Rrjeti i ri për gazetarët/et që duan t'i kontribojnë ndryshimeve shoqërore

30.11.2020. / 19:17

Në tetor të këtij viti u krijua një rrjet i ri profesional në internet – The Progresss Network – që ka për qëllim t'i kontribojë përparimit shoqëror. Themeluesi i tij është autori dhe kolumnisti Zachary Karabell i cili dëshiron që në një vend të grumbullojë ekspertë nga bota e gazetarisë, teknologjisë, politikës, shkencës, komunitetit akademik, afarist e kështu me radhë.

"Një studim i publikuar rishtazi tregon se amerikanët janë më të palumturit në 50 vitet e fundit. Vetëm 42% e amerikanëve besojnë se standardi i jetës po përmirësohet për brezin e ardhshëm, e përqindja më e madhe është e bindur se vendi i tyre është në rrugën e gabuar. Sipas Fondacionit Pew, kjo ndjenjë e së ardhmes së zymtë ështe gjithnjë e më e përhapur në krejt botën, sidomos te vendet e zhvilluara ku mbi 60% e njerëzve po shohin të ardhme më të zymtë ekonomike për fëmijët e tyre për shkak të krizës politike, demografike dhe mjedisore. Kur kësaj ia shtojmë edhe lajmin e hidhur se çfarë hendeku ekziston midis idealit të drejtësisë dhe barazisë sociale dhe realitetit të pabarazive racore e klasore, na shfaqet një nga momentet më të vështira me të cilat jemi ballafaquar ndonjëherë", thuhet në përshkrimin e Rrjetit.

Si u shërben gazetarëve?

Të vetëdijshëm për faktin se një numër i madh i lajmeve të cilave u ekspozohemi përditë janë negative, dhe se këso lloje lajmesh ndikojnë shumë në shëndetin mendor të publikut, kjo zgjidhje konstruktive mund t'i kontribojë ndryshimit të pasqyrës mediale. Në këtë platformë ofrohen zgjidhje për t'i bërë ballë atij negativiteti, dhe për t'u përqendruar në atë që ka efekt, e jo në atë që anon nga e keqja.

Duke punuar përditë me tema të ndryshme, gazetarët orvaten të gjejnë ekspertë me të cilët mund të flasin për idetë më të mira në fushën a industrinë e caktuar.

Nëse kërkoni frymëzim apo kontakt të ri për ta ndryshuar mënyrën e mbulimit të lajmeve, mbase te organizata jofitimprurëse The Progress Network (TPN) do të gjeni resurs të vlefshëm.

Rrjeti aktualisht ka 76 anëtarë që janë të përfshirë aktivisht në përparimin shoqëror. Çdo anëtar/e ka profil në faqen kryesore "Network", e cila mund të filtrohet sipas profesionit, për të ngushtuar kërkimin.

o

Çdo profil përmban biografi të hollësishme dhe linkë te faqet e ekspertëve/eve si dhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, aty do të gjeni linkë për te disa prej veprave të tyre, ku tregohet koha që ju duhet për ta lexuar artikullin, podcastin apo videon.

iui

Rrjeti dëshiron të realizojë një projekt ideor i cili flet për një të ardhme më të mirë në një botë në të cilën aktualisht dominojnë zëra të negativitetit. Rrjeti është në zhvillim e sipër, andaj besojmë se mund të jetë i dobishëm edhe për gazetarët/et nga Ballkani të cilët mund të përfshihen aktivisht dhe kësisoji të japin kontributin e tyre për zhvillimin e zgjidhjeve pozitive.

Ocijenite kvalitet članka