Si mund të përdorin gazetarët Clubhousein?

08.04.2021. / 08:26

Pasi në gazetari filluam të përdorim internetin për të transmetuar lajme me tekst dhe foto, dhe ngadalë kaluam në video dhe në fund formatet audio në formën e podkastëve, ishte koha që të shfaqej një aplikacion që do të na mundësonte vetëm të flasim pa u fokusuar tepër te regjistrimi i vazhdueshëm i përmbajtjes. Ky aplikacion dhe rrjeti social online quhet Clubhouse. Interneti që nga fillimi e vinte fokusin te regjistrimi i vazhdueshëm i asaj që mendojmë, por siç ka bërë me dije Zeynep Tufekci në artikullin e saj të fundit, kjo dukuri është "depërtimi i ri i kulturës verbale e cila po kthehet në sferën publike".

Ajo vazhdon duke thënë se arsye për këtë nuk është fakti se aplikacioni fokusohet te zëri, meqë edhe në Twitter dominon ajo psikodinamikë e kultuës verbale megjithëse bazohet në tekst.

Ajo që Clubhousein e bën të popullarizuar është mundësia të bisedoni pa frikë se dikush nesër do t'i përdorë ato fjalë kundër jush, qoftë kjo qeveria, grupet apo individët. Pët këtë arsye, Kina tashmë e ka ndaluar qasjen në këtë aplikacion, sepse ishte e pamundur të përgjohen bisedat, e që njëkohësisht u mundësoi shumë njerëzve që më në fund të flasin hapur për çështje të ndryshme shoqërore. Gazetarët pra më nuk kanë pse të shkruajnë dhe të shkëmbejnë përmbajtje vizuale për të ardhur deri te publiku i gjerë. Siç thotë Natasha Tynes në artikullin e saj për ijnet.org, "tash veç mund të flisni".

Çka është Clubhouse?

poiuo

Clubhouse është rrjeti i ri social i bazuar në zë me mesazhe të cilat nuk ruhen askund dhe për t'i dëgjuar ju duhet të jeni në dhomë në momentin që ato thuhen. Pra, po flasim për një aplikacion mobil për audio komunikim në kohë reale. Aplikacioni u bë publik në botë në maj të vitit 2020. Sipas fjalëve të themeluesit, ky është "/një lloj i ri i rrjetit social që bazohet në zë ku njerëzit nga e gjithë bota bëhen bashkë për të folur, për të dëgjuar dhe për të mësuar nga njëri-tjetri në kohë reale". Atë e kanë nisur Paul Davison dhe Rohan Seth, ndërsa e ka financuar kompania Andreessen Horovitz dhe deri më tani kanë arritur vlerën potenciale prej 4 miliardë dollarësh me 2 milionë përdorues të cilët tashmë i janë bashkuar shumë të tjerëve të cilët presin miq me dy ftesa për t'i zgjedhur vetëm ata dhe për t'i futur në këtë klub, aktualisht ekskluziv, të atyre që kanë qasje në këtë aplikacion i cili zyrtarisht është në versionin beta.  Aktualisht është në dispozicion vetëm në iOS (iPhone) që për tregun tonë do të thotë se kufizohet brenda një grupi shumë të vogël. Si rrjet social, aplikacioni është i menduar të krijojë lidhje dhe komunitete rreth interesave dhe bisedave pa ngarkesa që ato biseda do të regjistrohen si podkaste apo në formë të shkruar në blog apo ndonjë rrjet tjetër social. Kur shfaqet një rrjet i ri social, ai gjithmonë tërheq personat e parë guximtarë të cilët duan të eksplorojnë mundësitë të cilat i ofron forma e re e komunikimit. Kështu edhe në këtë rrjet janë të pranishëm ekspertë/e nga fusha e marketingut digjital, podcastingut, botës afariste, por edhe  gazetarë e hulumtues. Elon Musk e vuri këtë aplikacion në fokus të publikut kur në Twitter njoftoi se do të hapë një dhomë në Clubhouse dhe do të sjellë mysafirë interesantë. 

Si funksionon Clubhouse

saa

Ashtu sikur pothuajse çdo rrjet social që i parapriu apo Gmaili, në ditët e para Clubhouse funksionon sipas parimit të ftesave drejtuar kontakteve tuaja në adresar dhe aktualisht u dedikohet vetëm përdoruesve të iPhoneit siç ishte në filim rasti me Instagramin për shembull. Kjo është arsyeja që regjistrimet bëhen me numrin e telefonit sepse ata që ju njohin zakonisht kanë numrin tuaj. Pasi regjistroheni, prisni që miqtë nga lista e kontakteve tuaja që tashmë kanë qasje t'ju japin rekomandime. Pastaj do të zgjedhni interesat kryesorë të cilat ju i keni që Clubhouse në fillim të mund të rekomandojë dhoma të cilave mund t'u qaseni. Po ashtu mund të kërkoni njerëz që ju interesojnë, dhe sikurse me aplikacionet e tjera të këtilla, do t'ju shfaqen miqtë nga adresari. 

Pasi të futeni brenda, Clubhouse funksionon sipas parimit të dhomave virtuale të cilave mund t'u qaseni apo vetëm t'i hapni dhe ku mund të komunikoni me njerëz si mysafirë, nikoqirë apo moderatorë. Ashtu sikurse në Twitter, as këtu nuk keni nevojë të ndiqni personin që ka hapur dhomën për t'iu qasur asaj bisede. Kur biseda për ndonjë temë në dhomë merr fund, gjithçka zhduket, asgjë nuk regjistrohet as nuk ruhet për ndonjë dëgjim të radhës. Kjo është pikërisht ajo që prof. Tufekci e quan kulturë verbale në sferën publike. Përshtatshmëria e çdo aspekti është nëse doni vetëm të dëgjoni bisedën, e  nuk merrni pjesë që aplikacionin të mund ta mbani në sfond derisa bëni diçka tjetër.

Ajo e cila që nga fillimi ishte synim i Clubhouseit është që prodhuesit e përmbatjes t'i vënë në vendin e parë dhe që mundi i tyre të vlerësohet si duhet, gjë që nga fundi i kësaj jave të prillit 2021 erdhi në shprehje kur sollën "mundësinë provuese të pagesës së prodhuesve të përmbajtjes ku nuk do të merrni përqindje por paratë të cilat ia paguani personit i cili krijon përmbajtje do t'i shkojnë të gjitha atij perosni. Clubhouse deklaroi se ky proces do të fillojë me një grup të vogël provues, ndërsa më vonë do të përhapet te krejt komuniteti.

Clubhouse po ashtu njoftoi edhe për përshpejtuesin e parë për krijimin e përmbajtjes për t'u ndihmuar të tërheqin publikun dhe të monetizojnë përmbajtjen e tyre.  Ekziston shpresa se me këtë do të shmangin kalimin apo, thënë më mirë, kthinin e atyre prodhuesve te platformat të cilat tashmë kanë nisur të kopjojnë këtë formë komunikimi në aplikacionet e tyre.

Çka do të thotë Clubhouse për gazetarinë dhe mediat

sa

Mënyra se si funksionon Clubhouse, që mund të flisni hapur pa frikë se do të mbetet ndonjë regjistër i temave të ndjeshme, u ka mundësuar aktivistëve në shtetet si Kina që në këtë platformë të diskutojnë më lirshëm me të tjerë që mendojnë si ata për tema të ndryshme të ndjeshme shoqërore. Kina reagoi ndaj kësaj duke kufizuar qasjeen në Clubhouse mbrapa këtij firewallit të madh.

Gazetarët që nga fillimi, nga ana tjetër, kanë njëfarë marrëdhënieje të tendosur me këtë aplikacion. Fakti se një person publik mund ta ndalojë një gazetar të hyjë në dhomën e tij dhe të dëgjojë bisedën, e madje të mos mund të bëjë regjistër të asaj bisede në ndonjë format të qëndrueshëm ua pamundëson në njëfarë forme gazetarëve që në ditët tona të sigurojnë vërtetimin e pavarur të fakteve të cilat i kanë dëgjuar në ndonjërin nga takimet në këto dhoma. Nga ana tjetër, sikur çdo aplikacion tjetër, Clubhouse ende nuk e ka zgjidhur problemin e abuzimit potencial, frikësimin dhe heshtjen e pjesëmarrësve me mendime kundërshtuese.

Megjithatë, dhe sidomos kur merret qasja monetizuese e Clubhouseit për prodhuesit e përmbajtjes, ky rrjet i ri social u ofron mundësi të reja gazetarëve dhe mediave të lidhen me publikun e tyre në biseda rreth temave me të cilat merren, e që njëkohësisht nga ana tjetër të marrin burime të reja financiare nga ndjekësit e tyre që kjo t'u mundësojë të tregojnë storie të reja dhe së pari t'i shpalosin ekskluzivisht në këtë platformë dhe të bisedojnë me publikun e tyre apo t'u mundësojnë mysfaritëve t'u parashtrojnë pyetje burimeve për t'u mbrojtur me faktin se pamundësia e regjistrimit të kësaj përmbajtjeje ia pamundëson secilit të provojë të zbulojë identitetin e tyre.

Matt Navara, këshlltar për rrjete sociale në storien e lartpërmendur IJNET ka dhënë edhe këshilla se çka tjetër mund të bëni me Clubhousein për të përmirësuar raportimin tuaj.

Thelloni njohuritë tuaja rreth temës dhe identifikoni burimet për storien tuaj

Mund t'i ftoni edhe burimet apo njerëzit që kanë pasur ndikim te raportimi juaj për të biseduar rreth temës për të cilën keni raportuar, për të marrë informata të reja dhe burime të reja. Do t'ju duhet të planifikoni paraprakisht kohën kur do t'i ftoni të gjithë dhe të krijoni dhomën për këtë qëllim. Nga ana tjetër, mund të futeni në ndonjë dhomë tematike në të cilën tashmë bisedohet për temën të cilën ju po e hulumtoni. Natyrisht, siç kemi thënë më parë, ju mund të krijoni dhomën ku në hollësi mund të bisedoni rreth stories të cilën e keni publikuar në faqen e mediumit tuaj. Një nga trendet aktuale që pjesërisht dominon në këto hapësira janë ngjarjet sportive, sidomos futbolli.

Kuptoni qëndrimin e publikut për temën e caktuar dhe krijoni studime rasti

Gazetarët tashmë përdorin rrjetet tjera për këtë qëllim, por këtu do të mësonit edhe mendimet e publikut tjetër që do ta kompletonin mozaikun tuaj për atë temë dhe do t'i jepte një vështrim tjetër stories.

Krijoni ngjarje ekskluzive për storiet e popullarizuara

Miqve dhe abonuesve tuaj mund t'u mundësoni që lexuesit të dëgjojnë më shumë për storien nga ekspertë të cilët paraqiten në storien tuaj si dhe burime të tjera që ju i keni cituar. Ngjarjet e këtilla do të mund t'ia zgjasnin jetën vetë stories, por edhe të ofronin mundësinë për abonues të rinj.

Ftoni personat kryesorë në bisedë dhe potenconi se gazetari do të mbajë shënime

Kjo është një mënyrë tjetër mjaft e sigurtë për të marrë perspektiva të reja për storien tuaj dhe të mësoni informata të reja pa frikë se do të mbeten gjurmë të asaj bisede të shkruar diku në internet. Në momentin që mbyllet dhoma, biseda ndërpritet dhe zhduket.

Edhe pse ende është në dispozicion vetëm për pajisjet iOS (aplikacioni Androit po krijohet), mediat në Ballkan nuk duhen shpërfillur këtë aplikacion dhe duhet të provojnë të shfrytëzojnë potencialin e tij për lidhjen me publikun i cili me profilin e vet vlerëson përmbajtjen e mirë dhe di dhe dëshiron ta mbështesë. Se sa është i fuqishëm ndikimi i këtij aplikacioni e tregon edhe fakti se Twitter ka nisur Twitter Spaces – ndërsa flitet se edhe Facebooku po punon për një zgjidhje të ngjashme.

Ocijenite kvalitet članka