Viti i pandemisë në prizmin e përvojës së gazetareve në rajon

08.03.2021. / 09:28

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kujtojmë pabarëzinë e shumëpranishme gjinore, të shkaktuar nga pozita e pabarabartë në të gjitha sferat e jetës. Me shfaqjen e pandemisë pabarazia gjinore u përkeqësua gjithandej në botë – prandaj ndiejmë obligim të dëgjojmë përvojat e gazetareve, dhe të përpiqemi sadopak t'i kontribojmë statusit më të mirë të grave dhe punëtoreve në shoqëritë tona.  

Sipas hulumtimit mbi ndikimin e pandemisë te pozita e gazetareve në Bosnje e Hercegovinë të realizuar nga Shoqata e Gazetarëve të BeH, nga mostra prej 150 gazetareve nga i gjithë vendi mbi 10 për qind të gazetareve ka humbur punën dhe/ose të ardhura nga fillimi i pandemisë. Përjashtimet dhe pasiguria financiare ishin vetëm njëra nga sfidat me të cilat u ballafaquan të gjithë, përfshirë gazetaret. 

Pandemia vërtet solli një varg normash të reja për të gjithë – ajo ndikoi te shëndeti mendor e fizik, ndryshoi praktikat dhe rolet e vendosura. Edhe pse pozita e gruas, përfshirë gazetaret, varet nga disa faktorë – statusi në shoqëri, familja, partneri, fëmijët, madhësia e redaksisë – një gjë gjithsesi mbetet, e kjo është çështja e rolit të gruas në shoqërinë sot dhe rëndësia e njohjes së pranisë së statusit të pabarabartë mes grave dhe burrave.

Nuk është rastësi të dëshmojmë se as gratë nuk mund ta dallojnë pabarazinë, dhe të konsiderojnë se ajo nuk ekziston aq sa këmbëngulin feministet. Shtyrja e normave patriarkale nuk është e pazakontë as për gratë, dhe kështu ekziston edhe mendimi se punët e shtëpisë nuk duhen vlerësuar siç kërkojnë shpesh feministet – si punë e paguar.

Me bartjen e atmosferës së punës në shtëpitë e tyre, gratë kanë hasur një varg sfidash të cilat   është dashur t'i kapërcejnë. Me këtë rast, ne kemi biseduar me disa gazetare nga rajoni lidhur me atë se si ato i kanë ndier ndryshimet të cilat i solli pandemia.

Ritmi dhe mënyra e punës - të ndryshuara në thelb

Specificiteti i jetës gjatë vitit të shkuar ka detyruar të gjitha sektorët afaristë të adaptojnë veprimtaritë e tyre, ndërsa gazetaria si profesion i cili është gjithmonë në frontin e parë në momentet e çfarëdo ngjarjeje – këto specificitete i ka ndier thellë. 

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Dragana Erjavec, duke iu përgjigjur pyetjes se si e ka përjetuar vitin që lamë pasë tha se për të viti i shkuar afarist ishte unik dhe krejt ndryshe prej asaj që ajo kishte përjetuar dhe punuar para pandemisë. 

"Ritmi dhe mënyra e punës kanë ndryshuar në thelb, së paku në redaksinë ku unë punoj, sepse deri më sot nuk jemi kthyer në redaksi dhe gjithçka që bëjmë, bëjmë kryesisht nga shtëpia. Meqë punoj në një medium elektronik, për mua ka qenë më i vështirë fakti se konsideroj se punët e shtëpisë nuk janë zgjidhja më e mirë, fillimi i pandemisë ishte vërtet periudha më e vështirë në të cilën jemi përshtatur me rrethanat e reja".

Se viti i shkuar ishte sfidë e madhe pajtohet edhe gazetarja Ana Anastasovska, redaktorja e "Sloboden" nga Maqedonia e Veriut.  "Shpallja e pandemisë në Maqedoni dhe në mbarë botën ishte tronditje e vërtetë për secilin prej nesh. U përballëm me situatën të cilën as që e kishim ëndërruar. Në fillim problemi ishte si të punohet, që shëndeti i të punësuarve të mos rrezikohej".

Ajo shton se puna nga shtëpia ishte sfidë e madhe, sepse përgjithësisht "puna e gazetarëve kërkon punë në terren, kontakte dhe biseda me njerëz, andaj pandemia  ka ndikuar në procesin e gjithëmbarshëm prodhues dhe në cilësinë e lajmeve".

Pandemia solli shumë tema të ndryshme të cilat duhen mbuluar, por përveç kësaj shkaktoi mjaft pasiguri dhe rrezik për mbijetesën e redaksive, dhe shumë media – sidomos redaksitë e vogla – u gjetën në situatë shumë të vështirë financiare dhe përpara betejave të reja. Ishte e vështirë që paralelisht të kujdesemi për shëndetin, të punojmë punën tonë, dhe të përpiqemi të mbrojmë financiarisht mediumin. 

"Puna ime është të siguroj para për funksionimin e redaksisë, e kjo gjatë vitit të shkuar ishte më e vështirë se kurrë. Kjo vetëdije se lëshimet e mia dhe pamundësia e gjetjes së mjeteve mund të mbyllin mediumin tuaj vetëm se më shkaktonte presion shtesë. Ajo shpesh ma bllokonte punën time, sepse isha e paaftë t'i kushtohesha punës edhe atëherë kur kisha kohë" – thotë Vanja Stokić, redaktore e portalit Etrafika.net

Dinamika e profesionit të gazetarisë dhe përvojat e ndryshme

Se nuk ishte gjithçka zi, dhe se disa storie të redaksive ishin pa sfida të mëdha dëshmon edhe redaksia online "Sakam da kažam" nga Maqedonia e Veriut. 

"Redaksia ime online është e vogël dhe burimi ynë themelor financiar janë projektet e financuara nga burimet e jashtme (fondet EU, UK, US, NL). Ne kemi arritur të mbajmë ekipin tonë dhe kemi shfrytëzuar me sukses resurset tona për produksion sa më të madh e sa më relevant të lajmeve dhe storieve hulumtuese. Andaj, edhe pse viti i shkuar i Covidit ishte tejet i vështirë për ne, përvoja jonë ishte pak më pozitive. Por, gjithsesi, pasiguria ekziston dhe planifikimi afatgjatë është i pamundur, e me këtë edhe zhvillimi" – thotë zëvendësredaktorja Marina Kostova. 
Dinamika e profesionit të gazetarisë është gjithmonë e pranishme, qoftë nëse flasim për situatat ekstreme siç është pandemia apo për storiet e përditshme të cilat e bëjnë gazetarinë. 

Gazetarja e redaksisë Vijesti.me nga Mali i Zi dhe blogerja Damira Kalač, duke folur për vitin e shkuar, ka theksuar pikërisht dinamikën e vetë profesionit që definitivisht shihej qartazi edhe gjatë vitit të shkuar. 

"Viti i kaluar ishte mjaft dinamik. Epidemia, përveç temave të rregullta dhe tashmë të njohura, hapi edhe shumë tema të reja dhe imponoi qasje më ndryshe në jetën e përditshme, përfshirë punën – në kuptimin që tani i shikojmë këto tema të njohura nga një kënd tjetër, një kënd krejt i ri. Në Mal të Zi, përveç kësaj, gjatë epidemisë u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare. Në tërësi, përsa i përket dinamikës së punës, sinqerisht, mua më përshtatet, sepse në gazetari gjithmonë përpiqem për diçka të re”- thotë Kalač.

Në përpjekje për të krijuar hapësirë për të folur rreth asaj se si gazetaret, të cilat shpesh janë në pozitë të pabarabartë, si gra dhe si punëtore, përjetuan vitin e kaluar, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë javë ne do të publikojmë disa intervista me gazetare nga rajoni. Përveç bisedave lidhur me përvojën personale të vitit të shkuar, na interesonte të dinim se sa e vështirë ishte për ta të përshtatnin të gjitha sferat e jetës, sidomos nëse ishin të detyruara të punonin nga shtëpia. A ndiejnë pabarazi midis burrave dhe grave, veçanërisht në mjedisin e biznesit dhe çka mendojnë për faktin se gratë janë ato që më shpesh mbulojnë tema që lidhen me pabarazinë, diskriminimin dhe grupet e pakicave. 

Ocijenite kvalitet članka