Gazetaret dhe gazetaria: Sfidat e sotme të barazisë gjinore dhe qasja transformuese gjinore si përgjigje

29.03.2024. / 13:15

Megjithëse janë bërë disa përparime në fushën e barazisë së grave në media, gazetaret vazhdojnë të hasin pengesa në punën e tyre të përditshme, duke përfshirë mungesën e mundësive për avancim, dallimet në paga, mungesën e njohjes së kontributeve të tyre dhe stereotipet që i margjinalizojnë ato. Dhuna online po bëhet problem gjithnjë e më serioz për gazetaret, që shpesh përfshin ngacmimin online, kërcënime dhe sulme ndaj profesionalizmit dhe integritetit të tyre.

Ky problem po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje të merituar, por përballja me pasojat dhe parandalimi i ndikimit negativ në jetën e gazetareve mbetet sfidë me të cilën tek së fundmi kanë filluar të merren shumë organizata mediale.

Më shumë rreth kësaj teme lexoni në tekstin

Pasojat e dhunës online në shëndetin mendor të gazetarev

 

Patriarkati është i rrënjosur thellë në të gjitha sferat e jetës, dhe as gazetaria nuk bën përjashtim. Problemet me të cilat përballen gratë, nga ngacmimi, prania e stereotipeve, objektivizimi, dhuna, diskriminimi, pozita e pabarabartë, pengojnë përparimin e tyre dhe i vendosin ato në një pozitë ku duhet të të përpiqen dyfish apo shumëfish dhe ta tregojnë veten që të njihen.

 

Situata me gratë në pozita udhëheqëse në media është ende prapa pritshmërive. Megjithëse po rritet ndërgjegjësimi për nevojën për më shumë gra në pozita vendimmarrëse, numri i grave në pozita të larta në media mbetet relativisht i ulët.

 

hulumtimin e Institutit Reuters të vitit 2022, u analizua struktura gjinore e kryeredaktorëve në një mostër prej 240 mediave kryesore online dhe offline në 12 tregje të ndryshme në pesë kontinente.

 

"Vetëm 21% e 179 kryeredaktorëve në 240 brende mediale janë gra. Mesatarisht, gazetaret përbëjnë 40% në 12 tregje. Vitin e kaluar, kjo shifër ishte 22% në të njëjtat tregje" - thuhet në hulumtim.

 

Sfidat pasqyrohen edhe te pengesat me të cilat përballen gratë që drejtojnë biznese.

 

Aktiviteti USAID CATALYZE Engines of Growth (EoG) në Ballkanin Perëndimor rishtazi nisi ngjarjet rajonale për të diskutuar për pengesat me të cilat përballen bizneset në pronësi të grave në gjetjen dhe qasjen e një zgjidhjeje të përshtatshme financimi për biznesin e tyre.

 

“Në Ballkanin Perëndimor, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 99 për qind të ndërmarrjeve në gjashtë ekonomi (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi). Për të ruajtur dhe zhvilluar biznesin e tyre, NVM-të kanë nevojë për qasje në kapital. Megjithatë, shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në pronësi, të udhëhequra dhe të menaxhuara nga gratë nuk kanë informata dhe qasjen e nevojshme në financim, duke rezultuar në potenciale të pashfrytëzuara për rritjen ekonomike të vendit", u theksua në këto ngjarje.

 

Më shumë rreth dukshmërisë së pabarazisë së grave në media dhe në pozitat drejtuese lexoni në artikujt:

Pabarazia mes grave dhe burrave në profesionin e gazetarisë është e dukshme

Gratë në pozita udhëheqëse dhe në strukturën pronësore të mediav

 

 

 

Megjithatë, ka shembuj dhe zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor. Kur bëhet fjalë për 16 partnerët kryesorë medialë të BMAP FORWARD, situata është shumë më e mirë.

 

sda

 

Përgjigjja ndaj pabarazisë dhe stereotipizimit të grave në media

 

Si përgjigje ndaj këtyre sfidave, mediat duhet ta përvetësojnë qasjen transformuese gjinore. Ky koncept pranon se stereotipet gjinore, pabarazia dhe diskriminimi janë të rrënjosura në strukturën e mediave dhe në shoqëri dhe se nevojitet veprim sistematik për të ndryshuar këtë situatë.

 

Shpesh, struktura e brendshme organizative është vendi që pasqyron më së miri pabarazinë gjinore përmes pozitave të pushtetit dhe vendimmarrësve. Mundësitë e pabarabarta pasqyrohen në të gjitha aspektet e veprimtarisë, shpesh duke i lënë gratë në sfond.

 

Qasja transformuese gjinore në media nënkupton ndryshim në mënyrën se si funksionon media, si përfaqësohen gratë në media dhe si përdoret hapësira mediale për të promovuar barazinë gjinore.

 

Konkretisht, kjo mund të përfshijë ndryshimin e politikave të punësimit që promovojnë diversitetin, sigurimin e pagës së barabartë për punë të barabartë, fuqizimin e grave për të marrë pozita udhëheqëse, fuqizimin e gazetareve për të raportuar për tema të ndryshme dhe promovimin e imazheve pozitive dhe gjithëpërfshirëse të grave në media.

 

Qasja transformuese gjinore në media kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve, përfshirë gazetarët, redaktorët, menaxherët, politikëbërësit, por edhe audiencën. Vetëm përmes përpjekjes së përbashkët mund të kemi një mjedis medial më të drejtë dhe më të ekuilibruar që pasqyron realitetin dhe nevojat e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.

 

 

Më shumë rreth kësaj qasjeje lexoni në publikimin Komunikimi transformues gjinor në media: Rruga drejt përfshirjes dhe barazisë. Publikimi mund të gjendet në BHSCG dhe anglisht.

 

 

E pas leximit të publikimit, testoni njohuritë tuaja rreth kësaj teme përmes një kuizi të shkurtër të njohurive.

 

Vlerësoni cilësinë e artikullit