Studimi ka treguar se mënyra hibride e punës po aplikohet tash e dy vjet nëpër redaksi

30.11.2021. / 09:03

Për dy vjet me radhë po jetojmë në një pandemi të cilën as që e kemi imagjinuar se do të ndodhë përveç, ndoshta, në filma. Dy vitet e fundit sollën shumë ndryshime, detyruan të gjithë popullsinë të përvetësojë shprehi të reja dhe të gjejë mënyra të reja dhe kreative për të punuar.

Sfidat që erdhën me pandeminë nuk e lanë anash as gazetarinë. Dy vitet intensive dhe stresuese i lamë pas, ndërsa gazetaria vazhdon të jetë hallka shumë e rëndësishme e informimit të publikut.  Puna nga distanca u bë përditshmëri e punës së gazetarëve. Vetëdija për mundësitë më të mëdha të sferës online dhe shfrytëzimin e pamjaftueshëm të potencialit të saj ka ndikuar që sot mediat në programet e tyre të përfshijnë njerëz nga e gjithë bota. E vetmja gjë që u duhet është të kenë smartphone dhe qasje në internet. Mund të paraqiten nga cilido cep i botës. Para pandemisë, ta zëmë, paraqitja në emisionet televizive ishte e paimagjinueshme të bëhej duke u futur në emision me smartphone. Sot, për vetëm dy vjet, kjo u bë rregull. Ekipet televizive nuk shkojnë aq shpesh në lokacionet e largëta për t'i inkuadruar drejtpërdrejt personat në programin e tyre.

Mënyra hibride e punës

Sipas hulumtimit të fundit të Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë shumica e mediave të anketuara gjatë vitit 2021 aplikuan mënyrën hibride të punës, më se 79% prej tyre.

Një e treta (34%) thonë se organizatat e tyre kanë vendosur tashmë ndryshimet e mëdha dhe po lëvizin për të aplikuar punën hibride, por më shumë se gjysma (57%) e tyre janë ende në procesin e krijimit të mënyrës më të mirë për ta bërë këtë. Pothuajse një në dhjetë mediume (9%) thotë se organizatat e tyre po përpiqen të kthehen në modelin e punës që i ngjan më së shumti atij para pandemisë.

re

"Tejkalimi i tranzicionit nga puna në distancë te puna hibride dhe përshtatja e të gjitha proceseve të brendshme me këtë mënyrë të punës është një nga prioritetet tona kryesore. Është qenësore të dëgjohen nevojat e ekipit, të integrohen kolegët e rinj dhe të ndryshëm në kulturën tonë dhe të theksohen çështjet psikologjike të punës nga distanca. Jam i bindur se puna hibride do të mbetet – tranzicioni mund të jetë i vështirë, por gjithsesi shpaguhet karshi kthimit në modelin e vjetër ku gati të gjithë janë më të pranishëm në zyrë", thotë Martin Kotynek, kryeredaktor në Der Standard.

Sfidat për udhëheqësit e mediave

Kjo është periudhë gjatë së cilës redaksitë mediale gjejnë apo ende kërkojnë mënyrën më të mirë e cila do të funksionojë për to. I ridizajnojnë redaksitë e tyre, avancojnë teknologjitë, dhe shikojnë se si t'i përshtatin kontratat me një model më fleksibil të punës.

Gjetja tjetër e hulumtimit është se menaxherët merren me çështjet si 'anshmëria e afërsisë', ku zërat e atyre që punojnë nga distanca anashkalohen derisa ata që janë fizikisht të pranishëm në zyrë dhe aq afër vendimmarrësve kanë dobi nga kjo, dhe si të bëhen bashkë njerëzit fizikisht dhe të kultivojnë frymën ekipore.  Menaxherët/et konsiderojnë se bartin barrën e ndryshimeve të mëdha në punën operative me barrën e shtuar të komunikimit dhe nxitjes së stafit të cilin rrallë e shohin ballë për ballë.

"Nuk presim që të gjithë të punojnë në zyrë, e nëse punojnë, do të punojnë vetëm disa ditë, e pjesën tjetër të javës do të punojnë nga shtëpia", tha Steven Gan, redaktor në Malaysiakin.

Por, një e pesta (20%) e të anketuarve thanë se do të donin që punëtorët të ktheheshin plotësisht apo në pjesën më të madhe të kohës. Këto të dhëna – së bashku me mbi 9% të të anketuarve që thanë se organizatat e tyre shpresojnë të kthehen në modelin e punës si para pandemisë – tregojnë se disa menaxherë/e do të vazhdojnë të jenë të përmbajtur apo edhe armiqësorë ndaj këtyre ndryshimeve, mbase të shqetësuar për humbjen e mundshme të efikasitetit operativ ose kontrollit.

erer

Kjo kohë e pandemisë përfundimisht ka përshpejtuar të menduarit mbi vetë qëllimin e redaksisë, pasi mediat kanë punuar shumë mirë nëpërmjet punës në distancë.

Një e katërta e të anketuarve (27%) thonë se tashmë kanë rimodeluar hapësirën e zyrave dhe 46% e planifikojnë një gjë të tillë. Pjesa tjetër (24%) ka reduktuar tashmë sasinë e hapësirës së zyrave dhe 16% duan ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt.

Ndonëse shumë organizata mediale tashmë kanë rregulluar, përshtatur apo ndoshta kanë ndryshuar përgjithmonë hapësirën e tyre të punës, disa nga të anketuarit ende thonë se është pak më herët për ndryshime rrënjësore. Siç thonë ata, më mirë është të pritet edje pak derisa realiteti i punës hibride të bëhet më i qartë.

Ocijenite kvalitet članka