Përmirësimet e reja të sigurisë së shfletuesit Chrome

28.05.2020. / 09:34

Google Chrome ka njoftuar opinionin se po vijnë ndryshimet e mëdha dhe të rëndësishme të këtij shfletuesi.  Përveç mundësisë së grupimit të dritareve dhe bllokimit automatik të reklamave, që besojmue se secilit ia ngarkojnë resurset e kompjuterëve, Chrome po sjell përmirësime që lidhen me sigurinë dhe privatësinë.

Chrome i ri do të duhej të sillte ndryshime të sistemit të përdoruesit, mekanizma shtesë të cilët do të duhej të ndihmonin në parandalimin e përdoruesve për të vizituar uebfaqe të ndryshme të cilat dallohen si të rrezikshme. Ndryshimet përfshijnë edhe ndërtimin e një DNS-je më të sigurtë, bllokimin e kekëve të palëve të treta kur punoni me metodën anonime të punës. Në kuadër të shfletuesit Chrome, përdoruesit shumë shpejt do të kenë mundësi t'i rregullojnë kekët, privatësinë, do të kenë mundësi të ndryshme dhe shtojca për paraqitjen e faqeve, si dhe mnundësi sinkronizimi.

Natyrisht, kjo nuk është hera e parë që Google bën ndryshime të llojllojshme të produkteve dhe platformave të tyre, por këto ndryshime janë më domethënëse se më parë ngase lidhen me disa problemet me të cilat përballen Google dhe Chrome.

Kështu, ta zëmë, ikona për shtojca do të mund të gjendet poshtë fotografisë së vogël të mozaikut që do të shfaqet në shiritin kryesor të veglave. Gjithashtu do të keni mundësi të ngjitni shtojcat për shiritin e veglave, dhe çdo gjendje momentale e çfarëdo shtojce do të paraqitet më qartë, bashkë me të gjitha lejet që përdoren në procesin e punës. Ky është lajm shumë i mirë kur kemi parasysh se shtojcat në të kaluarën shpesh sillnin lëshime të sigurisë në shfletues të internetit siç ishin ato për të cilët tashmë kemi bërë fjalë

Te pjesa e rregullimeve gjithashtu do të mund të gjeni veglën Safety Check me të cilën do të mund të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj ishte një prej atyre që kishin rrjedhë në internet. Chrome sjell edhe alarmimin në rast se ndonjë prej lokacioneve të internetit të cilat i përdorni kanë qenë të sulmuara kohët e fundit. Kujdes shtesë sa i përket sigurisë dhe verifikimit do t'i kushtohet edhe përditësimit, dhe nëse në shfletues e keni të aktivizuar opsionin Safe Browsing, e cila do të shërbejë për zbulimin e lokacioneve mashtruese. Chrome gjithashtu përfshin edhe DNS-over-HTTPS, si mënyrë shtesë e mbrojtjes, shkruan The Verge.

Shfletimi i sigurtë i uebfaqeve i përmirësuar

Si pjesë e përditësimeve të reja vjen edhe opsioni Enhanced Safe Browsing.e cila synon të zbulojë më shpejt lokacionet të cilat merren me phishing dhe mashtrime të ngjashme. Përmes këtij opsioni do të mundësohet shkëmbimi i URL-ve të cilët nuk i vizitoni çdo ditë përmes Google-it në kohë reale. Duhet përmendur këtu se kjo shtojcë do t'i përdorë informacionet tuaja nga serveri Gmail dhe Drive, por nga kompania Google pohojnë se në momentin që Safe Browsing vërteton se URL-ja të cilën e keni vizituar është e sigurtë, mbledhjen e të dhënave do ta bëjë anonime dhe me kohë do t'i fshijë ato. Tash për tash nuk dihet se sa gjatë Google planifikon t'i mbajë të dhënat para se t'i fshijë ato.

Siç thonë nga kompania, vitin që vjen kësaj mënyre do t'i shtohet edhe më shumue mbrojtje, duke përfshirë paralajmërimet e adaptuara lidhur me vjedhjen e identitetit dhe shkarkimin e datotekave si dhe paralajmërimet lidhur me produktet e ndryshme.

"API bllok lista e shfletimit të sigurtë (Safe Browsing) është protokolli ekzistues i sigurisë i cili mbron me miliarda pajisje në mbarë botën. Çdo ditë, shfletimi i sigurtë zbulon me mijëra ueb lokacione të reja të pasigurta dhe i fut ato në API për bllok regjistrim i cili shpërndahet me ueb industrinë. Chrome kontrollon URL-të e secilit lokacion të cilin e vizitoni apo datotekë të cilën e shkarkoni në listën lokale e cila përditësohet përafërsisht çdo 30 minuta. Gjithnjë e më shumë ueb lokacione të sofistikuara për vjedhje të identitetit po përvidhen nëpër atë dritare 30-minutëshe për rifreskim, duke e bartur domenin shumë shpejt" – shkruajnë në blogun e Google-it.

Si funksionon shfletimi i sigurtë i përmirësuar

Ky opsion do të funksionojë ashtu që kur të kaloni në Enhanced Safe Browsing, Chromë drejtpërdrejt ndan të dhëna shtesë të sigurisë nga shfletimi i sigurtë Google për të mundësuar vlerësimet më të sakta të rreziqeve. Lidhja e përkohshme me llogarinë tuaj nënkupton mundësinë e adaptimit të sigurisë me situatën tuaj. Nga Google thonë se në këtë mënyrë ata mund të bëjnë mbrojtjen më të saktë të individualizuar për secilin përdorues. Pas marrjes së të dhënave, shfletimi i sigurtë vazhdon me analizën anonime dhe atëherë ndërpritet lidhja me llogarinë tuaj. 

Këtë mënyrë mund ta aktivizoni te rregullimet, duke shkuar te Privacy and Security, pastaj klikoni te Enhanced protection në seksionin Safe Browsing. 

d
 
Kjo mbështetje dhe mbrojtje për pajisjet me Android do të vijë në edicionin e ardhshëm, ndërsa kontrollimin e rregullimeve do ta bëjnë administratorët duke respektuar politikën e Rregullave të Privatësisë të Google-it.

Në fund, nga kompania Google konkludojnë se përdoruesit e tyre janë të llojllojshëm me llojlloj nevojash, sidomos në segmentin e sigurisë dhe të privatësisë, dhe se do të vazhdojnë të investojnë në qasjen e sigurtë në uebfaqe përmes shfletuesit të tyre.
 

Ocijenite kvalitet članka