Fact-checking 101: Si t'ia lehtësoni punën vetes?

10.06.2020. / 09:02

Tani kur jemi të vetëdijshëm se faktet nuk janë gjithmonë të vërteta siç do të duhej të ishin, dhe se shpesh ato duhen kontrolluar para se ta bazojmë storien apo artikullin tonë në to, e kuptojmë gjithashtu se ky është një proces që merr kohë. Dhe kështu, vetvetiu lind pyetja se si të jemi njëkohësisht në hap me kohën dhe të besueshëm. Të qenët në hap me kohën nuk do të thotë edhe besueshmëri, dhe anasjelltas. Por sidoqoftë, gjithmonë përpiqemi t'i mbërrijmë të dyjat. 

Ajo që secilit gazetar mund t'i ndihmojë në këtë punë janë këshillat dhe hapat e vegjël e të thjeshtë të cilat e lehtësojnë një veprim të gjatë e të lodhshëm.  Ato hapa nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se teksti juaj automatikisht do të shkuhet e do të publikohet më shpejt, por se veprimi i sajimit të tij do të bazohet në faktet e sakta dhe të vërtetuara, dhe do të jetë i vendosur në kontekst të duhur. Me kalimin e kohës, ndërsa fact-checking ju shndërrohet në rutinë, dhe ndërsa për çdo artikull mendoni në atë kontekst, do të vijë edhe shpejtësia e nevojshme e cila sjell aktualitetin.

Sepse në këtë punë, në punën e vërtetimit të fakteve, e rëndësishme është të jemi këmbëngulës dhe konsistent. E faktet, të bazuara në dëshmi, janë ajo që u keni borxh lexuesve tuaj dhe besimit që ata ju japin. 

Andaj, si pikë e parë, është shumë me rëndësi se nga niseni dhe në çka e bazoni tekstin tuaj. 

Me fjalë të tjera, citatin duhet ta keni të shenjtë

Pavarësisht se a bëhet fjalë për diçka që dikush ka thënë publikisht, apo përcillni ndonjë fragment të ndonjë dokumenti a teksti, është e rëndësishme që atë ta përcillni në formën origjinale, siç është paraqitur fillimisht. Citatet nuk bën të parafrazohen, as të shkurtohen aty ku pushon interesi juaj, por të përcillen fjalë për fjalë. 

Kur me fakte e vërtetoni vetëm një pjesë të citatit të thënë, pjesa e mbetur është me rëndësi para së gjithash ngase ajo i jep kontekstin e duhur. Nxjerrja sporadike e pjesëve të citatit shpesh sjell huti, apo çon në drejtim të gabuar dhe në konkluzione të gabuara.

Nga ana tjetër, nëse bëhet fjalë për pjesë të ndonjë teksti a dokumenti, mos harroni që përveç pjesës burimore për të cilën shkruani, të jepni edhe interpretimin origjinal të tekstit nga i cili buron ajo pjesë. Dhe mos kini merak – nëse vetë autori nuk ka dhënë interpretim paraprak, atë mund t'ia kërkoni. E rëndësishme është të mos sorollateni, apo të interpretoni arbitrarisht.

Përfundimi: Mos iu ndani asaj që është thënë! 

Shpesh do të ndodhë që do të dëshironi të shkruani dhe do t'ju duhet të kontrolloni vërtetësinë, deklaratat zyrtare të ndonjë bartësi të funksioneve publike. Përpiquni që burimi i asaj deklarate të jetë video, e jo tekst tashmë i botuar në ndonjë medium tjetër. Nëse bëhet fjalë për ndonjë mbledhje zyrtare të ndonjë institucioni publik, e videoja nuk është në dispozicion, përpiquni të gjeni procesverbalin e mbledhjes. Apo thjesht kërkoni t'jua dërgojnë atë – për këtë gjithsesi keni të drejtë. 

Teksti tashmë i botuar nga ndonjë medium tjetër le të jetë streha e fundit e burimit të informacioneve. Nëse megjithatë e përdorni si burim për ndonjë citat të caktuar, ngaqë opsion tjetër nuk keni, le të jetë ky tekst i një mediumi të besueshëm të cilit i besoni dhe për të cilin e dini se punën e bazon në faktet e vërtetuara. Përndryshe, mund të ndodhë shumë lehtë të vërtetoni një deklaratë a citat të përcjellë a të interpretuar gabimisht. 

Ruani dhe arkivoni

Burimet tuaja të informacioneve të sakta gjithmonë ruani dhe arkivoni sigurtë. Rizhvillimet dhe ndryshimet e uebfaqeve mund të çojnë në humbjen e përhershme të burimeve tuaja të informacioneve. Duke përdorë vegla si archive.org, apo arkiva të tjera të librave, dokumenteve, teksteve dhe të gjërave të tjera në internet, me lehtësi dhe siguri do ta ruani burimin tuaj të informacioneve nga zhdukja e përhershme. Përveç asaj që teksti juaj patjetër duhet të përmbajë linkë të cilët çojnë te dëshmitë e nevojshme, kurrë nuk mund ta dini se kur do t'ju duhet ky tekst përsëri.

Nuk është keq të keni, e lehtë mund ta bëni bazën tuaj të vogël me të dhëna dhe dokumente zyrtare. Materialet nga mbledhjet e qeverisë dhe të kuvendit, procesverbalet dhe stenogramët nga ato mbledhje, si dhe raportet e dokumentet tjera relevante të institucioneve përgjegjëse thjesht mund t'i shkarkoni nga uebfaqet dhe t'i ruani në vende të sigurta. Me pak planifikim dhe organizim të mirë, të gjitha dokumentet mund t'i kategorizoni dhe t'i bëni të kërkueshme duke përdorur disa nga hapësirat online për ruajtje të dokumenteve, të lidhura me llogarinë tuaj private (Google Drive, OneDrive etj.).

Dhe derisa institucionet shtetërore në mbarë rajonin ende po luftojnë me transparencën, duke vendosur ngadalë se cila pjesë e punës së tyre duhet të jetë publike, në ç'masë dhe në cilën periudhë kohore, me databazën tuaj ju e zvogëloni frikën se do të mbeteni pa ato dokumente nëse ndodh që t'i fshijnë apo t'i largojnë ato. Përcjellja e vazhdueshme e punës së institucioneve të rëndësishme për punën tuaj shumë shpejt mund të shndërrohet në rutinë, dhe databaza juaj gjithashtu shumë shpejt mund të vihet në dispozicion. 

Nesër, kur dikush tjetër pret ndonjë raport nga viti 2019 për ta marrë zyrtarisht, ju tashmë mund ta keni në databazën tuaj, dhe në bazë të atij dokumenti të shkruani tekstin tuaj.

Siguroni dokumente më të rëndësishme shtetërore dhe ekspertë

Përpiquni që për veten dhe databazën tuaj të siguroni retroaktivisht dokumentet më të rëndësishme shtetërore siç janë buxhetet dhe ekzekutimi i tyre. Kërkoni nga institucionet përkatëse t'ju përcjellin buxhetet për 1 vitet e fundit, sepse ato rrallëherë gjenden online, e ato mund t'ju duhen më shumë se që mendoni. Nëse është e mundur, le t'ju përcjellin ato në format të hapur i cili mund të kërkohet dhe të përdoret lehtë. Shmangni dokumentet e skenuara të cilat nuk mund të kërkohen sepse në këtë rast rrugëtimi deri te gjetja e informacioneve të nevojshme do të zgjasë shumë më shumë. Natyrisht, nganjëherë nuk do të keni opsione, por gjithmonë mbetet të insistoni sepse për këtë keni të drejtë.

Siguroni edhe një databazë të ekspertëve si dhe kontakte të personave të tjerë relevantë, të cilët shpejt dhe thjesht mund t'ju ofrojnë fakte, informacione dhe dokumentacione relevante. Kolegu gazetar apo fact-checker më me përvojë sigurisht do t'ju përcjellë me kënaqësi kontaktet e tij, derisa në kohën e lirë edhe vetë mund të hulumtoni e të përgatitni gjithçka që mund t'ju duhet gjatë punës. 

Dhe është e vërtetë – nuk mund të parashikoni gjithçka që do t'ju duhet. Por plani i mirë është gjysma e punës së kryer. Merreni me mend se ç'do të ndodhte sikur edhe ta realizonit. 

Ocijenite kvalitet članka