Si konsumon media gjenerata Z

23.02.2023. / 09:01

 

Gen Z është gjeneratë e lindur nga mesi i viteve 1990 deri në vitet 2010. Ata janë rritur me teknologji dhe janë përdorues pasionantë të mediave digjitale. Si rezultat i kësaj, shprehitë e tyre të konsumit të mediave janë të ndryshme nga gjeneratat e tjera, përveç se atyre me siguri do t’u paraprinte gjenerata Alfa që ka lindur në fillim të viteve 2010 por ata janë ende të rinj për t'u vëzhguar përmes konsumit të përmbajtjes mediale.

Gjenerata Z është gjithmonë online.

Sipas një hulumtimi global të realizuar në vitin 2021, të anketuarit që i takojnë gjeneratës Z mesatarisht kalonin tre orë në ditë në aktivitete online. Kjo është dyfishi i kohës që kalojnë gjeneratat më të vjetra, gjë që tregon se sa janë të lidhur digjitalisht. Se deri ku shkon ky numër tregon një hulumtim tjetër që është bërë një vit më vonë, sipas të cilit pjesëtarët e gjeneratës Z kalojnë katër orë në ditë në rrjetet sociale dhe pothuajse dy nga pesë të anketuar (38%) kalojnë edhe më shumë kohë.

Sipas hulumtimit nga Pew Research, gjenerata Z kalon më shumë kohë në përmbajtje digjitale sesa duke shikuar TV ose duke përdorur media të tjera tradicionale. Kur u pyetën se si i marrin lajmet dhe informatat e nevojshme, 65% e të rinjve të moshës 18 deri 24 vjeç thanë se ato i marrin nga burimet digjitale.

Gjenerata Z gjithashtu mbështetet shumë në rrjetet sociale për lajme. Sipas hulumtimit, 66% e pjesëtarëve të gjeneratës Z thanë se lajmet i marrin nga rrjetet sociale si Instagrami, Facebooku dhe Twitteri.

Ndryshe nga gjeneratat e tjera, gjenerata Z gjithashtu preferon videon mbi tekstin.

Një e katërta (25,7%) e të rriturve të gjeneratës Z në Shtetet e Bashkuara thonë se përdorin YouTubein më shumë se çdo platformë tjetër sociale, pastaj TikTokun (25,0%) dhe Instagramin (20,0%).

gen z media

Shprehitë e konsumit të mediave të gjeneratës Z kryesisht nxiten nga prakticiteti dhe drejtpërdrejtësia e përmbajtjes. Sipas sondazhit, 53% e të anketuarve thanë se merrnin lajme nga telefonat dhe tabletët e tyre dhe shumica e tyre thanë se mund t'u qasen shpejt lajmeve.

Konsumi i lajmeve nga gjenerata Z paraqet mundësi dhe sfida për organizatat mediale. Nga njëra anë përhapja e pajisjeve mobile dhe platformave të rrjeteve sociale ka bërë që gjenerata Z të merret më shumë me lajmet dhe ngjarjet aktuale se kurrë më parë. Duke marrë parasysh se kjo gjeneratë i merr lajmet nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo tregon se mediat duhet të jenë në gjendje ta arrijnë këtë publik përmes mediave sociale, përtej burimeve tradicionale. Nga ana tjetër, duke konsumuar përmbajtje kryesisht nëpërmjet sferës digjitale, mediat duhet të mendojnë për një gamë më të gjerë formatesh dhe të mbulojnë të gjitha sferat e mundshme për plasimin e përmbajtjes.

Në përgjithësi, shprehitë e gjeneratës Z në konsumin e mediave janë pasqyrim i natyrës së tyre teknike dhe komoditetit të përmbajtjes digjitale. Ata mbështeten në masë të madhe në burimet digjitale dhe rrjetet sociale për të marrë lajme, dhe për ta videoja është ajo që do t'i tërheqë më shumë se çdo lloj përmbajtjeje tekstuale.

Ocijenite kvalitet članka