Realiteti virtual në gazetari: Lajmet nuk duhen vetëm të dëgjohen apo të shikohen – lajmet mund të përjetohen

09.07.2021. / 10:03

Nonny de la Peña, e njohur si Kumbara e Realitetit Virtual, thotë: "Si gazetarë/e, ne punojmë në krijimin e një angazhimi kritik, por unë doja të shkoja përtej raportimit dhe të përqendrohesha në një përvojë ku njerëzit mund të transportohen virtualisht".

Të tregosh storien dhe të dërgosh një foto të një vullkani, Uragani Katrina, ngjarjeve të mëdha sportive ose argëtuese, është bërë shumë njëdimensionale dhe shumë e thjeshtë dhe audienca sot pret edhe të pamundurën nga mediat për t'iu afruar njerëzve të tjerë dhe realiteteve të ndryshme.

Çfarë do të thotë realitet virtual për gazetarinë

Afrimi i audiencës me situatën reale ka qenë gjithmonë preokupim i gazetarëve, ndërsa realiteti virtual ofron një përvojë ideale multimediale dhe mundësinë që shikuesit në të gjithë botën të zhyten në storie dhe të përjetojnë (jo vetëm të konsumojnë) informatën.

Francesco Marconi, menaxher i strategjisë dhe zhvillimit të korporatave në Associated Press, thotë: "Shikuesit së shpejti do të jenë në gjendje jo vetëm të 'ecin' nëpër hapësira virtuale, por edhe të prekin objekte tridimensionale dhe të komunikojnë me të tjerët – duke i zhytur audiencat më thellë në storie".

Si do të ndikojë kjo në gazetari?

Ndjenja e pranisë që realiteti virtual u mundëson pjesëmarrësve sjell skena, tinguj e madje edhe ndjenja që shoqërojnë lajmet. Në vend që shikuesi/ja të jetë vëzhgues/e, audienca mund ta përjetojë situatën si pjesë e realitetit të vet.

Hulumtimet tregojnë se ne ruajmë më shumë informata dhe mund të aplikojmë më mirë atë që kemi mësuar pasi kemi marrë pjesë në realitetin virtual. Kjo është fuqia e RV-së dhe kjo është arsyeja pse gazetaria immersion (zhytëse) me të vërtetë mund të shtojë një dimension të ri në raportim, duke e bërë atë më mbresëlënës dhe të paharrueshëm.

Marcelle Hopkins, bashkënikoqire e realitetit virtual dhe zëvendësdrejtoreshë për video në New York Times, tha: “Realiteti virtual dhe videoja 360°, AR, MR dhe gjithçka që vijon – ne i shohim si pjesë të të njëjtit spektër, e këto janë platforma zhytëse. Këtë e shohim si pjesë të së ardhmes së mënyrës se si njerëzit konsumojnë mediat, përfshirë gazetarinë”.

Për gazetarinë, dokumentarët, lajmet dhe zhanret e tjera jofiktive, realiteti virtual është fushë relativisht e re. "Ky është medium shumë i ri", argumenton Hopkins, "dhe ne po mësojmë se si ta përdorim atë. Ndërsa tregojmë storie në këtë mënyrë, ne çdo herë mësojmë më shumë”.

Realiteti virtual në praktikën gazetarore

RTV Sllovenia kërkonte të gjente një mënyrë të re për të tërhequr lexues milenialë. Realiteti virtual ishte mundësi për t'i futur njerëzit në lajme si kurrë më parë. Përmbajtja më e gjerë sjell më shumë angazhim të shikuesve.

VIAR, startupi slloven i vitit 2017, zhvilluan një zgjidhje për mediat. Produkti i tyre, Viar360, përdoret nga disa prej shkollave kryesore të gazetarisë amerikane si Universiteti i Missourit, Penn State dhe Michigan State University. Viar360 është platformë botuese që ju mundëson të krijoni storie interaktive në realitetin virtual pa ndonjë njohuri programimi. Përparësitë kryesore të Viar360 janë aftësia për të krijuar shpejt narrativa në 360 dhe VR me pika të nxehta interaktive (hotspots), duke mundësuar tregimin e storieve të mbështetur nga analitika të fuqishme.

Për ata që nuk kanë të njëjtat resurse si shtëpitë e mëdha mediale, Viar360 ofron zgjidhje me mundësitë për të shtuar elemente interaktive.

Në maj të vitit 2017 ata nisën një projekt partneriteti me RTV Slovenija, e cila, si shumë organizata mediale në Evropë, dëshiron të përdorë rrëfimtarinë në realitetin virtual për të pasuruar përvojën e shikuesve të saj.

Producentët, Matej Praprotnik (ndihmësdrejtor për radio strategji) dhe Matjaz Čelić (dizajner i lartë i lëvizjeve në RTV Slo), përdorën platformën Viar360 për të krijuar lajmet e para interaktive në realitetin virtual në Slloveni.

Projekti është turneu virtual në Planica – luginë alpine në Slloveninë veriperëndimore. Planica njihet më mirë si vend skijimi.

Qëllimi i projektit ishte të tregonte storien e finaleve e kërcimeve me ski në Planica, përmes syve të gazetarëve që mbulonin këtë ngjarje. Në këtë mënyrë i mundësuan shikuesit të shkonte në prapaskenë, në zona që zakonisht janë të ndaluara për publikun. Karakteristika e krijuar në fund të sezonit të kërcimeve me ski të Kupës Botërore i mundësoi shikuesit të përjetonte storien në modalitetin panoramik 360˚ ose me syze të realitetit virtual (për një përvojë më të paharrueshme).

uiop

Storia fillon me një mesazh përshëndetës hyrës nga reporterja sllovene - Anja Hlača Ferjančić. Ajo i drejtohet shikuesit/es për të zgjedhur një nga rrugët që mund të ndjekë për të vazhduar turneun. Spektatorët mund të vendosin nëse do të shikojnë nga afër laurën, tribunat apo të fluturojnë me helikopter nga Kranjska Gora për në Luginën Ponce.

Vetëm 48 orë pas publikimit të kësaj storieje interaktive, analizat tregojnë se storia mori 5640 shikime nga 4433 seanca të regjistruara, që do të thotë se 27% e shikuesve e shikuan përsëri storien.

špoiuz

Praprotnik konsideron se ky mund të jetë kapitulli i radhës në gazetarinë sportive, "mund ta shohim në Lojërat Olimpike vijuese. Teknologjia është tashmë në përdorim, por shumë njerëz ende nuk kanë mundësi ta përjetojnë atë. Po flasim për një medium të ri dhe një industri të re, e cila së pari do të gjejë vendin e saj në sektorin e argëtimit para se të gjejë rrugën e saj në arsim dhe mësim.

A është realiteti virtual e ardhme (shumë) e largët për ne që nuk po arrijmë të realizojmë abonime në përmbajtje digjitale?

Të flasësh për aplikimin e realitetit virtual në gazetari në një kohë kur shumica e mediave në Ballkan nuk mund të krijojnë model të abonimit në përmbajtje digjitale duket e çuditshme dhe e paarritshme. Nga ana tjetër, teknologjia po bëhet më e arritshme dhe numri i gazetarëve që vendosin për karrierë të pavarur po rritet. Trende të tilla mund të nënkuptojnë më shumë VR storie në media.

Ashtu si në gazetarinë e dronëve, nuk mund të presim që çdo redaksi të ketë dron, leje, sigurim, arsim dhe një gazetar me dron me kohë të plotë, por herë pas here mund të angazhojë ndonjë gazetar të pavarur i cili është gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në një projekt të ri si bashkëpunëtor i jashtëm.

Ocijenite kvalitet članka