Doracaku online për sigurinë më të mirë digjitale

29.07.2021. / 14:16

Veglat për t'ju ndihmuar të gjindeni më lehtë në botën e sigurisë digjitale janë lehtësim për shumë njerëz. Nuk kemi të gjithë njohuri të njëjta lidhur me mënyrën se si të mbrojmë të dhënat dhe pajisjet tona digjitale. Ndonjëherë të gjitha këshillat që marrim nuk janë të mjaftueshme për të ditur saktësisht se çfarë të bëjmë dhe si t'i zbatojmë në praktikë të gjithë këta hapa që do të nënkuptojnë siguri më të madhe në sferën online.

Global Cyber Alliance (GCA) ka hartuar një doracak për mbështetjen e gazetarëve të pavarur, watchdogëve dhe redaksive të vogla me informata dhe vegla për mbrojtjen e burimeve dhe imazhit të tyre. Doracaku përcjell rekomandimet e praktikave më të mira të cilat i ofron Qendra për Sigurinë në Internet CIS). Rekomandimet e CIS-it vazhdimisht përditësohen duke përdorë informata aktuale lidhur me rreziqet dhe udhëzimet profesionale, e kjo ju mundëson të jeni në hap me raportimin e lajmeve me kushtet tuaja.

Veglat falas dhe efikase të cilat aktualisht mund t'i shfrytëzoni për ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe integritetin e redaksisë suaj.

Gazetarët në mbarë botën tash e një kohë janë cak i sulmeve kibernetike, qoftë nëse raportojnë për krime, politikë apo janë thjesht cak i përhapjes së dezinformatave. Për të ofruar disa resurse praktike për t'i menaxhuar ato rreziqe, GCA-ja ka bërë bashkë një varg veglash me ndihmën e të cilave gazetarët mund të forcojnë mbrojtjen e tyre kibernetike, t'i mbrojnë pajisjet dhe të dhënat e tyre si dhe ta mbrojnë praninë e tyre online.

Ky doracak u ofron ndihmë të gjithë gazetarëve, e përfshin në veçanti kodifikimin e të dhënave, aktivizimin e kopjeve automatike të sigurisë, komunikimin e sigurtë dhe shumë më shumë.

Doracaku përcjell rekomandimet e praktikave më të mira të cilat i ofron Qendra për Sigurinë në Internet, UK National Cybersecurity Center dhe Australia Cybersecurity Center. Këto udhëzime globale japin një pasqyrë për organizimin e veglave dhe zgjedhjen e veglave të përfshira. Për të mbështetur adoptimin dhe përdorimin e veglave, GCA-ja ka vënë në dispozicion edhe një forum të komunitetit ku anëtarët/et e komunitetit të gazetarëve mund të bëjnë pyetje, të ndajnë sfida dhe përvoja, të sugjerojnë zgjidhje dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe ekspertët e sigurisë digjitale të GCA-së.

"Për të realizuar misionin e GCA-së për të zvogëluar rreziqet digjitale, jemi duke punuar për bashkimin e komuniteteve dhe zgjerimin e zgjidhjeve digjitale të sigurisë. Udhëzuesi i GCA-së për sigurinë kibernetike e pasqyron këtë qasje. Gjatë vitit të kaluar kemi zhvilluar dhe angazhuar një grup këshillues dhe kemi mbajtur seanca dëgjimore me një grup gazetarësh”, tha Megan Stifel, drejtoresh¥e ekzekutive për Amerikën dhe drejtoreshë e Craig Newmark Philanthropies,  programit të besueshëm për internet dhe demokraci.

SIç shprehet Martin Turner, drejtor ekzekutiv i Full Frame Technology dhe një ish-gazetar i BBC-së, gazetarët janë nën kërcënim të vazhdueshëm dhe shumë prej tyre nuk kanë qasje në mbështetjen e ofruar nga organizata të mëdha. "Nisma e GCA-së vështirë se mund të ketë ardhur në kohën më të duhur dhe nuk kam dyshim se do të japë kontribut të madh në zbutjen e këtyre kërcënimeve dhe mbështetjen e gazetarisë".

Doracaku përbëhet nga shtatë pjesë:

Di çka ke

Njihi pajisjet tuaja

Identifiko regjistrimet tuaja

Përditëso mbrojtjen

Përditëso pajisjet dhe aplikacionet tua

Përtej fjalëkalimeve të thjeshta

Veglat për 2FA

Menaxhoni fjalëkalimet tua

Parandalo vjedhjen e identitetit dhe softuerin malicioz

Mbrojtja nga viruset

Siguria DNS

Krijoni kopjen e sigurisë dhe rikuperimit

Kodifiko të dhënat tua

Në çdo pjesë mund të merrni udhëzime të detajuara dhe resurse shtesë të cilat mund t'ju ndihmojnë të mbroheni më mirë.

Kur shkoni te kjo vegël, menjëherë në ballinë do të mund të klikoni te Fillo përdorimin e kësaj vegle, dhe pastaj vegla do t'ju udhëzojë hap pas hapi drejt mbrojtjes më të mirë.

Shpresojmë që kjo të jetë edhe një nga veglat do t'u ndihmojë gazetarëve/eve të mbrojnë veten, burimet e tyre dhe imazhin e mediumit.

Ocijenite kvalitet članka