të ndryshëm në video.
Nga atmosfera e relaksuar e deri te ajo shumë e gjallë.  Fuqia e transmetimit të drejtpërdrejtë është se ajo është personale dhe interaktive. Ndiqni idetë në të cilat komunikoni drejtpërdrejt me publikun apo u përgjigjeni pyetjeve.
Duke marrë parasysh faktin se nuk do të vijnë të gjithë në të njëjtën kohë për t'ju dëgjuar, tregoni herë pas here se cila është tema dhe ku jeni në këtë moment gjatë bisedës.
Si mënyrë shtesë për të angazhuar audiencën, ftoni dikë që është i gatshëm t'ju bashkohet drejtpërdrejt në paraqitjen tuaj për pesë ose dhjetë minutat e fundit.
Live mund të shkoni deri në 60 minuta. Kjo është kohëzgjatje e mjaftueshme gjatë së cilës mund të keni mbuluar seriozisht tema që mendoni se duhet t'i ofrohen audiencës në këtë format.

Në fund

Kur të keni mbaruar, postoni videon në storien tuaj ose shkarkoni një video datotekë të papërpunuar (ta zëmë, rikonvertojeni në IGTV).  Shpërndani Livein tuaj me IGTV. Sigurohuni të aktivizoni Post a Preview që përmbledhja e videos suaj të shpërndahet në feedin dhe profilin tuaj.

 

Ocijenite kvalitet članka