Anshmëria e mediave: A jemi të vetëdijshëm për anshmërinë dhe pasojat e tij

11.06.2021. / 18:50

Gazetari/ja nuk ka pse të jetë neutral, por ata duhet të jenë të paanshëm.

Sado e vështirë dhe e padrejtë të duket, gazetari është ai që duhet të sigurojë informacion të qartë, objektiv dhe të saktë, ku as ai, as redaktori dhe as mediumi nuk do të nxjerrin përfundim.

Përfundimin e nxjerr publiku.

A janë gazetarët të vetëdijshëm për anshmërinë?

A është e arsyeshme që gazetari/ja ta quajë personin që gjykohet xhelat ballkanik?

Apo kemi më shumë nevojë për një përgjigje se ç'përfiton audienca që ka nevojë për informacion nga këto epitete dhe nofka?!

Shumë media dhe gazetarë harrojnë se një gazetar nuk gjykon, por transmeton informacione dhe rrëfime njerëzore.

Kur gazetari shpreh mendimin e vet, atë e quajmë kolumnë, koment, por atë nuk e transmetojmë në lajmet qendrore dhe nuk e quajmë lajm të fundit.

p98suzt

 

"Xhelati ballkanik" është element anshmërie.

Kur e mendoni këtë emërtim, me siguri mendoni se bëhet fjalë për Sllobodan Millosheviqin. Por, nëse kërkoni lajmet në internet, do të zbuloni se ekziston një numër i madh i xhelatëve ballkanikë dhe se ky term përdoret me lehtësi nga mediat. Xhelati Ballkanik apo Butcher of the Balkans është term i përdorur shumë kohë para luftës së viteve 90 por publiku të cilit i plasohet informacioni nuk është i mësuar, por tmerrohet kur flitet për këto tema. Andaj etiketimi, madje edhe i kriminelëve dhe fashistëve, në lajmet ditore është terren i rrezikshëm.

Çka është anshmëria e mediave?

Raportimi i njëanshëm është raportimi medial qëllimi kryesor i të cilit nuk është të përcjellë informatë të caktuar, por të paraqesë një person të caktuar, grup ose institucion në një dritë pozitive ose negative. Si rregull, raportime të tilla favorizojnë fakte, qëndrime dhe përfundime që korrespondojnë me një narracion të caktuar, ndërsa në të njëjtën kohë injorojnë ose shtrembërojnë gjithçka që nuk i përshtatet atij narracioni, thuhet në portalin Raskrinkavanje.ba.

Siç thonë ata: "ndryshe nga lajmet e rreme ose dezinformatat, të cilat mund të shfaqen në formë të një deklarate të vetme në një raport që përndryshe është i saktë, raportimi i njëanshëm kryesisht lidhet me tonin e krejt raportit medial, pra me krejt trajtimin e informatës së paraqitur në një artikull të vetëm ose një raport në radio / TV. Raportime të tilla mediale nuk janë domosdo të pasakta, por si rregull ato nuk paraqesin krejt mozaikun dhe të gjitha anët e stories që ato transmetojnë”.

Cilat janë llojet e anshmërisë mediale

Ndonjëherë anshmëria pasqyron zgjedhjen e vetëdijshme të një gazetari ose redaktori. Ndonjëherë është thjesht rezultat i përtacisë.

Duhet shumë punë e përqendruar për të prodhuar vazhdimisht lajme cilësore. E gazetari/ja nën presionin kohor mund të mos kuptojë siç duhet një këndvështrim të caktuar për ta shpjeguar atë në storien e tij. Nëse eksperti që ai e ka ftuar nuk përgjigjet me kohë, ajo perspektivë nuk do të hyjë në storie.

Asgjë nga ato që u thanë nuk përbën justifikim të vlefshëm. Detyra e gazetarit është të tregojë storie të ekuilibruar.

Çfarë lloje të paanshmërisë kemi në media?

Pretendime të pabazuara

Gazetarët/et ndonjëherë bëjnë akuza në raportimin e tyre pa dhënë prova mbështetëse. Deklaratat që duken të jenë fakte por nuk përmbajnë prova konkrete janë tregues i këtij lloji të anshmërisë së mediave.

Spini

Spini është një lloj anshmërie mediale që nënkupton gjuhë të paqartë, dramatike ose sensacionaliste. Kur gazetarët "rrotullojnë" një storie ata largohen nga faktet objektive dhe të matshme. Spini është një formë e anshmërisë mediale që mjegullon shikimin e lexuesit, duke u penguar të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Anshmëria përmes shmangies

Duke shmangur një anë gjatë raportimit përveç anshmërisë bëhet edhe manipulim me informata. Të shpalosësh pohime të caktuara e të mos përfshish në informatë mendime e burime të ndryshme nuk është qasje e mirë etike.

Anshmëria përmes etiketimit

Anshmëria përmes etiketimit ekziston në dy forma. E para është etiketimi i grupeve konservatore me emërtime ekstreme, derisa grupet liberale mbeten të pashenjuara apo me etiketa të buta, dhe anasjelltas.

Lloji i dytë i anshmërisë përmes etiketimit ndodh kur gazetari përveç që nuk e njeh liberalin si liberal, dhe konservatorin si konservator, ai e përshkruan personin apo grupin me etiketa pozitive, si "ekspertë".

Anshmëria përmes etiketimit bëhet kur:

  • storia tregon konservatorin, por jo edhe liberalin

  • storia përdor etiketa më të zëshme ekstreme për konservatorët sesa për liberalët ("ultrakonservatorët", "të djathtë ekstremë", "të djathtë të fortë", por vetëm ~"liberalë" në vend të "të majtë ekstremë" dhe "të majtë të fortë")

  • storia përmes lajthitjes identifikon zyrtarin apo grupin liberal si "ekspertë" apo "organizatë e pavarur".

Anshmëria sipas pozitës 

A shpaloset storia në gjysmën e sipërme të ballinës apo është varrosur te nekrologjia dhe horoskopi? A shpaloset ajo në ballinën e portalit dhe si lajmi i fundit? 

Redaktorët e lajmeve kanë ndikim në shpalosjen e storieve. Lajmet që ata i konsiderojnë më të rëndësishme ose me më shumë gjasa të shesin gazetën shkojnë "mbi nivelin" (above the fold) në faqen e parë. Në këtë mënyrë, titulli mund të lexohet ndërsa gazeta qëndron në stendë ose kur thjesht hapni faqen e parë të portalit pa klikuar te lajmi.

Storiet më pak të rëndësishme shkojnë në gjysmën e poshtme të faqes së parë, në faqen e dytë...

Shablloni i shpalosjes së lajmeve përdoret për të minimizuar informatat që mbështesin pikëpamje të caktuara.

Anshmëria sipas pozitës mund të ndodhë edhe te lajmet në radio dhe televizione. Por është shumë më lehtë të dallosh këtë lloj anshmërie në gazeta dhe në portale ku shpalosja e një artikulli në faqen e parë ose "diku në masë" krijon kontrast dramatik.

Anshmëria përmes zgjedhjes së burimeve

Përfshirja e më shumë burimeve që mbështesin njëri-tjetrin. Ky lloj anshmërie mund të dallohet edhe kur një gazetar përdor shprehje të tilla si "ekspertët besojnë", "thonë vëzhguesit" ose "shumica e njerëzve mendojnë".

Kur reporteri thotë "shumica e ekspertëve besojnë..." ai zakonisht thotë "unë besoj..."

Citimi i emrit të ekspertit nuk ka pse të ndikojë në besueshmërinë e stories, sepse gazetari mund të zgjedhë çfarëdi "eksperti".

Ne jemi përditë dëshmitarë të shembujve të tillë sepse deklaratat kërkohen nga njerëz që nuk janë as profesionistë as kompetentë për të folur për tema të caktuara, por vazhdojnë të flasin.

dsa

Anshmëria përmes zgjedhjes së stories

Shablloni i spikatjes së lajmeve që përkojnë me ngjarjet apo qëndrimet e një opsioni, duke anashkaluar storiet që përkojnë me qëndrimin e kundërt.

Sikurse te anshmëria përmes shmangies, për të dalluar anshmërinë përmes zgjedhjes së stories duhet të dini:

  • ngjarjet që shqetësojnë të dyja palët

  • sa është mbulueshmëria e pyetjeve konservatore krahasuar me pyetjet e agjendës ditore liberale. Nëse grupi liberal paraqet një studim që dëshmon një pikë liberale, shikoni se sa mbulueshmëri ka marrë ai në krahasim me një studim konservator të botuar më parë.

Nëse kundër dy palëve ka fuqi të përafërta, krahasoni sasinë e raportimit mbi to.

Çka nuk është anshmëri mediale

Ajo që nuk është anshmëri futet në tri kategori:

  1. Editoriale apo kolumna

  2. Storiet apo deklaratat që e bëjnë njërën palë të duket keq, por janë të sakta

  3. Storiet për një ngjarje të caktuar që nuk kanë pse të balancojnë ngjarjen

Kur janë të njëanshëm, gazetarët nuk bëjnë punën e tyre. Përndryshe, redaktorët dhe kolumnistët duhet të marrin qëndrim.

Ocijenite kvalitet članka