VR, AR, MR: Realiteti i zgjeruar në gazetari

13.08.2021. / 09:34
Autori
Share
XR, AR, VR
XR, AR, VR
XR, AR, VR

"Nuk dua të jem i kufizuar brenda ekranit të madhësisë 4 x 2 inçë. Dua të kem perspektivë më të gjerë, më impresive nga e cila unë mund të vendos se çka është me rëndësi". Kështu në një pasqyrë tranzitore të artikullit në pajisjen mobile fliste drejtori i realitetit digjital i kompanisë Deloitte, Allan V.Cook.

Ky ishte një nga argumentet bazë për aplikimin e realitetit virtual në gazetari sepse më nuk mjafton vlerësimi i gazetarët dhe redaktorit karshi asaj që është me rëndësi dhe asaj së cilës do t'i kushtohet vëmendje në tekst. Njerëzit duan vetë të vendosin për këtë.

VR, AR dhe MR: Dallimet kryesore

Realiteti i Zgjeruar (XR) ka të bëjë me të gjitha mjediset reale dhe virtuale të krijuara me grafikë kompjuterike dhe materiale shtesë. "X" në XR është thjesht ndryshore e cila mund të shënojë çfarëdo shkronje. XR është kategoria themelore e cila mbulon të gjitha format e ndryshme të realitetit të ndryshuar në mënyrë kompjuterike si:

  • realiteti i zgjeruar (AR)
  • realiteti i përzier (MR)
  • realiteti virtual (VR).

Për laikët, realiteti virtual është çdo teknologji e cila bën bashkë botën virtuale me atë reale. Por, dallimet ekzistojnë, e kur ato aplikohen në gazetari, ku jeta e njeriut është në plan të parë, edhe detajet duken sheshit.

Bernard Marr, futurist i njohur botëror, influencer dhe lider i aplikimit të teknologjisë në biznes,   ka shpjeguar dallimet kryesore mes realitetit virtual (VR), realitetit të zgjeruar (AR) dhe realitetit të përzier (MR).

Sipas fjalëve të tij në realitetin virtual (VR) përdoruesit janë tërësisht të zhytur në realitetin e krijuar me anë të kompjuterit.

Kur përdoruesi vendos ekranin në kokë apo dëgjueset VR, ndjen (dhe truri i tij beson) se ai po lëviz nëpër objekte virtuale në ekran. Dëgjueset zakonisht lidhen me kompjuterin apo konzolën e cila mundëson përjetimin virtual.

Realiteti i zgjeruar (AR) më së lehti mund të shpjegohet me lojën e popullarizuar Pokémon GO. Ajo përbën aplikimin më të njohur të realitetit të zgjeruar – teknologji e cila bën bashkë informatat digjitale me botën reale. Realiteti i zgjeruar përmirëson botën reale me imazhe, tekste dhe informata të tjera virtuale me ndihmën e pajisjeve siç janë ekranet head-up, telefonat e mençur, tabletët, lentet e mençura dhe syzet AR.

Kur dëgjoni nocionin realiteti i përzier (MR) pyetja e parë është: vallë a nuk janë edhe dy realitetet paraprake përzierje e botës virtuale dhe asaj reale në njëfarë mënyre?!
Realiteti i përzier shkon një hap më tej, sepse përdoruesit në kohë reale mund të komunikojnë me objektet virtuale që gjenden në botën reale të cilën e shohim, ndërsa objektet virtuale do të reagojnë ndaj përdoruesve thuajse bëhet fjalë për objekte reale.

Për të përjetuar realitetin e përzier përdoret dëgjueset MR të cilat ofrojnë përjetim holografik përmes syzeve transparente apo përjetim të zhytjes. Për të mundësuar përjetimin e realitetit të përzier nevojitet fuqi shumë më e madhe e procesorit sesa për realitetin virtual apo atë të zgjeruar.

Cilat janë përparësitë e shtimit të XR-së në gazetari

Çmimi Pulitzer për vitin 2018 për raportim nuk është dhënë për artikullin me gjatësi prej 5,000 fjalësh.

Ky çmim është dhënë për një lloj të ri të ndërmarrjes gazetarore: përjetimin e realitetit virtual (VR). Ky punim i ka mundësuar publikut që nga dora e parë të shohë se si duket muri përgjatë kufirit amerikano-meksikan, dhe si do të mund të dukej në të ardhmen: një pasqyrë intime në një hapësirë gjigante, të cilën vetë fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa duhet, duke u mundësuar shikuesve të nxjerrin vendime vetanake rretj temës e cila shpesh polarizon shoqërinë.

Me ndihmën e realitetit virtual storieve mund t'u shtohen elemente hapësinore të cilat vështirë barten me fjalë.

"Mediat vizuale u ndihmojnë njerëzve të shohin më mirë pasqyra hapësinore të zhvillimit të ngjarjeve, siç ishte ajo në Las Vegas (të shtënat masive). Sa i gjatë ishte ky person? Pse ky xhirim ishte aq efikas? Si funksionoi kjo? Në ç'mënyrë (shtojca për pistoletë me pistoletën e përforcuar) ka përmirësuar aftësinë e pistoletës për të shtënë shpejt?", thotë Jeremy Rue, ligjërues i mediave të reja në Berkeley. Ai konsideron se XR-ja mund të jetë vegël për përcjelljen e informatave të tilla.

XR-ja mund t'u ndihmojë lexuesve të zhvillojnë dhembshuri për temat që i prek storia.

"Mendoj se dhembshuria rritet me teknologjinë siç është realiteti i zgjeruar dhe ai virtual. Ato na ofrojnë mënyra të reja të perceptimit të storieve dhe një metodë të re të tregimit të tyre. Potenciali i zgjerimit të perspektivës së lexuesit vërtet është i rëndësishëm", thotë Nani Walker, eksperte AR/VR e cila aktualisht po zhvillon prototipe të realitetit të zgjeruar dhe virtual me J-School dhe Qendrën për Njohje të Zgjrurara.

Sfidat e realitetit të zgjeruar në gazetari

Për etikën dhe sfidat me të cilat përballen sot mediat dhe gazetarët tashmë kemi shkruar. Por, ekzistojnë edhe disa dilema që përbëjnë sfidë për secilin që është pjesë e krijimit etik të përmbajtjeve mediale XR:

  • VR prodhon pyetje qenësore gazetarore siç është: "kush është gazetari?" dhe "ç'përbën gazetaria" në këtë proces.
  • Kërkesat teknologjike për prodhimin e gazetarisë XR ngarkojnë, zhvillohen shpejt dhe kushtojnë shumë.
  • Pothuajse në secilën fazë të procesit, gazetaria XR sjell kompromise që lidhen me kohën, çmimet dhe cilësinë.
  • Proceset prodhuese dhe veglat rëndom nuk janë dhe aq të zhvilluara, nuk janë aq të integruara apo të zakonshme; i tërë procesi – nga xhirimi te shikimi – kërkon një gamë të gjerë aftësish specialistike, profesionale.

Përse me gjithë këto paqartësi dhe dilema të pranojmë XR-në në gazetari?

Sipas fjalëve të Nonny de la Peñas (jozyrtarisht e quajnë nëna e realitetit virtual) gazetaria zhytëse është gazetari e cila "prodhon lidhje, vepron kundër mospërfilljes dhe nuk bazohet në prezentim, por në përjetim". Kjo fushë në mënyrë unike mund ta lidhë publikun me storien, përmes zhytjes së thellë të cilën e ofron XR-ja.

Ocijenite kvalitet članka