Byline Project – hapësira ku storiet lokale bëhen nacionale

09.06.2021. / 13:35

Okayplayer, të cilin kompania amë OkayMedia e quan zëri artistik dhe progresiv i kulturës zezake, bashkë me Google News Initiative  kanë nisur krijimin e një platforme softuerike me kod të hapur me emrin Byline Project.

I gjithë projekti bazohet në sigurimin e hapësirës për storie lokale që kanë përmasa nacionale. Koha e pandemisë bëri që shumë media lokale të mbyllen dhe zëri i komuniteteve nga rajone më të vogla të shuhej.

"Me shuarjen e mediave nga qytete të vogla, storiet lokale që kanë ndikim nacionale mbesin të pashikuara. Me fjalë të tjera, në kornizën ekzistuese gazetarore storiet lokale me rëndësi kulturore shpesh ngulfaten” – thonë ne Byline Project.

Byline Project u lansua në Shtetet e Bashkuara pasi ata mësuan se gati 200 komuna nuk kanë media lokale, që do të thotë se gati 3 milionë njerëz në tërë vendin nuk kanë gjasa të jenë në dijeni të asaj që po ndodh në komunitetet e tyre. Publikimet, gazetarët/et dhe qasja e besueshme në lajme destabilizohen kur qasja në storiet lokale është e kufizuar.

"Ishte e qartë se duhej të kishte disa risi rreth asaj se si redaksitë nxirrnin artikuj dhe se si faqet e reja, ato më të kualifikuara për të treguar storie të komuniteteve të tyre, paraqiten në faqet tona", tha Rachel Hislop, kryeredaktore e Okayplayer.

Si fitues të Fondit të Inovacionit të Googleit, Okayplayer kishte për detyrë të bënte një inovacion dhe të ofronte zgjidhje për këto probleme dhe efektet e tyre.

Projekti Byline është një vegël digjitale falas që u mundëson botuesve të vegjël dhe të mesëm dhe rrëfyesve lokalë të ndihmojnë në rikthimin e raportimin lokal në komunitetet e tyre, ndërsa lidhin punën e rrëfyesve me mbështetjen financiare nga audienca më e gjerë digjitale.

Mund të instalohet në platformën WordPress dhe do të thjeshtojë procesin e raportimit dhe shpalosjes së përmbajtjes. Po ashtu do të integrohet me standardet e industrisë për produktet e Googleit, siç është Google Docs. E pas publikimit të storieve, komuniteti i internetit mund të mbështesë financiarisht krijuesit e përmbajtjes duke u dhënë këshilla gazetarëve, sepse me plasimin e përmbajtjes përmes këtij plugini, i ofrohet mundësia audiencës të kontribojë financiarisht për artikullin tuaj.

via GIPHY

"Kemi dëgjuar shumë qartë nga gazetarët në tërë Amerikën e Veriut se ekziston nevojë e madhe që publikuesit dhe gazetarët të cilët nuk janë financuar mjaftueshëm të fuqizohen për të prodhuar gazetari lokale cilësore që përfaqëson tërë komunitetin e tyre. Kjo është ajo që Projekti Byline vërtet nxjerr në pah"– tha LaToya Drake, kreu i zyrës së mediave të Google.

Duke krijuar profilin tuaj në këtë faqe, ju mund të postoni me lehtësi storien tuaj dhe t'ua dërgoni atë shtëpive të ndryshme mediale. Shtëpitë mediatike që dallojnë rëndësinë e storieve mund t'ju kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të kërkojnë që storia juaj të publikohet në mediat e tyre. Në profil mund të shtoni të gjitha kontaktet tuaja të rëndësishme, linkët me storiet e mëparshme dhe profilet në rrjetet sociale që redaktorët e mediave të mund të kenë pasqyrë të asaj se kush jeni dhe çfarë lloj storiesh keni bërë deri më tani.

via GIPHY

Kjo platformë siguron hapësirë për plasimin e storieve lokale që nuk kanë hapësirë në komunitetin lokal dhe janë të rëndësishme për të arritur audiencë më të gjerë.

Edhe pse sapo është lansuar dhe nuk është shumë e popullarizuar dhe i përhapur, fakti se është me kod të hapur bën që kjo vegël të përdoret kudo në botë. Shumë gazetarë/e të pavarur/a në rajonin tonë që raportojnë nga komunitetet e tyre lokale, mund të popullarizojnë këtë inovacion në këtë rajon dhe të përdorin këtë hapësirë për të shpërndarë storiet e tyre lokale.

Ocijenite kvalitet članka