Mediat në Ballkan ndjekin trendet botërore në tërheqjen e publikut dhe monetizimin e përmbajtjes me YouTube

27.01.2023. / 11:32

"Me evoluimin e mediave, ata e kanë kuptuar se YouTube është platformë shumë e rëndësishme, si nga pikëpamja e publikut ashtu edhe nga pikëpamja e të ardhurave", tha për Press Gazzette Phil Han, drejtor i videove në mediumin The Sun.

Lajmet televizive tashmë janë zëvendësuar. Sot, shumë përmbajtje i ndjekim dhe i kërkojmë vetëdijshëm nëpër rrjete, derisa lajmet në YouTube janë një nga shprehjet më të kërkuara në Google.

Mediat në Ballkan përdorin platformën YouTube për shpërndarjen e përmbajtjes

Në bisedën e lartpërmendur, Phil Han tha: "Kur i shoh të gjithë konkurrentët tanë, të gjithë kanë kanale në YouTube dhe të gjithë ngarkojnë përmbajtje". Prandaj, mendoj se të gjithë e kuptojnë se ajo është platformë e rëndësishme për ta".

Është e vërtetë se numri i njerëzve që kalojnë mesatarisht 36 minuta në një platformë konsumojnë sasi të madhe përmbajtjeje. Pse mediat t'i shpërfillin këto mundësi?

Ndër mediat në Ballkan që përdorin kanalin YouTube për vendosjen e një sasie të madhe përmbajtjesh janë KOHA.net dhe kanali O.

sad
Foto: Screenshot Youtube KOHA, 25. 1. 2023.

Këto media në programin e tyre kanë lajme ditore, përmbajtja e të cilave mund të konsumohet në YouTube dhe nuk duhet të presim transmetimin e lajmeve. Kjo është një lëvizje me të cilën tërhiqet publiku më i ri në portal, por përdor potencialin e përmbajtjes së xhiruar më parë duke e shpërndarë atë në një platformë tjetër. Rritja e shikueshmërisë dhe fitimi i parave nga përmbajtja pa investime shtesë është taktikë e mirë.

Gazetaria edhe sot e kësaj dite është ende korrigjuese në shoqëri, por mënyra e shtyrjes së kufijve ka ndryshuar

Në një intervistë, Han tha se kishte "aq shumë gazetari të mrekullueshme, origjinale, ekskluzive në The Sun", por faqja "duhej të prodhonte shumë më tepër" video përmbajtje origjinale.

"Prandaj kam dashur të vazhdoj t'i shërbej thelbit të asaj që ne e bëjmë në The Sun, e kjo është përmbajtja që njerëzit e shfrytëzojnë për t'u argëtuar ose për t'u informuar për atë që po ndodh".

Kjo është qasja për krijimin e përmbajtjes për YouTube që është zgjedhur nga mediat e caktuara në Ballkan. Hapja e temave me përgjegjësi shoqërore, storieve për shëndetin mendor, për të drejtat e njeriut, barazinë, për jetën e njerëzve të zakonshëm është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme.

Kohët e fundit kemi parë një video podcast të tillë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bëhet fjalë për podcastin e mediumit Oslobođenje, redaktorja e të cilit është Brankica Rakovic, e që është krijuar në kuadër të grupit medial të cilit i takon edhe portali Oslobođenje.

sa
Foto: Screenshot Youtube O kanal, 25. 1. 2023.

Storiet e sinqerta dhe të hapura të grave reale që jetojnë përreth nesh, të treguara në mënyrën jo aq të drejtpërdrejtë që ofron podcasti, hapin shumë tema për të cilat flasin rrallë ata që duhet të flasin.

Ndër temat e tilla ishin edhe bisedat "15 minuta" të portalit Južnevesti.rs. Bisedat e gazetarëve me psikiatër, avokatë, dashamirë të kafshëve dhe ata që njihen si geek kanë ngritur disa çështje sociale.

juzne vesti
Foto: Screenshot Youtube Južne vesti, 25. 1. 2023.

Storiet humane dhe jetët e njerëzve realë që e jetojnë atë lajm funksionojnë mirë në YouTube, siç mund ta shohim në shembujt e mësipërm.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto përmbajtje nuk kanë mbetur në arkiv – ato janë të kërkueshme dhe jetojnë për aq kohë sa publiku ka nevojë për to. Vitet nuk ndikojnë në këtë.

Pse të publikoni në YouTube

YouTube prej kohësh ka pushuar së qeni rrjet ku shikohen vetëm video përmbajtje. Prej kohësh është kthyer në një platformë në të cilën kërkohen të gjitha llojet e mundshme të informatave, mbi të cilën 'ndërtohet' efekti SEO i përmbajtjes së faqes dhe ku shkohet për të kërkuar publik të ri.

Youtube është shumë i madh për t'u shpërfillur

Rrjeti i dytë social më i madh me 2,5 miliardë përdorues në muaj dhe makina e dytë e kërkimit pas Googleit janë arsye të mjaftueshme që një medium të përdorë këtë platformë për të shpërndarë (ose rishpërndarë) përmbajtjen.

Sipas Semrushit, softuer i përdorur për të hulumtuar fjalë kryesore dhe të dhëna të renditjes në internet, muajin e kaluar (dhjetor 2022) YouTube ishte faqja e dytë më e vizituar në botë, me 76.55 miliardë vizita.  Vizita mesatare e seancës ishte 36 minuta e 36 sekonda.

sa
Foto: Screenshot Semrush 25. 1. 2023.

Shprehitë e konsumit në YouTube janë paksa befasuese dhe të përshtatshme për mediat

Shprehitë e konsumit të lajmeve dhe përmbajtjeve të tjera në YouTube janë paska befasuese. Siç ka shpjeguar Micaeli Rourke në një artikull për Digital Content Next dhjetorin e kaluar, YouTube është një lloj audio platforme.

sa

YouTube ishte platforma kryesore për konsumin e podcastëve vitin e kaluar, sipas Raportit të Lajmeve Digjitale të Reutersit për vitin 2021.

Arsyeja e këtij popullariteti janë podcastët me video përmbajtje si dhe mundësia për t'iu qasur përmbajtjeve në pajisje të shumta, siç është kompjuteri, televizori inteligjent e telefoni celular.

Rritja e shikimeve në YouTube në pajisjet televizive është një nga arsyet pse pajisjet celulare zënë përqindje më të vogël të totalit të shikimeve në shumë tregje të zhvilluara. Kjo praktikë sjell mundësi për të mbuluar publik të ri.

Formati tërheqës i përmbajtjes së krijuar

Koha dhe mundi i gazetarëve dhe redaktorëve mund të shumëfishohet.

Thjesht, përmbajtja tekstuale mund të përdoret si material për video dhe audio përmbajtje për YouTube. Kjo praktikë rrit shtrirjen e përmbajtjes që është krijuar pas datës së publikimit të saj të parë.

Ocijenite kvalitet članka