Aplikacioni Notion është i shkëlqyer për punën e gjithëmbarshme të gazetarëve

04.08.2020. / 08:50
Autor/ica
Share
ff
ff

Më herët kemi shkruar për veglat e ndryshme të cilat mund t'jua bëjnë më të lehtë punën ditore. Ekziston një numër i madh aplikacionesh të cilat ju ofrojnë vegla të llojllojshme për punë, siç është skenimi, përcjellja e faqeve, mbajtja e shënimeve, shkrimi i teksteve e kështu me radhë. Disa prej atyre aplikacioneve tashmë i kemi përmendur në tekstet tona të mëparshme, siç është aplikacioni për përcjelljen e uebfaqeve – Feedly apo Inoreader, apo Evernote i cili ju mundëson të mbani shënime dhe të skenoni dokumente. Për t'i mbuluar të gjitha nevojat tuaja nganjëherë duhet të përdorni numër të madh aplikacionesh sepse një apo dy prej tyre nuk mund t'ju ofrojnë gjithçka që ju nevojitet për punë.

Sot po ju paraqesim një aplikacion me të cilin ofrohet zgjidhja e këtij problemi. Me Notion nuk do t'ju duhet të keni disa aplikacione të tjera sepse ky aplikacion ju ofron shumë gjëra.

Aplikacioni Notion

1

Aplikacioni Notion ju mundëson të mbani shënime nga takimet, të organizoni ditën tuaj të punës, të shfletoni e të shkëmbeni dokumente të të gjitha llojeve. Me të mund të krijoni përmbajtje, të përcillni gjëra të ndryshme që ju duhen për temat të cilat i trajtoni, dhe madje t'i shkruani tekstet tuaja me anë të saj. Notion bën bashkë elemente të aplikacioneve Evernote, Google Docs, tabelave spreadsheets dhe aplikacionit Wikis në një hapësirë të vetme të punës.

2
 
Notion është program gjithëpërfshirës i cili ju ofron mundësinë të shkruani tekste, të keni tabela dhe lista kontrolli – të gjitha ato që mund t'i gjeni në Google Docs apo në një dokument Word. Por ky është vetëm fillimi.

Notion e ruan punën tuaj, në rrjet apo jashtë tij dhe atë e bën automatikisht. Dizajni unik i aplikacionit përmes blloqeve ju mundëson ta përshtatni hapësirën tuaj të punës. Ngjashëm si me krijimin e uebfaqeve, shumë thjesht i radhisni blloqet tuaja sipas prioriteteve, duke e bërë hapësirën e punës të personalizuar.

Përmbajtjen mund ta sillni edhe përmes internetit. Gjithçka që krijoni me ndihmën e programeve të tjera, siç janë xhirimet apo tabelat, ju mund t'i integroni në Notion dhe t'i keni të gjitha në një vend. Brenda aplikacionit mund të shkruani dhe ta organizoni punën tuaj në terren, dhe shumë thjesht të shihni se ku duhet të shkoni në një moment të caktuar. Natyrisht, atë mund ta shfrytëzoni edhe për udhëtimet private dhe për organizimin e aktiviteteve tuaja.

e
 
Mund të vendosni foto, xhirime apo audio datoteka drejtpërdrejt në uebfaqe me ide, dhe të mos keni nevojë t'i vendosni këto së pari në servisin e hosting-ut, siç është rasti me YouTube apo Soundcloud. Madje mund të vendosni edhe PDF drejtpërdrejtë në faqen tuaj. Me aplikacionin Notion, thjesht dhe në detaje do t'i krijoni ngjarjet tuaja, si dhe të organizoni takime redaktoriale.

Përveç mundësive të ndryshme për krijimin e shënimeve, ky aplikacion oforn edhe shumë opsione të tjera kur flasim për formatimin e tekstit, dhe kështu me lehtësi mund të krijoni lista prioritetesh, lista të cilat hapen me nënlista (togle lista), citate, linkë drejt shënimeve të tjera si dhe shumë gjëra të tjera të dobishme.   

Ekziston edhe një numër i madh shabllonësh të cilët mund t'i përdorni siç është shablloni për përcjelljen dhe ruajtjen e lokacioneve në internet, pastaj shablloni për krijimin e tabelave dhe kalendarëve të ndryshëm e kështu me radhë.

Aplikacionin mund ta lidhni me krejt redaksinë dhe kështu të gjithë nga redaksia mund t'i qasen atij dhe bashkë të krijoni plane dhe aktivitete, si dhe të përcillni gazetarët që janë në terren.

Notion është pa pagesë për përdorim personal, e nëse dëshironi ta integroni në redaksinë tuaj do t'ju duhet të ndani 6 dollarë në muaj.

Aplikacionin mund ta gjeni për Windows dhe Mac OS.

Ocijenite kvalitet članka