Aplikacioni Anchor për podcast ka një opsion të ri për të reduktuar zhurmën e audios

23.11.2022. / 10:55
Autor/ica
Share
anchor
anchor

 

Anchor është një nga aplikacionet e pakta të rëndësishme të podcasteve që ekzistojnë sot, dhe shkathtësia dhe aftësia e tij për të incizuar podcaste në një vend e bën atë një nga aplikacionet më të mira për podcaste. Për aplikacionin Anchor kemi shkruar disa vite më parë dhe ju mund të incizoni, modifikoni dhe të hostoni me të, qoftë nëpërmjet aplikacioni telefonik falas, qoftë online në Anchor.fm.

Opsioni i Anchorit në formë të hostingut dhe dërgimit automatik të podcastit tuaj në platforma të tjera, si Apple Podcasts, Spotify dhe Google Podcasts, e bën këtë aplikacion edhe më tërheqës mes podcasterëve.

Një nga veçoritë e rëndësishme është se mund të incizoni në telefon, kompjuter ose mund të importoni incizim nga një pajisje tjetër. Ky lloj fleksibiliteti ju mundëson të dilni dhe të incizoni podcastin tuaj kudo që dëshironi. Anchor ka mikrofonin e vet të integruar, dhe reduktimi i zhurmës do të jetë shumë më i lehtë. Prandaj është kaq i përshtatshëm për deklarata të rastësishme apo intervista të paplanifikuara, kur nuk keni hapësirë të përgatitur pa zhurmë.

Prodhimi i episodeve në Anchor

Sa i përket prodhimit të episodeve dhe riorganizimit të segmenteve tuaja, aplikacioni është shumë i thjeshtë. Anchor ju mundëson të miksoni incizimet tuaja, të ridizajnoni episodet, të reduktoni shushurimën dhe zhurmën. Videot e prera mund t'i radhisni sipas dëshirës.

Vlen të theksohet këtu se ekziston një kufi 15-minutësh për ngarkimet e fajlëve WAV dhe se Anchor ka një kufi prej 250 MB. Por ajo që ju mund të bëni është ta konvertoni fajlin tuaj në MP3 ose ta ndani atë në pjesë që të mund të punoni me të në Anhcor.

Vetë programi për krijimin e episodeve funksionon shkëlqyeshëm. Ka zoom mjaft të mirë dhe vërtet mund të lëvizni nëpër të dhe ta përpunoni.

Me Anchor, krejt çka duhet të bëni kur të keni incizuar dhe modifikuar audion tuaj është të zgjidhni butonin që thotë "Shpërndaje podcastin tim kudo". Anchor do ta dërgojë automatikisht podcastin tuaj te Apple Podcasts, Google Play Music, Overcast dhe Pocket Casts. Më pas do të merrni një njoftim se podkasti është në dispozicion në secilin prej këtyre vendeve. Ky proces zakonisht zgjat nga 24 deri në 48 orë.

Opsioni i ri me përmirësim të tonit

Anchor ka shtuar së fundmi një opsion të ri për t'ju ndihmuar të bëni tonin tuaj të përsosur. Në fakt, tash ekziston opsioni Audio Enhancement.

Vetëm një klik ju ndan nga ajo që toni juaj të jetë sikur të keni incizuar në ndonjë studio profesionale. Mund të reduktoni automatikisht zhurmën e sfondit ndërsa barazoni zërin tuaj dhe e vini atë në plan të parë. Rezultati është toni që tingëllon më mirë, edhe nëse është incizuar në ndonjë kafeteri me zë të lartë, në rrugë ose kudo tjetër. Ky opsion do t'u ndihmojë edhe më shumë njerëzve të fillojnë ta përdorin këtë aplikacion për të incizuar podcaste pa pasur nevojë të kenë studio ose pajisje të shtrenjta.

Siç thonë nga Anchori "Me Audio Enhancement, bota është studioja juaj".

Kur incizoni pjesën tuaj ose të ftuarin tuaj përmes aplikacionit Anchor, mjafton të klikoni në opsionin Përmirëso (Enhance) për të reduktuar ndjeshëm zhurmën e sfondit. Audio Enhancement përmirëson atë që mikrofoni i integruar i telefonit tuaj nuk mund ta bëjë.

anchor
Përshkrimi i fotografisë: Aktivizoni dhe çaktivizoni Përmirëso (Enhance) për të dalluar ndryshimin në incizimin tuaj

Audio Enhancement është në dispozicion për të gjithë kreatorët e Anchorit në mbarë botën në aplikacionin celular Anchor në iOS dhe Android, dhe është falas.

Ocijenite kvalitet članka