Veglat e inteligjencës artificiale të Googleit mund të jenë të dobishme në gazetari

17.01.2023. / 09:39

Algoritmet dhe mësimi makinerik janë sigurisht shumë të dobishme në shumë sfera të jetës sot, dhe ato mund të ndihmojnë shumë edhe në gazetari, duke hapur mundësi për fusha të paeksploruara.

Megjithatë, AI nuk mund të funksionojë vetëm, as nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet tona, por mund t'ju ndihmojë të realizoni performancën më të mirë në partneritet mes njerëzve dhe teknologjisë.

Sot, inteligjenca artificiale është pjesë integrale e gazetarisë, nga New York Timesi që përdor inteligjencën artificiale për të gjetur storie të patreguara në miliona foto të arkivuara, e deri te Trinti që përdor njohjen e zërit për të transkriptuar intervista në shumë gjuhë. Gazetarët në mbarë botën po aplikojnë inteligjencën artificiale në mënyra të reja dhe të ndryshme.

“Kam punuar dhe kam biseduar me redaksitë nga Kölni e deri në Cape Town, nga Buenos Airesi në Mumbai, që përdorin veglat për automatizimin, kurimin, grumbullimin e të dhënave dhe krijimin e përmbajtjes. Ata përdorin inteligjencën artificiale për të luftuar kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës fyese, por edhe për të personalizuar shërbimet redaktoriale dhe për të optimizuar gjenerimin e të ardhurave", tha Charlie Beckett, profesor i medias dhe komunikimit në LSE dhe drejtor i think-tank-ut të gazetarisë Polis, i cili është pjesë e kësaj shkolle.

Duke marrë parasysh shpejtësinë e rrjedhës së informatave, mungesën e kohës, inteligjenca artificiale duket se mund të ofrojë mundësi në gazetari për të përfshirë gjithçka që vetëm potenciali njerëzor i një mediumi nuk mund ta arrijnë. Me kombinimin e gazetarëve dhe inteligjencës artificiale, gazetaria sot duket ndryshe. 

Produktet e Google AI-së

Shumë kompani botërore sot punojnë për krijimin e veglave dhe resurseve të cilat përdorin inteligjencën artificiale, e cila mund të integrohet lehtë edhe në gazetari.

Google ka një varg produktesh të dobishme IA, siç janë veglat për kthimin e bisedës në tekst, tekstit në bisedë, përkthimit me ndihmën e AI-së dhe video teknologjitë AI.

Në vazhdim po i përmendim disa nga veglat që janë pjesë e paketave të inteligjencës artificiale të Googleit që mund të jenë të dobishme për ju në gazetari.

Media Translation

Media Translation deri më tani ka vetëm një metodë për përkthimin e bisedës: Përkthimi me transmetim (vetëm gRPC) kryen përkthimin e të dhënave audio që gjenden brenda një transmetimi të dyanshëm gRPC. Aplikacionet e streamingut janë krijuar për nevoja përkthimi në kohë reale, si p.sh. incizimi i audios drejtpërdrejt nga mikrofoni. Përkthimi streaming ofron rezultate të përkohshme ndërsa incizohet zëri, duke mundësuar që përkthimi të shfaqet, ta zëmë, ndërsa përdoruesi është duke folur. Kërkesat për përkthime streaming janë të kufizuara në të dhëna audio prej 5 minutash ose më pak.

Kërkesat përmbajnë parametra konfigurimi ose të dhëna audio.

Motori i njohjes/përkthimit të Media Translationit mbështet çifte të ndryshme gjuhësh/dialektesh.

Specifikoni gjuhën (dhe dialektin kombëtar ose rajonal) të audios suaj brenda fushës së konfigurimit të kërkesës source_language_code dhe target_language_code, duke përdorur identifikuesit në përputhje me standardet teknike BCP-47 të përshkruara nga IETF-i.

Për fat të keq, në versionin e tanishëm beta të veglës Media Translation nuk ka gjuhë të hapësirave tona gjuhësore, por nëse doni të përdorni çifte gjuhësore shtesë, ju mund të plotësoni një formular të cilin anëtarët e ekipit të Google Cloudit do ta shqyrtojnë dhe do t'i përgjigjet kërkesës suaj.

Biseda në tekst

Me Speech-to-Text, ju mund të konvertoni bisedën në tekst duke përdorur API të fuqizuar nga kërkimi dhe teknologjia më e mirë e inteligjencës artificiale të Googleit.

Përdoruesit e rinj marrin kredi falas prej 300 dollarësh që mund të shpenzojnë për konvertimin e bisedës në tekst. Të gjithë përdoruesit marrin 60 minuta për transkriptim dhe analizë të audios falas çdo muaj, pa paguar në bazë të kreditit tuaj.

Aktualisht, nga gjuhët e ofruara nga zona jonë gjuhësore, vetëm kroatishtja është në dispozicion.

Transkriptimi i bisedës në tekst paguhet duke u bazuar në sasinë e audios që shërbimi e përpunon me sukses çdo muaj, që matet me hapat prej një sekondi.

Teksti në bisedë

Google Cloud Text-to-Speech u ndihmon programuesve të sintetizojnë bisedat me zë natyror me më shumë se 100 zëra, në dispozicion në shumë gjuhë dhe variante. Si një API i lehtë për përdorim, ju mund të krijoni ndërveprime realiste me përdoruesit tuaj, në shumë aplikacione dhe pajisje.

Ky shërbim është aktualisht në dispozicion vetëm në gjuhën serbe.

Çmimi i konvertimit të tekstit në bisedë paguhet në bazë të numrit të karaktereve të dërguara në shërbim çdo muaj për t'u sintetizuar në zë. Milioni i parë i karaktereve për zërat WaveNet është falas çdo muaj. Për zërat standard (jo WaveNet), 4 milion karakteret e para janë falas çdo muaj. Pasi arrihet kufiri pa pagesë, Text-to-Speech paguhet për 1 milion karaktere teksti të përpunuar.

Përkthyes AI

Me Përkthyesin AI ju mund të përktheni lehtë dhe shpejt në 135 gjuhë me një interface intuitiv të përshtatur për përdoruesin.

Translation API Basic përdor teknologjinë e përkthimit makinerik nervor të Googleit për përkthim momental tekstesh. Translation API Advanced ofron të njëjtat rezultate të shpejta, dinamike që ju merrni me karakteristika bazë dhe karakteristika shtesë të personalizimit. Personalizimi është i rëndësishëm për termat ose frazat specifike të domenit dhe kontekstit dhe përkthimin e formatuar të dokumenteve.

Media Translation API jep përkthimin audio në kohë reale direkt në përmbajtjen dhe aplikacionet tuaja me përpikmëri të përmirësuar dhe integrimin e thjeshtuar.

Programuesit, përkthyesit dhe ekspertët e lokalizimit të domeneve mund të krijojnë modele të përkthimit me porosi pa shkruar asnjë rresht të vetëm kodi duke përdorur teknologjinë AutoML të Googleit. Vetëm ngarkoni çifte të përkthyera gjuhësore për rastin tuaj të përdorimit, dhe AutoML Translation do të ushtrojë modelin e personalizuar për të përmbushur nevojat tuaja të përkthimit që është specifik për domenin.

Çmimet janë të ndryshme për çdo paketë, e ato mund t'i shihni këtu.

AI video

Me Google AI Video, ju mund të bëni saktësisht analizën e videove që njeh mbi 20.000 objekte, vende dhe veprime në video. Ju mund të nxirrni metadata të pasura në nivel të videos, si dhe të krijoni simbolet tuaja të personalizuara me AutoML Video Intelligence.

Përdoruesit e rinj marrin kredi falas prej 300 dollarësh që mund t'i shpenzojnë për Video AI. Të gjithë përdoruesit marrin 1000 njës falas çdo muaj për analizën e metadatave të pasuruara për video, pa paguar nga kreditë tuaja.

Vertex AI për AutoML video ka interface grafik që lehtëson trajnimin e modeleve të personalizuara për klasifikimin dhe përcjelljen e objekteve brenda videove, edhe nëse nuk keni përvojë minimale të mësimit makinerik. Është ideal për projekte të cilat kërkojnë simbole të personalizuara të cilat nuk janë mbuluar me Video Intelligence API-n paraprakisht të përgatitur.

Video Intelligence API ka modele të përgatitura të mësimit makinerik të cilat automatikisht njohin një numër të madh objektesh, vendesh dhe veprimesh në videon e ruajtur dhe të transmetuar. Duke ofruar cilësi të madhe jashtë kutisë, është shumë efikas për rastet e zakonishme të përdorimit dhe përmirësohet me kohë ndërsa futen koncepte të reja.

Mund të regjistroheni në JournalismAi newsletter për të përcjellë të gjitha inovacionet dhe informatat që i ofron qasja e Googleit në gazetari përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Ocijenite kvalitet članka