Tregu dhe vëmendja e përdoruesve po ndryshojnë, andaj mediat po kërkojnë qasje të reja për të tërhequr audiencën.
Qëllimi i artikujve help me është forcimi i lidhjes me audiencën, e cila do të krijojë angazhim më të madh dhe do të ndikojë në besimin në brendin e mediumit.
Si të shkruani artikuj help me
Nëse ekziston një “si” që po e kërkon audienca, ekziston edhe një mundësi për të shkruar një artikull të mirë.
Suksesi i artikujve help me qëndron në zgjedhjen e temës dhe shtjellimin e saj.
Hapi i parë është hulumtimi i asaj atë që i intereson audiencës ose që mund t'i interesojë. Politika redaktoriale mund të përcaktojë fushat që përshtaten me përmbajtjen e mediave dhe brenda këtyre temave i ofrojnë audiencës përmbajtje cilësore “të formës së gjatë” që u përgjigjet pyetjeve.
Hapi i dytë është mbledhja e pyetjeve që kërkojnë përgjigje që audienca ta konsiderojë artikullin si cilësor. Dallimi i madh mes artikujve të zakonshëm dhe atyre help me është se këtu ne kemi një fokus në audiencën dhe nevojat e audiencës, dhe jo në temën dhe subjektin e stories sonë.
Shembulli nga praktika i publikuar më 21. 6. 2023. në portalin BBC News është artikulli "Kalkulatori i shkallës së inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar: Sa po ju rriten çmimet?" Artikulli nuk sqaronte përkufizimet e inflacionit dhe termat e tjerë ekonomikë që njerëzit mund të gjejnë duke googluar. Ata kanë shkuar një hap më tej dhe kanë krijuar një kalkulator i cili çdo lexuesi do t'i ndihmonte të llogarisë shkallën e vet të inflacionit.

Hapi i tretë në krijimin e një artikulli help me është t'u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë cilësore. Qëllimi i artikullit help me nuk është të tregojë procedurën e dukshme, por t'i eksplorojë ato pyetje që audienca nuk e di se i kanë. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme të bazoni artikullin në përkufizimet dhe shifrat e hulumtimit që mund të gjenden në pothuajse çdo portal lajmesh. Por duke i dhënë përgjigje pyetjes 'si ndikon tek unë inflacioni’ tashmë është një qasje konkrete.
Audienca shpesh nuk është e vetëdijshme për të gjitha pyetjet, dhe prandaj gazetari është aty për të eksploruar temën dhe për të sjellë përgjigje për pyetjet e pakërkuara, sepse përgjigjet e pyetjeve të pakërkuara e bëjnë dallimin mes artikujve të mirë dhe artikujve mesatarë hep me.
Nëse audienca kërkon përgjigje për pyetjen "Si të kemi shtëpi me efikasitet energjetik?" Përgjigja mund të mos jetë "përdorni burime të ripërtëritshme të energjisë". Sot, përgjigjet si kjo nuk janë të mjaftueshme sepse çdo pixhama portal i ofron ato. Është e nevojshme të shpjegohet se cilat burime të energjisë së rinovueshme mund të zgjedhin lexuesit dhe si të marrin vendim. Të shkohet me linjën e rezistencës më të vogël nuk është qasje e mirë për krijimin e përmbajtjes e cila duhet të japë ndihmë konkrete.
Metoda e shkrimit dhe redaktimit të tekstit është faktor i rëndësishëm në suksesin e artikujve help me.
Nuk mjafton të hulumtohet dhe të shkruhet në mënyrë cilësore, por duhet ta përshtatni tekstin me leximin nga ekrani. Nuk bën të harrohet se përmbajtja konsumohet në konkurrencë me paraqitjen e destinacioneve ekzotike dhe lajmet e freskëta nga bota e showbizzit. Sa më i lehtë të jetë konsumi i përmbajtjes, aq më të mëdha janë shanset e jetëgjatësisë dhe suksesit të saj.
Artikujt help me kanë potencialin të bëhen burim i vlefshëm informatash për javë, muaj apo edhe vite dhe të sjellin vizitorë të rinj në uebfaqe. Është e qartë se artikulli do të jetë i optimizuar për makinat e kërkimit, sepse kjo është një mënyrë që audienca të arrijë deri tek ai tekst në afat të gjatë.
Receta më e thjeshtë e mundshme për të shkruar artikuj help me është:
- prioritet janë qëllimet e audiencës, jo idetë dhe politikat redaktoriale.
- fokusi i përmbajtjes është zgjidhja e problemeve të audiencës, dhe jo produkti që ata do të përpiqen ta përdorin (në shembullin e artikullit mbi efikasitetin e energjisë së familjeve, fokusi duhet të jetë në atë që lexuesit do të marrin, jo në mënyrën se si disa panele solare janë zgjidhja më e mirë sepse ata kanë performancë të përparuar).
- shfrytëzoni maksimalisht titujt, nëntitrat, përshkrimet e fotografive dhe multimedian për të tërhequr vëmendjen dhe për të nxjerrë në pah vlerat që keni sjellë në artikull.
Formatet më të suksesshme të artikujve help me dhe shembujt
Formatet më të përdorura në krijimin e artikujve help me janë:
- listat
- pyetjet dhe përgjigjet
- doracakët hap pas hapi (1-2-3-4-5)
- intervistat me ekspertë
- përmbajtja e kuruar (e përzgjedhur, e organizuar dhe e shpalosur me përdorimin e njohurive profesionale).
Formatet e këtilla janë më të shikuara ndërsa temat e mëdha dhe komplekse mund të shpalosen në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
Një shembull i tekstit që sjell pothuajse të gjitha formatet e mësipërme është artikulli i Forbesit "Koha më e mirë për të blerë shtëpi në 2023". Përveç që është një artikull i vlefshëm me informata të verifikuara, në hyrje u vë në dukje se kjo është përmbajtje e sponsorizuar.
Përmbajtja cilësore e kërkuar nga audienca u financua nga reklamuesi.
Cilësia e dyshimtë profesionale – potencial i padiskutueshëm marketingu
Si të inkorporoni në media përmbajtjen që devijon plotësisht nga ajo që audienca është mësuar të lexojë?
Ka një keqkuptim se artikujt help me nuk do të jenë mjaft të mira dhe profesionale për dy arsye:
- artikujt e këtillë shpesh janë përmbajtje të sponsorizuara, dhe nëse janë të sponsorizuar sigurisht se do të jenë shund.
- nëse artikulli është i optimizuar për SEO, atëherë do të jetë i dobët dhe me cilësi të dobët.
Asnjëri nga dy opsionet nuk është i sakta, por këto shpesh shihen në internet. Sponsorizimi i përmbajtjes dhe optimizimi SEO nuk e bëjnë tekstin të keq, ai ka qenë i keq edhe para kësaj.
Qëllimi i kësaj qasjeje në krijimin e përmbajtjes në media, siç sugjeron emri i saj, është t'i ndihmojë audiencës që tashmë po kërkon përgjigje për pyetjet, për t'i gjetur ato përgjigje tek ata të cilëve tashmë u besojnë.
Dmitry Shishkin, ekspert për transformimin digjital në media, strategjinë e përmbajtjes dhe inovacionin në publikime, i cili shpiku Modelin e nevojave të përdoruesit, tha:
"Kjo nevojë e përdoruesit është veçanërisht e rëndësishme për redaksitë lokale dhe rajonale, ku ju si redaktorë dhe gazetarë jeni pjesë e audiencës suaj. Mediat rajonale tashmë kanë bërë përpjekje të rëndësishme për t'u shërbyer atyre që jetojnë në rajonin e tyre. Por ata mund të bëhen autoriteti më i lartë në zonën e tyre kur bëhet fjalë për udhëtimet ditore, atraksionet, udhëtimet rrugore e kështu me radhë. E njëjta gjë vlen edhe për gjëra të tjera, si restorantet ose shkollat, ose në fakt, udhëzues i dobishëm për çdo pyetje të shpeshtë në lidhje me zonën tuaj. Ka faqe si Answerthepublic që tregojnë pyetjet më të shpeshta për të gjitha vendet dhe temat. Ky do të ishte një fillim i mbarë".
Nëse gjithçka është kaq e mirë, cili është disavantazhi i artikujve help me në media?
Mangësinë mund ta bëjë vetë mediumi, duke zgjedhur tema të papërshtatshme dhe duke shkruar përmbajtje të keqe.