Formati vertikal i videos përdoret gjithnjë e më shumë për paraqitjen e përmbajtjes

21.09.2022. / 08:53

Sipas sondazheve të ndryshme, formati i videos është formati më i shikuar në rrjetet sociale.

Rezultatet e studimit të Wibbitzit tregojnë se në Facebook, videoja vertikale gjeneron 4 herë më shumë angazhim sesa videot katrore. Këtë e konfirmon edhe Twitteri me 2.5 herë më shumë angazhim me rastin e përdorimit të formatit vertikal. Në Instagram, videot prodhojnë më shumë angazhim se çfarëdolloj postimi tjetër.

Përdorimi i celularëve i ka kontribuar xhirimit të videove në format vertikal, dhe përmbajtja e cila publikohet, qoftë nga përdoruesit apo mediat, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme me këtë format.

Emerketer.com që në vitin 2019 në hulumtimin e vet kishte konfirmuar se 2.3 miliardë njerëz shikojnë video përmbajtje në telefonat e tyre, që do të thotë se ata kalojnë më shumë kohë duke shikuar video në këtë mënyrë sesa në televizion. Dhe shumica e përdoruesve i mbajnë telefonat e tyre vertikalisht. Gjeneratat më të reja, milenialët, i shikojnë videot vertikalisht në telefonat e tyre në më se 75% të rasteve.

Shumë rrjete sociale gjithnjë e më shumë nxisin video formate përmes opsioneve të tyre, siç janë Stories dhe Reels në Instagram, TikTok apo Shorts në Youtube.

Youtube po shkon gjithnjë e më shumë drejt formatit vertikal

Lajmi më i ri është se Youtube po eksperimenton me teknologjinë e re të të mësuarit mekanik e cila i formatizon videot e xhiruara në peisazh në formate katrore apo vertikale, varësisht se në ç'mënyrë shikuesit shikojnë Youtube.

Video platforma në pronësi të kompanisë Google ka thënë se modeli i saj i të mësuarit mekanik identifikon elementet kryesore në video – fytyra, objekte kryesore, logo, lëvizje, tekst – dhe e ndan atë video në skena, duke siguruar që ato elemente kryesore të shfaqen si duhet në videon e riformësuar.

Kjo në praktikë do të thotë se ju mund të xhironi e të përshtatni videon në një format të caktuar, siç është ai katror apo horizontal, dhe pastaj Youtube do t'ju përshtatë atë video në formatin vertikal, varësisht se si përdoruesi juaj do ta shikojë videon në pajisjen e vet mobile.

Opsioni aktualisht është në dispozicion për fushatat e aplikacioneve, e së shpejti do të nisin fushtatat për performancë maksimale dhe fushatat e video aksioneve.

Youtube gjithashtu ka shtuar katër shabllonë të rinj, të përshtatut të video shpalljeve vertikale dhe një shabllon katror për përpunimin e videove që gjendet në Asset Library të Google Adsit. Shabllonët janë zhvilluar në formatin horizontal me incizime muzikore, tempo dhe kalime të orientuara drejt atij formati.

Ky grumbull shabllonësh automatikisht gjeneron video, dhe krijon video horizontale në bazë të imazheve dhe tekstit që reklamuesi e jep për fushata.

Ekipi i Google Creative Works, i cili është përgjegjës për hulumtimin e efikasitetit dhe udhëzimeve kreative, i ka shikuar 2000 shpallje globale të cilat janë shfaqur në Shorts përmes videove dhe fushatave për aplikacione dhe ka shpërndarë tri strategji më të sukseshme: 

  • Përshtatni reklamat vertikale me platformat vertikale: reklamat vertikale duken më natyrshëm dhe kanë performancë më të mirë në mjedise vertikale siç janë Shorts. Mendoni se si mund ta përshtatni atmosferën me paraqitjet e rëndësishme vizuale, me përpunimin unik apo me tinguj të popullarizuar.

  • Le të jetë shpejt: në vetëm 10 deri 20 sekonda të kohës për reklama dhe duke pasur parasysh tempon e shpejtë të Shortsëve, nuk ka nevojë të vendoset premisa apo të vendoset storia me shumë kontekst të shtuar. Kaloni shpejt në aksion dhe gjasat janë më të mëdha që publiku juaj të mos largohet.

  • Kapni emocionet: njerëzit që shikojnë Shorts presin ngazëllime momentale, drama apo qeshje – andaj sillni pak emocione në paraqitjen tuaj.

Suksesi i kësaj strategjie, të orientuar lehtë drejt shpalljeve reklamuese, është e njëjtë edhe për çfarëdolloj video përmbajtje. Në lidhje me këtë, nëse xhironi video mediale të formatit vertikal, kujdesuni që të përshtatni përmbajtjen dhe ta përshtatni atë në formatin vertikal. Le të zgjasë më shumë se një minutë, dhe gjithsesi shtoni linjën emocionale brenda videos. Kështu do ta zgjoni interesimin e publikut dhe do t'i mbani aty me videot tuaja.

Optimizimi i videove vertikale

Krijimi i një videoje efikase dhe tërheqëse vertikale është më kompleks sesa prerja e skajeve të një videoje të thjeshtë, të gjerë. Por, me disa këshilla të thjeshta, kjo nuk ka pse të jetë e vështirë.

Edward Gibbson Brown për Sociality Squared përmend këto këshilla për optimizimin e videove vertikale.

1. Rezolucioni

Rezolucioni i fotografisë apo videos digjitale është numri i pikselëve të ndryshëm të cilët mund të paraqiten brenda një dimensioni të caktuar (zakonisht gjerësia kundrejt lartësisë). Sa më shumë pikselë, aq më e mprehtë fotografia.

Rezolucioni minimal i videove tuaja do të duhej të ishte 1080 x 1920, gjegjësisht 1920 x 1080 për formatin vertikal.

Vërejtje: mos e shkarkoni videon tuaj nga njëra platformë dhe pastaj ta vendosni në tjetrën sepse kështu do të zvogëlohet cilësia. Gjithmonë është mirë që në platformë ta vendosni videon tuaj origjinale.

2. Optimizoni për shikim pa zë

Shumica e njerëzve i shikojnë videot në rrjetet sociale pa zë. Digiday raporton se çdo ditë shikohen rreth 8 miliardë video të Facebookut, ku 85% prej tyre shikohen pa zë.

Prandaj është e rëndësishme që videove tuaja t'ua shtoni tekstin, gjegjësisht titrat. Me titra do të jeni më në dispozicion të publikut më të gjerë.

3. Menjëherë zgjoni vëmendjen e shikuesve

Siç e dini me siguri, përdoruesi mesatar i rrjeteve sociale vazhdimisht skrollon, duke u ndalur vetëm kur diçka ia kap vëmendjen apo kur mërzitet, gjë që ndodh më shpesh.

Kjo do të thotë se videoja juaj duhet të tërheqë menjëherë vëmendjen e tyre dhe të shfaqë menjëherë vlerat e saj. Tri deri në pesë sekondat e para janë thelbësore, andaj filloni me paraqitjen tuaj më mbresëlënëse dhe më provokuese. Ngjyrat e ndezura, xhirimet e bukura, animacionet e përsëritura janë mënyra të shkëlqyera për t'i shtyrë përdoruesit e rrjeteve sociale të ndalin skrollimin.

Po ashtu, është me rëndësi të keni fotografinë e fuqishme ballore për videot tuaja. Ju rekomandojmë të krijoni një fotografi të përshtatur në vend se të zgjedhni ndonjë fotografi të keqe sfondi të cilën e ofrojnë platformat, dhe t'i bëni me një titull apo shprehje sa më mbresëlënëse që është relevante për videon tuaj.

4. Kushtojini vëmendje kuadrimit dhe kompozicionit

Përpiquni të mos lini shumë hapësirë boshe rreth bashkëbiseduesve, por megjithatë kujdesuni që të ketë mjaft hapësirë për t'u përshtatur në formatin vertikal. Po ashtu, duhet t'u kushtoni kujdes lëvizjeve të papritura, dhe t'i shmagni ato. Kjo mund ta çorientojë secilin prej formateve, por mund të paraqesë pengesë të madhe në formatin vertikal. 

Po ashtu, kur keni dyshime, aplikoni rregullin e treshit. Ky rregull kompozicional e ndan fotografinë në nëntë pjesë të barabarta, ku katër pika që priten në linja ndarëse paraqesin pika të interesit të veçantë, tendosjes dhe fokusit brenda kuadrit. Vendosja e elementeve të rëndësishme të kompozicionit tuaj pranë ose në ato kryqëzime është mënyrë e thjeshtë për të krijuar fotografi bindëse apo të barazpeshuara.

5. Përshtatni raportet e gjerësisë dhe lartësisë për platforma të ndryshme

Edhe pse shumica e platformave përfshijnë video horizontale, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht të njëjtën gjë në të gjitha segmentet. 9:16 është raporti i përsosur për TikTok, si dhe për storiet në Instagram e Facebook. Por, për Feeds në Instagram dhe Facebook. do t'ju duhet të përdorni raportin 4:5 ose 1:1 (katror) nëse dëshironi të shmagni prerjen e ngathët apo shiritët e zi në videon tuaj. Po ashtu, mund të përdorni raportin 4:5 për Snapchat.

***

Duke marrë parasysh zhvillimin e formatit vertikal, nuk ka dyshim se mediave do t'u duhet ta përshtatin video përmbajtjn e tyre të cilën e shpalosin përmes këtij formati. Formati vertikal, si formë gjithnjë e më e shpeshtë e shpalosjes së përmbatjes, do të nënkuptojë tërheqjen e publikut të ri dhe sigurisht mbajtjen e tyre, duke qenë se shumica e publikut sot përcjell mediat në pajisjet e tyre mobile ndërsa, siç po shohim sipas trendeve dhe hulumtimeve, formati vertikal po përdoret më së shumti për shikimet në telefonat celularë.

 

Ocijenite kvalitet članka