Live blog: formati që ka mishëruar të ardhmen e gazetarisë

26.03.2021. / 09:43

Live blogu për publikimin e lajmeve të fundit, ngjarjeve sportive, drejtpërdrejt, për mbulimin e lajmeve ekskluzive apo të disa ngjarjeve siç janë konferencat e rëndësishme është mënyë e shkëlqyer për rritjen e trafikut në uebfaqe si dhe për rritjen e besimit të lexuesve. 

Çka është live blogu?

Liveblogu është një postim të cilin një a më shumë gazetarë/e e përditësojnë vazhdimisht me zhvillimet më të fundit.

Ky është një format i ri i lajmeve në të cilin përfshihen lajmet konvencionale, përmbajtja nga rrjetet sociale, komentet, reagimet dhe përmbajtja e lexuesve. Live blogu mund (dhe duhet) të shihet si implementimi i elementeve nga rrjetet sociale në uebfaqet konvencionale të portaleve të lajmeve.

Thurman e Walters e përkufizojnë liveblogun si "një publikim për një temë të caktuar për të cilën përmbajtja me lidhje kohore gradualisht shtohet në periudha të caktuara – çdo gjysmë ore apo më shpesh". Livë blogët e tillë janë shndërruar në vegla standarde, sidomos te mbulimi i lajmeve që zhvillohen me shpejtësi.

Më atraktivja për publikun – live blogu përfshin shumë elemente:

  • linkë

  • përzierje të fakteve me interpretimet

  • shpesh përmbajnë ton joformal

  • përfshijnë biseda mes gazetarëve dhe lexuesve

  • publikime të integruara nga rrjetet sociale.

  • Multimedia të pasur

Sipas disa autorëve, live blogu përpiqet t'u përgjigjet nevojave të reja në raportim, si dhe të zbusë diferencat mes gazetarisë qytetare dhe praktikës klasike gazetarore.

Si me shumë modele të tjera digjitale të cilat teknologjia i solli në gazetari, gazetarët në live blogging duhet të shihen si ata që me krijimin e live blogut krijojnë domethënie dhe jo vetëm raportim për temë të caktuar.

o9
 Foto: https://www.theguardian.com/info/developer-blog/2017/aug/09/development-of-the-live-blog-at-the-guardian?CMP=share_btn_tw

Guardiani britanik në uebfaqen e tij që në vitin 1999 nisi me mbulimin e ndeshjeve të futbollit drejtpërdrejt. Kjo mënyrë e raportimit "nga minuta në minutë" për ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Arsenalit ishte shembull i hershëm i asaj që sot është bërë diçka e zakonshme dhe mënyrë shumë e popullarizuar e raportimit për festivale, konferenca, zhvillime politike, katastrofa. Shembull i ngjashëm në rajon është portali Vijesti.me i cili rregullisht krijon live blog për afatet kalimtare në liga evropiane të futbollit si dhe për ngjarjet e tjera me interes publik.

Shumë media e ndërpresin live blogun pas 24 orësh, dhe nisin live blog të ri e kjo varet nga politika redaktoriale dhe lloji i ngjarjes që mbulohet.

Përse na duhet live blogu

Live blogu është i nevojshëm për disa arsye:

  • Biznesore – sepse mediumit i sjell vizita të shumta

  • Përmbajtësore – sepse në një vend lexuesve u pasqyron rrjedhën e ngjarjeve të cilat ata mund t'i ndjekin

Sipas redaktorit të Guardianit, Alan Rusbridger, i cili redakton faqen e dytë më të popullarizuar në Britaninë e Madhe, blogët live prijnë karshi të gjitha mënyrave të tjera të gazetarisë online. Këto pohime konfirmohen nga të dhënat se blogët live tërheqin më shumë vizitorë sesa artikujt konvencionalë apo galeritë e fotografive për të njëjtën temë.

Redaktori i blogëve në Guardian, Matt Wells, thotë se shpërblimi është rritja enorme e trafikut dhe me qindra komente. "Deri më sot në mars, live blogët (duke përfshirë raportimin për ngjarjet sportive) në TheGuardian.com shënojnë 3.6 milionë përdorues unikë, apo 9% të numrit total.  Si dhe tërbimi i disa lexuesve tradicionalë të cilët janë për artikuj të shkruar në mënyrë konvencionale.

Çka mund të shkojë ters

Shumë konsiderojnë se formati i live blogut duhet shikuar dy herë.

Kevin Anderson, këshilltar për media digjitale dhe ish-redaktor i kërkimeve digjitale në Guardian, beson se duhet shqyrtuar llojin e storieve që kanë këtë format. Ai thotë: "Kurimi i lajmeve nga disa burime nuk mund të ketë lidhje vetëm me shpejtësinë dhe zëshmërinë".

Për të krijuar një live blog të mirë nuk mjafton të merret përmbajtja nga rrjetet sociale pa informata shtesë për vetë ngjarjen, njerëzit dhe kontekstin e krejt stories.

Benjamin Cohen, korrespondent i teknologjisë për Channel 4 News, thotë se blogëve live u nevojiten "shumë përmbajtje" për të funksionuar. "Live blogu vërtet funksionon vetëm nëse keni publik mjaft të madh i cili do të lexojë e të shpërndajë.

Live blogu nuk është i mirë për të gjitha lajmet. Ato përcjellin situata dhe reagime momentale, por nuk mund të shërbejnë si zëvendësim për lajmet nga uebfaqet".

Rekomandime për një live blog të mirë

Live blogu i mirë, siç thamë, nuk duhet përdorur për secilën storie dhe nuk është format i përshtatshëm për gjithçka.

Specificiteti dhe arsyetueshmëria e shembujve të live blogut nga portali Detektor.ba është situata e shkaktuar nga pandemia kur ishin në fuqi lëvizjet dhe tubimet e kufizuara të njerëzve.

Përcjellja e informatave nga minuta në minutë dhe të gjitha ngjarjet në Srebrenicë dhe në qytetet e tjera u sollën rrjedhën e ngjarjeve në formatin digjial të gjithëve që ishin të interesuar të ndiqnin këtë ngjarje duke mos përcjellë njëkohësisht transmetimin televiziv direkt.

Dizajni i përshtatur i cili përputhet me dukjen e mediumit

Ekspertët thonë se dizajni i live blogut që përputhet me dizajnin e mediave përdoruesve u jep përshtypje të shkëlqyer, forcon brendin e mediumit dhe ndihmon për përhapjen e publikut.

Linkët tek artikujt e detajuar

Element i rëndësishëm i live blogut është linkimi i përmbajtjeve që tashmë ekzistojnë në uebfaqe e të cilat lexuesve u japin mundësi të lexojnë tutje. Kështu tentohet që lexuesit të mos largohen nga uebfaqja.

Vizualizimi

Teksti është baza, por vizualizimi u ndihmon lexuesve të kuptojnë informatën më shpejt e më lehtë.

Formati i përshtatur për pajisje mobile

Uebfaqja e cila tërheq publikun duhet të duket mrekullisht në pajisjet mobile për të qenë relevante si dhe për të tërhequr sasi të madhe trafiku.

Zgjerimi i postimeve "Lexo më shumë"

Postimet më të gjata janë të tkurrura asisoji për të kursyer hapësirë në një live blog që është i gjatë. Kështu live blogu bëhet më i lehtë për navigim dhe më i shikueshëm.

Nëse ekziston interesimi i lexuesve, ata kanë mundësinë të klikojnë te "Lexo më shumë" dhe ta zgjerojnë tekstin.

Integroni përmbajtjen nga rrjetet sociale

Shtimi i çfarëdo përmbajtjeje nga rrjetet sociale i ndihmon interaktivitetit dhe relevancës së lajmeve sepse me transmetimin e informatave të cilat janë të krijuara nga vendi i ngjarjes jepet pasqyrë më e mirë e zhvillimeve nga minuta në minutë.

Shumë njerëz sot thonë se elementi më i mirë i live blogut është transparenca karshi burimeve të informatave. Kështu live blogu çlirohet nga madhështitë e rreme mediale dhe në krijimin e informatave angazhon publikun. Kjo qasje është aq e popullarizuar te lexuese sa që – në vend të kundërshtimit të vdekjes së gazetarisë – ajo mëshiron të ardhmen e saj.

Ocijenite kvalitet članka