Fotografitë, mediat dhe GDPTR: A ka zgjidhje të thjeshtë

18.12.2020. / 10:39
Share
GDPR i Fotografije
GDPR + Media
GDPR i Fotografije

Publikimi i fotografive të shkrepura në rrugë apo nga ndonjë ngjarje më nuk është task i cili realizohet për të plotësuar lajmin.

Sot ky është projekt më vete.

Nëse dëshironi të publikoni fotografi të njerëzve në media, së pari duhet të keni pëlqimin e personave që janë në fotografitë tuaja. Sepse ligjet, para së gjithash GDPR-ja, kërkojnë pikërisht këtë.

Nëse tash mendoni se ju e keni më lehtë sepse nuk jetoni në vendet e BE-së, por në një vend të Ballkanit, gaboheni. Nuk e keni më lehtë.

GDPR apo Direktiva e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale nuk e mbron shtetin, por qytetarin. Fakti që nuk jeni në BE nuk do të thotë se personi në fotografinë tuaj nuk është shtetas i Bashkimit Evropian.

Kur u bë fotografia e dhënë personale?

Për t'u siguruar që gjithçka të jetë në rregull ligjërisht, së pari duhet të dijmë gjëra themelore.  
Të dhënat personale, sipas nenit 4 të Direktivës së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave janë të gjitha të dhënat e individëve identiteti i të cilëve është i njohur apo mund të identifikohet me ndihmën e identifikuesve siç është emri, numri identifikues, të dhënat e lokacionit, identifikuesi i rrjetit apo me ndihmën e njërit prej më shumë elementeve që lidhen me identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor apo social të atij individi.
Me të dhënat personale nënkuptohet:

  • emri
  • adresa
  • emaili
  • IP dhe MAC adresa
  • Lokacioni GPS
  • RFID tags
  • kekët në uebfaqe
  • numri i telefonit
  • fotografia
  • videot e individëve
  • Nr. personal
  • të dhënat biometrike (gjurmë të gishtave, irisi)
  • të dhënat gjenetike
  • të dhënat për arsimin dhe përgatitjen profesionale
  • të dhënat për rrogën
  • të dhënat për kreditë
  • të dhënat për llogaritë në banka
  • të dhënat për shëndetin
  • orientimi seksual
  • zëri
  • ... dhe shumë të dhëna të tjera që lidhen me individë identiteti i të cilëve vërtetohet apo mund të vërtetohet.

Nëse në fotografinë tuaj shfaqet qartë një person, për ta publikuar atë fotografi dhe për t'u siguruar se nuk do të keni probleme, duhet të keni pëlqimin e atij personi.

Cilat ligje rregullojnë shkrepjen dhe publikimin e fotografive

Përveç GDPR-së, ekzistojnë disa ligje të cilat e rregulojnë këtë fushë, varësisht nga zgjidhjet ligjore të shtetit të caktuar. Këtu mund të hyjnë:

  • Ligjet për mbrojtjen e të dhënave (personale),
  • Ligjet për media,
  • Kodet penale – nëse bëhet fjalë për shkrepjen e paautorizuar të fotografive.

Pavarësisht faktit se një shtet nuk është anëtar i BE-së, detyrimet e respektimit të Direktivës së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave ekzistojnë. Legjislacionet e vendeve në rajon në periudhën e shkuar janë harmonizuar me GDPR-në. Kështu, në legjislacionet vendore kemi dispozita shumë të ngjashme kur flasim për publikimin e fotografive dhe mbrojtjen e të dhënave personale, apo janë në përgatitje e sipër për t'u harmonizuar me GDPR-në.

Si të harmonizoni fotografitë me GDPR-në

Përshtatja e fotografive dhe fotografimit me kërkesat e GDPR-së dhe mbrojtja e vetes, mediave dhe të drejtave të qytetarëve është e ndërlikuar, sikurse edhe vetë dispozitat.
Zgjidhje të thjeshtë nuk ka.
Kjo dëshmohet edhe nga qasja e veçantë e mediave të caktuara ku lexuesit nga BE-ja janë tërësisht të bllokuar, sepse kështu është më lirë. Apo sikur The Washington Post – ka abonime të veçanta për shtetas të BE-së me ç'rast kufizohet matja, marrja dhe përpunimi i çfarëdo të dhënash nga qytetarët e Bashkimit Evropian.

 

Washington Post EU Subscription
Washingto Post EU Subscription

Nëse bllokimi nuk është zgjidhje, mediumi prapëseprapë mund të bëjë diçka:

Publikoni ato fotografi në të cilat njerëzit nuk shfaqen në gro plan

Fotografimi nga distanca, mundësisht nëse pjesëmarrësit janë të kthyer me shpinë, i siguron medias të gjitha kushtet për publikim. Problemi në rastet e këtilla është fakti se këto fotografi nuk i ndihmojnë fort cilësisë së informatës. Sepse një numër i madh njerëzit me shpinë të kthyer nga kamera nuk i ndihmojnë autenticitetit të ngjarjeve as vendit nga është bërë shkrepja.

Personat e caktuar mund të mjegullohen duke përdorë vegla softuerike për përpunimin e fotografive.

Kjo është zgjidhje e mirë kur publikoni fotografi të fëmijëve që gjenden në mjedise të caktuara që i japin kontekst stories, edhe nëse nuk u shihet fytyra. Por, nëse vendosni ta mjegulloni gjysmën e fotografisë së shkrepur në një konferencë, lind pyetja se çfarë efekti do të fitoni me atë fotografi.

Kërkoni pëlqimin e personave që shfaqen në fotografi në gro plan.

Rekomandohet të kërkoni pëlqimin e personit nëse vendosni të shkrepni fotografinë nga afër.
Rekomandimi tjetër është t'ia tregoni fotografinë personit. Shtrohet pyetja: si të realizohet kjo në praktikë nëse sot keni tri ngjarje në adresa të ndryshme, nëse duhet të prisni fundit e ngjarjeve për t'iu afruar personit dhe për ta lutur të nënshkruajë pëlqimin.
Pyetja më e madhe është: si të organizoni fotografi në një redaksi që ka me mijëra fotografi e pëlqime e dëshmi të arkivuara lidhur me përdorimin e atyre fotografive në lokacione të ndryshme (në uebfaqe, rrjete sociale, buletine).
GDPR-ja, sipas fjalëve të shumë personave që ndikohen nga aktivitetet afariste, është plot me dispozita dhe kërkesa kundërthënëse. Po ashtu, ajo nuk ofron zgjidhje për kërkesat dhe problemet konkrete me të cilat përballen njerëzit. Po kështu, ekziston detyrimi i respektimit të ligjit, por për shkak të paqartësive zbatimi i tij ua ka vështirësuar atyre që mund të ndikohen nga pasojat e mosrespektimit të ligjit.

Çka do të thotë GDPR-ja për mediat?

Më shumë kujdes, më shumë punë, më shumë edukim në redaksi.
Por mund të nënkuptojë edhe mundësinë për rritjen e besimit të publikut.
Në rekomandimet e tij për gazetarët, Jon Baines, këshilltar për mbrojtjen e të dhënave në kompaninë ligjore Mishcon de Reya të Londrës, tha: GDPR-ja është mundësi për t'u spikatur nga masa ata që e kuptojnë atë – shfrytëzoni këtë mundësi".

Ocijenite kvalitet članka