5 elemente të uebfaqes të cilat ndikojnë në suksesin e portalit të lajmeve

20.05.2022. / 09:55
Autor/ica
Share
pisp
pisp

Mediat e suksesshme dhe të vizituara nuk janë të tilla rastësisht.

Vizitat e shumta nënkuptojnë:

                   raportimin cilësor dhe me kohë

                   përdorimin e multimedias

                   uebfaqen e optimizuar me SEO

                   përdorimin e storytellingut

                   objektivitetin dhe transparencën

                   ...dhe lista vazhdon

Ajo që nuk e lidhim me gazetarinë, e që ka ndikim të madh në suksesin e profesionit të gazetarisë, është pjesa teknike. Cilësia e sistemit të menaxhimit të përmbajtjes (CMS), shpejtësia e hapjes së faqes, përshtypja e përdoruesve dhe dizajni i faqes janë bërë gazetari në çastin kur lexuesit e gazetave i kanë zëvendësuar ato me versionet digjitale.

Dizajni i faqes ka qenë gjithmonë i rëndësishëm në gazetari, por atëbotë dizajnohej vetëm një faqe dhe askush nuk brengosej për kushtet në të cilat lexuesit do ta shikonin atë faqe. Sot, brengosemi.

Desktop, telefon a tablet, Chrome, Opera a aplikacion, a ka ardhur vizita nga Google apo nga ballina e mediumit, ku shkon lexuesi pas faqes...

Krejt kjo ka rëndësi sepse është pjesë përbërëse e tregimit për financimit e mediumit.

Këto janë disa nga elementet e uebfaqes të cilat mund të ndikojnë që ajo të futet në listën e mediave më cilësore dhe më të mira.

Dizajni adekuat

Dizajni ndikon në përdorimin më të lehtë të faqes dhe numrin e klikimeve që do t'i bëjë çdo vizitor. Nëse lexuesit nuk mund ta shfrytëzojnë me lehtësi faqen nga të gjitha pajisjet dhe të lëvizin nëpër të, trendet dhe elementet e dizajnit të përfshira në dukjen e faqes paraqesin problem dhe jo përparësi.

Kur prindërit e Emily Goligoskit duan të lexojnë gazetat lokale, ata hapin versionin PDF të gazetave në iPadin e tyre dhe shfletojnë në vend se të lexojnë storie nga faqja e gazetës.

Emily Goligoski, ish-shefe e kërkimeve të përshtypjes së përdoruesve për gazetën The New York Times komenton: "prindërit e mi refuzojnë të hyjnë në uebfaqe sepse është shumë e dhimbshme të shikohet".

Biznesi i mediave dhe dizajni i lajmeve janë të lidhura ngushtë. Ndërsa të hyrat nga gazetat zvogëloheshin, rritej presioni për shtimin e të hyrave nga versionet digjitale. Dhe kjo i shtyu shumë uebfaqe drejt humnerës të quajtur financimi përmes reklamimit.

Veglat për financimin e uebfaqeve janë shumë të shpeshta dhe mjaft të njohura: navigimi i ngathët, hapja e ngadaltë e faqes, hapja automatike e videove të cilat bllokohen në shfletues, pushtimi me reklama, rrjetet e reklamave me "përmbajtje të lidhur nga interneti" te fundi i faqes (heqja e yndyrave nga barku dhe këpurdhave nga thonjtë), i bëjnë mediat digjitale të pakëndshme për t'u lexuar.

Një shembull të tillë mund ta shohim në foton në vijim.

didfd

Titujt dhe përmbledhjet

A dëshironi ta hapni çdo lajm dhe ta lexoni atë kur hyni në uebfaqe?

As unë.

Titujt na ndihmojnë të dallojmë një artikull interesant nga ndonjëri më pak interesant, ato na tregojnë se për çka flet informata dhe mbi këtë bazë ne vendosim të klikojmë ose jo.

Duke qenë se ato ndikojnë në vendimmarrje, titujt duhet të veçohen si vizualisht ashtu edhe në aspektin informativ, të kenë font më të madh, më të trashë e me ngjyrë tjetër.

Përmbledhjet e lajmeve janë përshkrime të shkurtra të artikujve. Ato përdoren për të rritur interesimin e lexuesve si dhe për t'u dhënë arsye shtesë për të klikuar në titull.

Është e qartë se këto janë elemente që do të nxisin klikime, por nëse marrim vendimin se çdo gjë është po aq e rëndësishme për t'u klikuar, dhe në këtë drejtim fillojmë të veçojmë gjithçka, nuk do të fitojmë asgjë.

E kjo na çon tek elementi i radhës për të cilin ka nevojë një uebfaqe cilësore.

Përmbajtja primare dhe sekondare

Vizatoni kufirin mes pjesëve të përmbajtjes suaj.

Përkufizoni se ç'është më e rëndësishme, dhe cilat lajme mund të jenë në planin e dytë. Uebfaqja e mediave digjitale dizajnohet zakonisht duke pasur një hapësirë të veçuar (e cila dikur në gazeta ishte "above the fold"). Kjo pjesë është e rezervuar për lajmet më të rëndësishme, me foto të mëdha, me tituj e nëntituj të qartë.

ds 

Nuk është domosdo që lajmet primare të jenë nga politika dhe katastrofat. Çdo medium ka edhe lexues të cilët për rubrikë primare e kanë sportin apo showbizin. E rëndësishme është të përcaktohet se ç'është primare në përputhje me modelin e biznesit të mediumit dhe interesin e publikut.

Kategoritë e përmbajtjes

Kategoritë e përmbajtjes janë tejet të rëndësishme kur publikohet shpesh për shumë tema të ndryshme. Kjo praktikë është e rëndësishme si për lexuesit ashtu edhe për SEO. Sepse një numër i madh lajmesh pas një viti ekzistence të faqes së mediumit pa kategori do të rezultojë me rrëmujë e cila do të kërkojë shumë mund dhe kosto për t'u rregulluar.

Përmbajtja në kategori dhe nënkategori në menynë e navigimit do t'u lehtësojë lexuesve ardhjen tek informata dhe lëvizjen nëpër rubrika të përmbajtjes që gjenden në ato media.

Kur në ekranin e parë të mediumit ekziston përmbajtja primare, të gjitha kategoritë e tjera (sporti, bukuria, showbiz, lifestyle...) mund të gjejnë vendin e tyre në ballinën e mediumit në seksione të ndara.

Hapësira për reklama

Pavarësisht se sa e popullarizuar është faqja e mediumit dhe sa është e mundur të fitohet nga tekstet e sponsorizuara, reklamat gjithmonë kanë vendin e tyre në internet.

Reklamat nuk sjellin gjithmonë aq shumë fitim, por ato gjithmonë kanë ndikim po aq të madh në dizajn, në përshtypjen e përdoruesit dhe në shpejtësinë e faqes së mediave.

Shpesh është thënë se hapësirat e duhura për reklama janë shiriti anësor (sidebar), majtas dhe djathtas, koka apo cepi. Problemi me këto pozicione është se ato nuk janë efikase, nuk sjellin edhe aq fitim.

Për këtë arsye shkohet me pozicionimin ekstrem të reklamave në mes të lajmeve, që shpesh i iriton lexuesit dhe ua pamundëson leximin e lajmeve.

Problem shtesë është formati i atyre reklamave. Nëse baneri i reklamave nuk është horizontal, por vertikal, njerëzve shpesh duhet t'u bëhet me dije nëse ka përfunduar lajmi.

Që kjo situatë të jetë edhe në absurde, shkruhet se "teksti vazhdon poshtë reklamës", dhe prapë futet një baner i madh mu në mes të tekstit.

efw

 

A mund të jetë mediumi financiarisht i leverdishëm dhe me dizajn korrekt

Përgjigjja e vetme reale është: varet.

Ato media të cilat kanë burime të ndryshme financimi dhe të cilat kanë arritur të aplikojnë "modele abonimi" si formë financimi, mund të kenë dizajne më korrekte se të tjerat.

Nëse flasim për mbijetesën dhe financimin e mediave lokale, atëhere praktika tregon se këto janë dy ekstreme të cilat zor se mund të pajtohen në uebfaqen e një mediumi.

Ocijenite kvalitet članka