4 formate për storytelling në media online

10.07.2020. / 08:38
Autor/ica
Share
ere
ere

Në internet, mediave nuk u bëjnë konkurrencë mediat të cilat publikojnë përmbajtje të ngjashme. Konkurrencë është gjithçka që garon për vëmendjen e lexuesve.

Të ofrosh lajme në formatin "pak tekst i futur brenda piramidës të përmbysur" me një fotografi në fillim nuk është adut për të garuar.  Duhet më shumë. 

Duhen vegla të cilat stories gazetareske do t'i japin jetë të veçantë digjitale. 

A mund të përfitojnë mediat duke përdorur vegla komerciale

Zhvillimi dhe popullarizimi i formateve të reja atraktive storiet gazetareske mund t'i bëjnë të dallueshme, sidomos kur konsumohen në platforma të tjera.  Formate të tilla i tërheqin lexuesit që t'i vizitojnë më shpesh lokacionet burimore dhe aplikacionet.

Shumica e veglave për krijimin e përmbajtjeve digjitale nuk janë zhvilluar për t'u ndihmuar mediave të krijojnë storie më të mira. Ato janë krijuar për përdorim komercial. Mbase kjo është arsyeja e përfaqësimit të tyre më të zbehtë në përmbajtjet mediale. 

Modelet e biznesit të mediave shpesh nënkuptojnë sa më shumë lexues, sa më shumë kohë të kaluar në uebfaqen e mediumit, me sa më pak shpenzime për prodhimin e përmbajtjes. Aplikimi i veglave në përmbajtje është sfidë, ndërsa ekziston edhe problemi i trajnimit të gazetarëve për t'i përdorur ato vegla në punën e tyre ditore. Këto janë argumente që shpesh dominojnë me rastin e marrjes së vendimeve për apo kundër përdorimit të veglave.  

S'ka dyshim se formatet e reja u përgjigjen më mirë shprehive dhe kërkesave të përdoruesve sesa tekstet e vjetra tradicionale. Ky do të mund të ishte argument pro përdorimit të veglave të cilat do t'i përmendim tutje në tekst.

Mbetet pyetja se si të vendosim për futjen e një vegle krejtësisht të re në një redaksi tashmë të ngarkuar. Në një tekst të BBC Lab-it të autorit Tristan Ferne përmenden kriteret e vlerësimit për përdorimin e një formati të caktuar:

  • A është formati i kuptueshëm?
  • A është mjaft atraktiv?
  • A është i dallueshëm dhe i ri?
  • A i përmbush nevojat dhe shprehitë e publikut?
  • A ka stil të përshtatshëm?
  • A është teknikisht i thjeshtë për përdorim?
  • A është e lehtë të krijohen storie me atë format? (kërkesa kryesore profesionale)
  • A është i aplikueshëm në zhanre të ndryshme të lajmeve? (psh. lajmet e fundit, lajmet e gjata...)
  • Çfarë është mostra apo formati? A bëhet fjalë për llojin e ri të interaksion apo mënyrën e re për të treguar storie? A bëhet fjalë për ndonjë kombinim?

Formatet për storytelling

Veglat të cilat storien mund ta bëjnë interaktive, vizuale dhe të zëshme ofrojnë përjetim krejtëissht të ri të gazetarisë dhe të përmbajtjeve mediale.  

Video + nëntitulli

Formati video është bërë mënyrë tejet e popullarizuar e konsumimit të përmbajtjes, dhe është format veçanërisht interesant në rrjetet sociale. Video klipet me nëntituj nuk publikohen vetëm që përmbajtjen t'ua vënë në dispozicon personave me nevoja të veçanta, por edhe që këto formate t'u vihen në dispozicon lexuesve pavarësisht mjedisit që i rrethon.

Video klipi pa zë, por me nëntitull prapëseprapë ofron specificitetin të cilin fotografia dhe audioja nuk mund ta ofrojnë.

Një shembull të përmbajtjes së këtillë mund ta gjeni në Balkansmedia.org.  

 ds
 

Formati vertikal

Formati vertikal është bërë i pranishëm me rritjen e përdorimit të pajisjeve mobile në gazetari. Ky format është më atraktivi nëse përcjell ngjarje të cilat vërtet kanë ndodhur apo nëse bëhet fjalë për transmetimet direkte (live). 

Shpesh e përdorin dëshmitarët okularë të ndonjë situate dhe qytetarët-gazetarë. Shembuj të praktikës së këtillë mund të gjeni në publikimet e fundit të mediave boshnjake.

dy

Audio

Një nga formatet që kohëve të fundit po bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe i kërkuar është formati audio. Përveç podcast-it që solli një copëz të përmbajtjes radiotelevizive në sferën online, audioja ka fituar peshë për shkak të stilit të jetës së lexuesve.   Konsumimi i përmbajtjes mediale vetëm në formatin tekstual sot është e vështirë të realizohet dhe kemi gjitnjë e më pak kohë për të gjitha ato që duam t'i lexojmë gjatë ditës. Andaj formati audio u ka sjellë një mundësi të shkëlqyer mediave dhe lexuesve. 

Një format i thjeshtë audio i një teksti është gjitnjë e më i pranishëm në mediat vendore. Për storiet e veçanta dhe formate të gjata që kërkojnë interaksion dhe qasje të posaçme, ekzistojnë vegla të cilat bëjnë bashkë audion dhe tekstin. Për një vegël të këtillë tashmë kemi shkruar në tekstit Si t'i jepni zë tekstit.  

Kjo vegël mundëson që një deklaratë audio e protagonistit të stories të jetë pjesë integrale e tekstit, e pandarë nga audio incizimi në një platformë tjetër.
 

Foto: Prtscr http://projects.aljazeera.com/2014/tangier-island/
Foto: Prtscr http://projects.aljazeera.com/2014/tangier-island/

 
Scrollytelling

Scrollytelling është kombinim i fjalëve "rrëfimtari" (storytelling) dhe "lëvizje" (scrolling). Kjo fjalë simbolizon storie multimediale në internet të cilat zhvillohen ndërsa ju skrolloni apo lëvizni me maus poshtë ekranit.  Storiet mund të jenë të gjata e të shkurta dhe kjo u mundëson përdoruesve të zgjedhin pjesët që duan t'i eksplorojnë. 

Karakteristikë e scrollytelling është përdorimi i disa formateve të përmbajtjes:

  • Fotografive
  • Videove
  • Tekstit
  • Të dhënave

Qëllimi i përmbajtjeve të këtilla nuk është ta lexoni storien sepse zakonisht ka më së paku përmbajtje për lexim. Interaksion sjellin hartat, të dhënat, përmbajtja audio dhe video e cila e tërheq publikun që duke skrolluar ta zbulojnë krejt storien. 

Përmbajtjet e mira dhe atraktive mediale kërkojnë bashkëpunim mes gazetarëve (fotoreporterëve, video gazetarëve, hulumtuesve), developerëve e dizajnerëve.

A do t'i kontribuojë formati i ri, shpesh i shtrenjtë, arritjeve më të mëdha të mediave apo do ta argëtojë shkurtimisht dhe përkohësisht publikun me përmbajtje të shkëlqyera? A munden mediat më të vogla të përballojnë formate inovative të cilat do të tregonin se ato media janë në majë të listës?

Për mungesën e inovacionit në përmbajtjet mediale shpesh ekziston vetëm një arsye. 

Nuk ka arsyeshmëri financiare për aplikimin e tyre në punën e përditshme.

Ocijenite kvalitet članka