Bear: Aplikacion i shkëlqyer për shënime

11.01.2021. / 11:40
Autor
Share
rerer
rerer

Bear u dëshmua si aplikacioni i preferuar për mbajtjen e shënimeve. Ky aplikacion i shkëlqyer për mbajtjen e shënimeve është në dispozicon vetëm për pajisjet Apple. 

Edhe pse në praktikë të shumë gazetarëve, dokumentet Google mbase janë zgjedhja e parë sepse para së gjithash janë falas dhe të qasshme kur merren shënime, Bear e bën shumë mirë mbajtjen e shënimeve në lëvizje – duke e bërë një nga aplikacionet më të popullarizuara.

Ky redaktues me strukturë të mirë ju ofron pasqyrën e panelit. Aplikacioni Bear ju ofron shumë opsione të shkëlqyera – krijimin e hiperlidhjeve, shtimin e fotove, formatimin e tekstit në madhësi të ndryshme, përdorimin e fonteve të ndryshme dhe shumë më shumë. Mund të shtoni edhe header dhe etiketa, e madje edhe kod të adaptuar.

Kur e mbaroni përmbajtjen, atë mund ta eksportoni në shumë formate. Datotekat po ashtu mund t'i eksportojmë direkt në email. Aplikacioni na mundëson të eksportojmë shënime në formë të tekstit, PDF, Markdown, HTML e DOCKS.

Aplikacioni Bear për gazetarë

sa

Bear ju ofron një gamë të gjerë temash, e madje ju mundëson edhe të ndryshoni ikonën e aplikacionit në bazë të temës suaj. Edhe pse gazetarëve u duhen shumë lehtësira gjatë punës, aplikacioni Bear është i shkëlqyer për këtë lloj pune.

Duke qenë se iOS dhe Mac sinkronizohen përmes iCloud-it, gazetarëve u lehtësohet bartja e drejtpërdrejtë e tekstit të cilin, ta zëmë, e shkruajnë për portal.

Shiriti i thjeshtë anësor në telefonin celular ndihmon të organizohet dhe të përcillet krejt përmbajtja. Nga këtu gjithashtu mund t'u qaseni fragmenteve të shënimeve. Një nga elementet më të rëndësishme të aplikacioneve të këtilla është organizimi i materialeve në një vend. Nganjëherë ato janë shënimet (si në rastin e aplikacionit OneNote dhe Evernote që sikurse Bear mundësojnë organizimin në bazë të hashtagëve dhe lidhjen me shënimet e ngjashme).

Vetëm duke shtypur butonin e kuq në skajin e djathtë të telefonit, gazetarët/et mund të fillojnë të bëjnë shënime të detajuara, për shembull tekst, derisa janë në terren sepse këtu ekzistojnë shumë opsione siç është trashja, nënvizimi, fonti kurziv, simbolet H1, H2, H3, citimi e kështu me radhë.

Po kështu, ata mund të shtojnë fusha për konfirmim – respektivisht, që gazetarët të mund të krijojnë lista kontrolli të cilat duhet t'i realizojnë gjatë një pune.  Përveç kësaj, me aplikacion mund të lidheni me çfarëdo mediumi, drejtpërdrejt në Dropbox, iCloud ose Google Drive.

Një funksion tjetër i dobishëm është se mund t'i qaseni kamerës përmes këtij aplikacioni dhe të shkrepni fotografi për t'i shtuar pastaj në ndonjë shënim.

Pasi ta keni shkruar përmbajtjen dhe dëshironi ta eksportoni në ndonjë platformë tjetër, këtë mund ta bëni drejtpërdrejt me email. Por, kini parasysh se kur e eksportoni drejtpërdrejt në email fotografitë nuk do t'ju ruhen.

Përveç kësaj, Bear ju mundëson që fotografitë t'i ndani drejtpërdrejt në rrjetet sociale në Facebook e Instagram.

Sa kushton Bear?

Abonimi për Bear Pro vjen me dy opsione: 1.49 dollarë në muaj, me periudhë provuese njëjavore. Dhe 14.99 dollarë në vit me periudhë provuese njëmujore.

Ajo që është tejet me rëndësi për vetë gazetarët/et është siguria, të cilën Bear e vë mu në maje, ndryshe nga të gjitha aplikacionet e tjera për shënime. Të dhënat e aplikacionit Bear ruhen në CloudKit dhe janë të koduara me çelësa privatë të Appleit dhe Apple nuk ka qasje në të dhënat konfidenciale të përdoruesit apo në ndonjë të dhënë tjetër të ndjeshme. Çdo pjesë e të dhënave e dërguar apo e pranuar nga CloudKit transferohet përmes SSL-së, me çka sigurohet që askush të mos mund të lexojë shënimet tuaja gjatë transferimit.

Përparësia e Bearit është se të dhënat i ruan në iCloudin tuaj personal, derisa të gjitha aplikacionet tjera të dhënat i ruajnë në serverët e tyre, sepse Bear pikëspari u dedikohet pajisjeve Apple, që përfundimisht do të thotë se të dhënat tuaja janë të ruajtura më mirë. 

Për fund, Bear ofron përvojë elegante falë interfaceit cilësor dhe mundësive të veta të detajuara për mbajtjen e shënimeve, duke e bërë atë një prej aplikacioneve më të mira për shënime.

Aplikacioni është dizajnuar mrekullisht dhe u ka kushtuar vëmendje detajeve, qoftë për Mac, iPhone apo iPad.

 

 

Ocijenite kvalitet članka