Certifikatat SSL / TLS si shtesë e rëndësishme për sigurinë e platformave tuaja online

24.02.2020. / 11:04
Autor/ica
Share
9
9

Qoftë nëse flasim për portalet në internet apo për ndonjë platformë tjetër të internetit që ju keni, siguria e të dhënave dhe e informacionit që keni në ato platforma është shumë e rëndësishme. Që faqet tuaja të jenë sa më të sigurta, dhe për t'i mbrojtuar të dhënat brenda tyre, është e rëndëisshme të ndërmerrni sa më shumë hapa për të pasur siguri sa më të madhe.

Në këtë aspekt, sot po flasim për futjen e sigurisë shtesë në faqet tuaja të internetit, që përmes komunikimit të koduar të siguroni besimin e përdoruesve të faqeve tuaja në internet. Kjo vegël mund t'ju ndihmojë më shumë edhe në rankimin e faqes suaj në rezultatet e kërkimit.

Përdorimi i certifikatave SSL / TLS në faqet e internetit

SSL është shkurtesa që nënkupton teknologjinë e sigurisë për vendosjen e lidhjes së kodifikuar mes serverit dhe përdoruesit. Fjala është për shkurtesën në gjuhën angleze për Secure Sockets Layer. SSL ua parandalon qasjen në faqe atyre të cilëve kjo faqe nuk u kushtohet. Certifikata SSL rrit sigurinë e faqes në nivel më të lartë, dhe kështu siguron nivelin më të lartë të sigurisë për përdoruesit e faqes suaj, e me këtë edhe të besimit në uebfaqen tuaj. 

SSL / TLS ofron kanal të sigurtë për dërgimin e informacionit konfidencial përmes internetit, pasi të dhënat fillimisht kodifikohen dhe pastaj përcillen tutje. Kjo certifikatë më së shumti hyn në punë në ato faqe ku, ta zëmë, ka plotësim të formave me të dhëna të kartelave të kreditit apo me të dhëna të tjera konfidenciale. Në këtë rast të dhënat bëhen të padukshme, dhe nuk mund të zbulohen e as të deshifrohen. Sidoqoftë, pavarësisht nga lloji i faqes që keni, rekomandohet të përdorni certifikatën SLL / TLS.

TLS (Transport Layer Security) është versioni më i ri, i përditësuar i SSL-së.

Uebfaqet të cilat janë të mbrojtura me protokollin SSL / TLS janë të shënuara me https në vend të http. Https është protokoll i internetit që ka dalë si kombinim i protokollit HTTP me protokollin SSL / TLS.

Ajo që mund të ndodhë nëse nuk keni https është vjedhja e mundshme e të dhënave, sepse http e bën më të lehtë hyrjen në faqe dhe hakerëve u jep qasje të lehtë në llogaritë në internet dhe informacionin e ndjeshëm që keni në faqen tuaj. Kodifikimi i të dhënave që dërgohen në rast të përdorimit të https-së ju mundëson punë më të sigurtë. 

Një prej përparësive kryesore të SSL / TLS është kodifikoni. Të gjitha të dhënat kalojnë nëpër një varg pikash të kodifikuara para se të mbërrijnë te destinacioni. Pa SSL, ato të dhëna do të dërgoheshin si tekst i thjeshtë, e hakerët do të mund të përgjonin, të vidhnin apo t'i ndryshonin ato të dhëna. Tutje, lidhja e kodifikuar mundëson privatësinë e të dhënave gjatë transportit, me shtimin e kodit për autentifikim. 
Certifikatat SSL dallojnë sipas shkallës së sigurisë (enkriptimit) dhe sipas mënyrës së përdorimit. Dallojnë edhe varësisht nëse e mbrojnë domenin kryesor apo të gjitha nëndomenet e faqes.

Si të dallohen uebfaqet e sigurta

Uebfaqet e sigurta në fakt mund t'i dalloni shumë lehtë. Përpara URL-së (Uniform Resource Locator – lokatori i përshtatur i përmbajtjes) do të paraqitet prefiksi https në vend të http-së së zakonshme. Psh. në Google Chrome do të ju shfaqet dryni dhe do të shkruajë "Sigurtë" ndërsa në Mozilla Firefox vetëm dryni i gjelbër. 

Nëse faqet nuk janë të mbrojtura në vend të këtyre simboleve në Google Chrome do të shkruajë "Nuk është e sigurtë" dhe pasi të klikoni do të ju japë më shumë informata në lidhje me sigurinë e asaj faqeje. Do të tregojë se lidhja me atë lokacion nuk është krejtëissht e sigurtë, dhe do të ju jepet mundësia të klikoni për më shumë informacione të detajuara. 

Në Mozilla Firefox bashkë me drynin do të paraqitet një trekëndësh i verdhë si paralajmërim se disa pjesë nuk janë të sigurta, si fotografitë, apo dryni do të jetë i kryqëzuar me ngjyrë të kuqe, me çka dërgon mesazhin se faqja nuk është plotësisht e sigurtë.

Përdorimi i TLS-së në lokacionin tuaj në internet

Se cilin protokoll TLS, si versionin më të ri të SSL-së,  do ta përdorni për faqet tuaja varet nga serveri në të cilin jeni. Ofruesit më të mirë të web hosting-ut përdorin ekskluzivisht TLS 1.1, 1.2 i 1.3, derisa 1.0 përgjithësisht rezervohet për krijimin e faqeve të cilat nuk kanë të integruar e-tregun. 

Përderisa përdorni certifikatën SSL, lidhja e vizitorit tuaj do të jetë e kodifikuar. Certifikatat SSL shërbejnë si metodë e verfikimit. Forma të ndryshme të certifikatave SSL dhe TLS tregojnë nivelin e besimit të browser-it në domenin tuaj. Nëse keni certifikatën, qoftë falas apo me pagesë, lokacioni juaj në internet do të mund të lidhet përmes protokollit më të fundit të cilin e përdor serveri juaj. Për të parë se cilin protokoll e përdor serveri juaj, si dhe cilën metodë të kodifikuar, këtë mund ta bëni përmes SSL Labs ku gjithashtu mund ta shihni listën e rankuar dhe notën e sigurisë suaj.

Edhe pse veçoria parësore e certifikatave SSL është siguria, ato mund t'ju sigurojnë edhe shpejtësi më të madhe të shfletimit të faqes, pastaj SEO dhe pozicion më të mirë të faqes suaj gjatë kërkimit.

SEO dhe pozicioni më i mirë i faqes gjatë kërkimit mund të kenë shumë dobi për median tuaj. Nëse provoni të shtoni siguri dhe vegla të tjera, siç janë certifikatat TLS, në pjesën e kërkimit portali juaj mund të shfaqet në pozicion më të mirë dhe kështu do të keni edhe lexueshmëri më të madhe. Vendimi për të instaluar ndonjërën prej certifikatave TLS vërtet mund t'i ndihmojë besueshmërisë më të madhe të përdoruesve tuaj dhe mund të jetë vendim i qëlluar afarist që mund t'ju sjellë edhe dobi të tjera. 

Certifikatat SSL / TLS dhe instalimi

Certifikata SSL mund të jetë falas ose me pagesë. Let's Encrypt është certifikata më e përdorur gjithandej, por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se ajo zgjat vetëm 90 ditë dhe më pas duhet të ripërtërihet, por e mira është se ripërtërirja është falas. Kur merrni certifikatë SSL, më e mira që mund të bëni është të konsultoheni me ofruesin tuaj të hosting-ut, ata në fakt mund ta marrin dhe ta instalojnë për ju. 

Nëse vendosni të blini certifikatë, ekzistojnë tre lloje të certifikatave:

  • Business/Organization Validation: aplikohet në domen apo nëndomen, kërkon vërtetimin e kompanisë dhe procesi zgjat deri në tre ditë
  • Validimi i Domainit (DV): aplikohet në domen ose nëndomen, nuk ka dokumente shtesë (vetëm konfirmim me email), përgjithësisht është më e lirë, dhe atë e merrni brenda disa minutave
  • Extended Validation: aplikohet në domen ose nëndomen, kërkon verifikimin e kompanisë, lëshohet brenda 2-7 ditësh.

Ajo që ndodh gjatë instalimit është se i gjithë trafiku ridrejtohen nga http në https.

Varësisht nga veglat të cilat i përdorni në faqe, pas instalimit duhet ta shtoni versionin https të faqes suaj në Google Search Console e që është shërbim i Google-it që u mundëson webmaster-ëve të verifikojnë statusin e indeksimit dhe optimizimit të dukshmërisë së faqeve të tyre. Gjithsesi sigurohuni se a janë vendosur skriptat për përcjellje, si Google Analytics, për të punuar me https-në.

Pas instalimit, gjithsesi bëni verifikimin për t'u siguruar se gjithçka është vendosur si duhet. Nëse nuk keni rregullime të duhura, kujtues do të jetë paralajmërimi në browser-ët tuaj se faqja juaj është e pasigurtë. Verifikimin mund ta bëni përmes SSL Labs duke shkruar emrin e domenit në fushën "Hostname" dhe të klikoni në "Submit". Notat do të paraqiten nga A (shkëlqyeshëm) në F (keq) dhe pas kësaj do të shihni se a duhet të verifikoni nëse gjatë instalimit ka ndodhur ndonjë gabim.

Pas skadimit të licencës apo versionit falas, https-ja do t'ju fshihet (https) dhe do t'ju duhet ta ripërtërini. Më e mira do të ishte të dini përafërsisht se kur ju skadon, dhe ta ripërtërini para skadimit të licencës.
Vlen të theksohet se posedimi i certifikatave SSL / TLS nuk do të thotë uebfaqe plotësisht e sigurtë.

Instalimi i këtyre certifikatave është vetëm një nga hapat fillestarë që janë të rëndësishëm në kontekstin e udhëtimit të sigurtë të të dhënave nga faqja juaj te përdoruesi dhe anasjelltas. Kur bëhet fjalë për faqet e internetit ku përdoren informacionet personale të parapaguesit, duhet përdorur edhe veglat shtesë dhe protokollet e sigurisë  për të arsyetuar besimin e përdoruesve tuaj.

Ocijenite kvalitet članka