5 dallime mes të shkruarit për web dhe të shkruarit për gazeta

02.09.2022. / 10:21
Autor/ica
Share
web news vs. news paper
web news vs. news paper

Lexuesit e mediave të shkruara janë të gatshëm të kalojnë më shumë kohë për të lexuar një artikull.

Përdoruesit e webit shpesh nuk kanë kohë ta lexojnë tërë artikullin. Shpesh nuk e kanë për qëllim ta lexojnë artikullin por vetëm të kuptojnë informatën kryesore.

Prandaj janë më të rëndësishme pikat e paraqitura në fillim të tekstit, që vizitorët të vendosin nëse do të vazhdojnë të lexojnë. Që vendimi për vazhdim të jetë sa më i favorshëm për mediumin, që koha e kaluar në faqe të jetë sa më e gjatë, ne duhet të dijmë se çka mund ta lehtësojë këtë proces. 

Linkët

Linku apo hiperlinku është një nga elementet më të rëndësishme të gazetarisë online që sjellin avantazh të konsiderueshëm karshi formës tradicionale. Shtimi i linkëve e bën dallimin sepse lidh shumë fakte, stories i jep kontekst më të thellë, lexuesve u ofron edhe ato informata për të cilat nuk ka pasur vend në tekst. Në mediat e shkruara nuk ka kontekst përtej një faqeje të cilën lexuesi/ja e mban në dorë. Teksti i cekët dhe disa fotografi janë edhe informatë edhe kontekst. 

Sipas fjalëve të Kovachit dhe Rosenstyelit, autorëve të librit Bazat e Gazetarisë, linkët janë bërë vegël e shkëlqyer e cila verifikimin e fakteve e bën edhe më të besueshëm.

SEO

Të gjesh përmbajtje sa herë që të duhet në bazë të fjalëve kyç, pavarësisht se kur është publikuar ajo, është avantazhi i madh i webit dhe i përmbajtjes në të. Nuk keni pse të dini se çka ka ndodhur, kush janë aktorët e stories dhe ku mund të gjendet ajo nëpër arkiva. Mjafton të keni lidhje interneti dhe arkivin përplot informata mund ta keni në telefonin tuaj në pikë të natës. Gjithçka është në dispozicion. Me kusht që për faqen e portalit të jetë bërë optimizimi SEO.

Të kesh një arkiv gjigant gjithmonë në dispozicion të lexuesit/es është diçka që shtypi nuk ka mundur të ofrojë.

SEO-ja është një nga kanalet e shpërndarjes së përmbajtjes që mund të ketë dobi të shumëfishta për mediat. Sikurse rruga dykahëshe. Nga njëra anë mediumi promovon përmbajtjen e vet dhe e sjell lexuesin/en në faqe.

Nga ana tjetër, sa më e optimizuar të jetë faqja e mediumit aq më të mëdha janë gjasat për publikimin e përmbajtjeve të sponsorizuara.

Lexueshmëria

Leximi i lajmeve në park nga telefoni celular mund të jetë sfidë e madhe. Edhe pse tingëllon çuditshëm, madhësia e tekstit që e shikojmë dhe rrezet e forta të diellit ndikojnë në vlerësimin tonë të cilësisë së mediumit.

Nëse kontrasti i sfondit dhe i fontit është i dobët, nëse fonti është shumë i imët apo nuk është i lexueshëm, nëse faqja nuk ka mjaft hapësirë të bardhë, dhe ne humbemi në tekst, mediumi është i keq sepse nuk ka siguruar lexueshmërinë e lajmeve.

1

Me letër nuk i kemi këto probleme. Letra e ndrydhur mbi të cilën dikush ka derdhur kafe përcjell informatën po aq shpejtë dhe me cilësi. Dallimi i vetëm krahas numrit të ri është era e letrës.

Fontet serif sans dhe serif

Përmbajtja web më së lehti lexohet nëse është e shkruar në fontin sans-serif ndryshe nga fonti standard serif i cili zakonisht përdoret në shtyp. Serifët (grepat ose bishtat) në fund të shkronjave janë të dizajnuar për t'i ndihmuar syrit të lexuesit të kalojë nga shkronja në shkronjë. Në web, serifët nganjëherë mund ta pengojnë leximin për shkak të pikselëve në të cilat krijohen fontet kompjuterike të cilat bëjnë që përmbajtja e shkruar me shkronjat e serifit në ekran të duket sikur e ngjitur në një fjalë të vetme.

Përveç që duhet të jenë të lexueshme, fontet në faqe të mediave duhet të zënë pak hapësirë. Dukja e titullit në ekrane të pajisjeve të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme duhet ta paraqesë lajmin në mënyrë identike.

2
Foto: Guardian.com 30. 08. 2022. Si duket titulli i lajmit në ballinën e mediumit, në ekranin e telefonit dhe në ekranin e kompjuterit, të gjitha formatet janë jashtëzakonisht të lexueshme

Titujt

Titujt në web kanë pakrahasueshëm më shumë punë se titujt në shtyp. Mediat digjitale ofrojnë mundësitë të cilat nuk i ka shtypi, por për të arritur këto mundësi duhen optimizuar shumë elemente. Titulli është element i rëndësishëm i optimizimit SEO. Bashkë me SEO-në, titulli është i rëndësishëm edhe për tërheqjen e vëmendjes në rrjetet sociale (prej të cilëve, secili ka numër të ndryshëm karakteresh që u shfaqen lexuesve).

3
Foto: KOHA.net Gjatësia e titullit të mediumit online e paraqitur në Google, në portal dhe në Facebook

Në shtyp titujt shpesh përcillen me fotografi apo nëntitull që jep kontekst. Për shkak të funksionit të vet (të vetëm), për të tërhequr vëmendjen e lexuesve, gjithçka është e lejuar. Numri i karaktereve në titull, si do të duket në rrjetet sociale, cila pjesë e titullit do të "pritet" në Google – këto nuk janë parametra kryesore.

s

Në web titujt përgjithësisht janë më të gjatë sepse duhet të tërheqin vëmendjen e lexuesve dhe të përcjellin poentën e stories pa ndihmën e fotografive, nëntitujve ose fonteve më të mëdha.

Sa më i madh dallimi në shkrim, aq më i suksesshëm mediumi

A duhet theksuar dallimin mes të shkruarit për letër dhe për web nëse janë respektuar të gjitha procedurat tjera të gazetarisë profesionale?

Duhet, por jo për të vënë në pah se bëhet fjalë për dy media të ndryshme. Por sepse aplikimi i mirë i elementeve që e bëjnë dallimin ndikon në financimin e mediave. Numri i vizitave në faqe, koha e kaluar në faqe, shkalla e largimit nga faqja, disponueshmëria e përmbajtjes online – të gjitha këto janë elemente përbërëse të asaj që njihet si press kit online.

Ajo që e bën vërtet dallimin mes shtypit dhe mediave online nuk është fonti serif as SEO-ja por statusi i përmbajtjes në treg. Pavarësisht kostos së hulumtimit dhe krijimit të storieve, përmbajtja online kryesisht konsiderohet falas dhe trajtohet si e tillë.

Ndryshe nga shtypi të cilin së pari e paguani, e lexoni dhe as që ju shkon mendja të vidhni gazetën për ta lexuar lajmin.

Ocijenite kvalitet članka