Gazetaria selfie: Kur gjithçka që ju duhet mund të zë vend në xhep

22.04.2022. / 12:46

"Më pëlqen të quhem gazetar jeans, sepse gjithçka që më duhet mund të zë vend në xhepin e xhinseve të mia", thotë Yusuf Omar, redaktor në Hindustan Times.

Kështu nis rrëfimin për mënyrën e praktikimit të gazetarisë selfie në redaksi njeriu i cili me ndihmën e formës vertikale të videos dhe aplikacionit Snapchat botës i përcolli intervista me gratë që ishin viktima të dhunës seksuale. Me ndihmën e filtrave në Snapchat, grave iu mundësua të fshihnin identitetin e tyre dhe për herë të parë t'i tregonin rrëfimet e tyre pa frikën se do t'i nënshtrohen stigmës shoqërore rreth dhunimit.

Ç'është gazetaria selfie dhe përse është e rëndësishme?

Telefonat inteligjentë na kanë mundësuar "t'i dokumentojmë jetët tona". Sipas Omarit, sot telefonat celularë përshkruajnë botën.

Gazetaria selfie përdoret për të përshkruar një qasje tjetër ndaj gazetarisë qytetare, e cila realizohet përmes pajisjeve mobile dhe bazohet në publikimin e vetëfotografive (dhe/ose videove) në rrjetet sociale. Kështu riprodhohen përmbajtjet, por jo mbi objekte/njerëz/imazhe të izoluara, por mbi artefaktet që rrethojnë "autorët" e fotografisë. Këto artefakte (qofshin objekte/hapësira apo persona të tjerë) janë kryesisht elemente të jetës private të autorit, të cilat qëllimisht bëhen publike.

"Kjo mund të mos jetë gazetari në mënyrë konvencionale, por kjo nuk do të thotë se nuk është relevante", argumenton Omari në mbrojtjen e gazetarisë selfie, e cila është bërë mënyrë moderne dhe e përballueshme për atë që dikur quhej gazetari qytetare.

Omari foli për International Business Times rreth ngritjes së gazetarisë selfie dhe shpjegoi se si ai dhe ekipi i tij në Hindustan Times e përdorin atë për të raportuar storie të ndjeshme dhe për të kryer hulumtime të fshehta, si dhe për të përhapur storie frymëzuese nga e gjithë India.

“Gazetaria mobile na ka dhënë qasje në vendet që nuk i kemi pasur kurrë më parë dhe na ka mundësuar të tregojmë storie në mënyrë shumë më diskrete dhe intime”, tha Omari. “Askush që e ka përjetuar atë lloj tmerri nuk dëshiron të ketë përzierje bumi dhe dritash të forta dhe kamerë që valëvitet në fytyrën e tyre. Duhet të jetë gjithçka shumë më delikate".

Gazetaria selfie nuk është lajm, apo mbase është

Sipas disa kritikëve, gazetaria selfie nuk është lajm.

Shumë njerëz theksojnë se gazetaria selfie u mundëson politikanëve të flasin, e ne t'i dëgjojmë. Puna e kërkimit të përgjegjësisë duhet të presë për ditë më të mira.

Selfie si formë mund të sjellë autenticitet dhe transparencë në gazetari nëse me këtë formë flasim për procesin e hulumtimit dhe krijimit të stories që njerëzit ende nuk e kanë parë në media. Atë mund ta kuptojmë si shtojcë të stories që shërben edhe si formë promovimi për gazetarët dhe mediat.

Ekziston edhe ana tjetër e stories, kur selfie vetvetiu bëhet edhe qëllim edhe e hijëson ngjarjen, rrethanat, problemin dhe çështjet për të cilat publiku kërkon përgjigje. Një nga shembujt e selfieve është paraqitur me rastin e varrimit të Nelson Mandelës të cilin mediat botërore e përcollën si lajm të fundit (breaking news).

fws

 

Nuk është e pazakontë që selfie të perceptohet si formë e relaksuar, tejet e fokusuar te gazetari, dhe jo tek ajo që vërtet ndodh. Problem nuk përbën promovimi i personalitetit dhe veprës së një njeriu. Problemi lind kur ngjarjet (tragjeditë, luftërat, sulmet, katastrofat natyrore) bëhen rrethana të cilat përdoren me qëllim të promovimit të një personi.

Gazetari i ABC7, David Ono është shembull i një gazetari që shkoi shumë larg duke bërë selfie gjatë udhëtimit të tij për të raportuar për sulmin terrorist në Paris. David Ono mund të jetë fokusuar tepër te vetja dhe jo te ngjarjet reale.

ew

 

Me gjasë, krejt kjo ishte bërë me shpresën që sa më shumë njerëz të mund të njihen me procesin dhe rrugën e gazetarit që ndjek storien, por ka pasur shumë njoftime, mbase të tepërta, për gazetarin të cilat u penguan shikuesve. Në bazë të raporteve të realizuara, Ono fotografoi më shumë atë që bëri gjatë udhëtimit sesa që mbuloi storien e cila i ishte caktuar.

Përdorimi i selfieve si mënyrë raportimi është e dobishme vetëm nëse i ndihmon gazetarit të tregojë më shumë për storien të cilën e mbulon. Edhe pse kjo formë është tejet praktike dhe e relaksuar, ia vlen të analizohet situata para përdorimit të selfieve.

Raportimi selfie: mundësitë dhe rreziqet

Kohëve të fundit ka gjithnjë e më shumë gazetarë të cilët selfien e përdorin si medium për raportim. Kjo ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën e dokumentimit të lajmeve pasi selfiet flasin për praninë e gazetarëve.

Krejt kjo e rrit peshën e gazetarisë, ku hyn transparenca dhe ndershmëria. Por dukuria e selfieve në gazetari nuk është pa pasoja meqë kufiri mes paraqitjes autentike të gazetarit në punë dhe vetëpromovimit të tij të thjeshtë, është shumë i hollë.

Nëse do të kërkohej ndonjë diskutim i argumentuar me kritikët të cilët thonë se gazetaria selfie nuk është lajm, këta shembuj e thonë pikërisht të kundërtën. Selfie është lajm. Problemi është vetëm te vlera e lajmit. Nëse publiku nis të komentojë se raportimi selfie për sulmin terrorist është shndërruar në llaf të thjeshtë për shkak të selfies, atëherë dijeni se ai nuk është lajmi që po kërkohet.

Ocijenite kvalitet članka