Clickbait titujt në media: nuk do të besoni se çfarë kemi zbuluar në fund të tekstit

23.04.2021. / 08:27

Nuk do të besoni, nuk do të mund të fiini, jeta do t'ju ndryshojë pasi ta shihni këtë.

Që lexuesi/ja ta përjetojë atë ndryshim jetësor – duhet të klikojë linkun.

Kjo është një nga mënyrat se si mediat mundohen të rrisin vizitat në webfaqe

Sa vlen një klik?

A vlen aq sa bën të kompromentosh profesionin?

A komprometohet profesioni me çdo titull "pickues" dhe a është çdo clickbait i keq dhe joetik?

Çka është clickbait?

Përkufizimi i fjalorit Merriam-Webster thotë se clickbait është "diçka (si titull) e menduar për të nxitur lexuesit të klikojnë hiperlinkun, sidomos kur linku të çon në përmbajtje me vlerë ose interes të dyshimtë".

Përkthehet edhe si titull lajthitës.

Nilay Patel nga The Verge e definon clickbaitin si "premtim të vlerave i cili nuk përmbushet", që do të thotë se pritjet e lexuesve janë më të mëdha se ajo që mediat në të vërtetë përmbajnë. "Sikur karremi për peshkim, clickbait përdor premisën e rreme për t'ju joshur. Do të shtoja se clickbait tërheq me vete përvojë negative".

Clickbait përshkruan përmbajtjen e sajuar për të nxitur përdoruesin të klikojë te faqja e caktuar. Zakonisht përfshin tituj apo fotografi sensacionale.

Fjala clickbait i është shtuar fjalorit anglisht të Oksfordit në vjeshtë të vitit 2016. Këtë shprehje e nxori Jay Geiger në blogun e shkruar në dhjetor të vitit 2006. Clickbait është bashkim i fjalës klik, që ka të bëjë me klikim (me miun e kompjuterit) dhe karrem, që do të thotë si diçka që josh përdoruesin.

A është clickbait gjithmonë i keq

"Clickbait nuk është domosdoshmërisht i keq", thotë Andrew Selepak, profesor dhe drejtor i programit universitar të mediave sociale në Universitetin e Floridas. "Edhe pse shpesh clickbaitin e shohim negativisht sepse shoqërohet me lajme të rreme, nëse kompania juaj ka produkt të fortë që mund t'u ndihmojë konsumatorëve, sjellja e njerëzve në faqen tuaj me karrem nuk është diçka aq e keqe".

Siç u përmend më herët, "premtimi i vlerës nuk është përmbushur" është problem me tituj si ky. Nëse i joshim lexuesit me një titull specifik dhe përmbushim vlerën e premtuar në titull, si media ashtu edhe audienca do të ndahen të kënaqur.

Si funksionon kjo në praktikë?

dsdsdsdqpoiuz

Titulli tregon mjaft për të intriguar, por nuk mund të kënaqë psikikën njerëzore. Kjo është arsyeja pse një numër i madh lexuesish do të klikojnë për të parë se kush është futbollisti që nënshkroi kontratën e jetës.

Ajo që është qenësore në këtë rast dhe ajo që na ka lënë brenda zonës së gazetarisë etike është paragrafi i parë i informacionit. Menjëherë u tha gjithçka që publiku dëshiron të dijë. Vizitorët e faqes kanë marrë informatën e premtuar, e mediumi që përdori këtë praktikë fitoi klikun dhe "kohën e kaluar në faqe" e cila është regjistruar në analitikë.

Shumë gazetarë/e thonë se kjo është praktikë plotësisht e justifikuar sepse nëse do të shkruhej në titull se futbollisti NN nënshkroi kontratën e jetës, pak njerëz do të klikonin sepse titulli përmban të gjitha informatat.

Për dhe kundër

Asnjëherë nuk është arritur kompromis rreth asaj nëse clickbait miund të jetë i mirë apo është gjithmonë i keq.

Nga njëra anë ka prej atyre që janë të rreptë kur bëhet fjalë për clickbait dhe thonë qartazi jo. Nga ana tjetër ka prej atyre që thonë se clickbait nuk është i keq nëse vizitorit në përmbajtje i jepni atë që i keni premtuar në titull.

A mund të pajtohen dy qëndrimet?

Për disa clickbait është thjesht çfarëdi përmbajtje e cila josh klikime, pavarësisht se a është e mirë apo e keqe.

Të tjerët konsiderojnë se clickbaiti gjithmonë është i keq.

Ky reputacion i keq vetëm sa përkeqësohet me skandalet aktuale me lajme të rreme dhe storie me sponsorime të dyshimta

Atraksioni (nganjëherë arsyeshmëria) e clickbaitit në media fshihet në krijimin e klikimeve.  Pavarësisht se a bëhet fjalë për përmbajtjen sensacionaliste apo për krijimin e një fshehtësie për shkak të së cilës dikush klikon te përmbajtja – këto tituj kanë efekt.

Se clickbaiti në media mund të jetë vegël e arsyetueshme për tërheqjen e publikut (klikimeve) kanë treguar edhe hulumtimet.

BuzzSumo ka analizuar 100 milionë tituj në Facebook për të parë se cilat fjali clickbait kanë angazhimin më të madh mesatar. Titujt që përmbanin shprehje sensacionaliste si: "... do të të shtyjë" apo "çka ndodhi më pas" kishin mesatarisht mes 1060 dhe 8961 angazhime në Facebook.

Nga ana tjetër, tituj si "Kjo është mënyra më e thjeshtë për të..." apo "X këshilla të thjeshta se si..." kishin më pak se 60 angazhime mesatare.

Ky është vërtet dallim i madh. Mbase edhe argument i madh.

e

Financimi i mediave çdo ditë po bëhet më i ndërlikuar, më i vështirë e më inovativ. Pavarësisht modelit që përdorin, mediave u duhen vizita të shumta sepse nga këto shifra varet edhe çmimi i impresionit, reklamave, hapësirës që shitet.

Kjo është arsyeja pse "karremët e klikimit" kanë evoluar gjatë viteve nga një taktikë e urryer joetike në një taktikë krejtësisht të pranueshme të tërheqjes së audiencës.

Clickbait dhe etika

Autori kryesor i modulit Clickbait dhe Metrics mbi ONAethics, Steve Buttry nga Universiteti Shtetëror i Luizianës, thotë se "nëse metrikat i orientojnë mediat për të prodhuar gazetari më sensacionaliste dhe më pak objektive, kjo është e trishtë, por jo domosdoshmërisht joetike".

Çështjet etike mund të lindin nëse titulli mashtron vetëm për të tërhequr trafik.

Si të vlerësojmë nëse titulli është në prag të një humnere etike?

Kjo është e mundur në bazë të disa pyetjeve:

  • A e mbështet storia titullin? - titujt sensacionalistë janë të vjetër sa gazetat. Nëse titulli ose postimet në rrjetet sociale janë joshëse, e teksti nuk ka asnjë lidhje me atë që thuhet në titull, kjo është problem.

  • A bën titulli apo postimi në rrjetet sociale ndonjë pyetje apo fsheh diçka të rëndësishme me shpresën që lexuesi të klikojë për të gjetur përgjigjen? Kjo është praktikë e gjatë mediale. Çështja është – a është me të vërtetë e rëndësishme informata pas titullit apo kemi veç një tekst më shumë për fytyrat më qesharake të koteleve?!

  • A i është dhënë përgjigje pyetjes në titull? A ndjehet lexuesi i mashtruar apo ka marrë përmbajtjen e premtuar?

  • A i tërheq mediumi shikuesit me përmbajtjen e tij, a klikon audienca e interesuar në tituj? Apo blihen klikime robotike që nuk do t'u sjellin vlerë reklamuesve?

Njerëzit në ditë shohin 5000 deri në 6000 informata që ata duan dhe nuk duan. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ofrohet cilësi me të cilën do të ndërtohet besimi në media.

Nëse në një mal me 6000 informata, titulli clickbait është vegël për të tërhequr vëmendjen për cilësinë dhe përmbajtjen e vërtetë, mund të pajtohemi se kjo është taktikë dhe jo praktikë joetike.

Ocijenite kvalitet članka